“Kapitulli 3: Engjëlli Moroni dhe Fletët e Arta: 1823–1827,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 13–16 “Kapitulli 3,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 13–16 Kapitulli 3 Engjëlli Moroni dhe Fletët e Arta (1823–1827) Tre vjet kaluan pas vegimit të parë të Jozefit. Ai ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Pyeste veten se çfarë donte Perëndia që të bënte ai. Një natë Jozefi u lut. Ai kishte besim që Perëndia do t’i thoshte atij çfarë të bënte. Historia e Jozef Smithit 1:27, 29 Jozefi pa një dritë të shkëlqyer në dhomën e tij. Një engjëll po qëndronte në dritë. Fytyra e engjëllit ishte shumë e shkëlqyer. Ai kishte veshur një mantel të bukur të bardhë. Historia e Jozef Smithit 1:30–32 Engjëlli tha që emri i tij ishte Moroni. Perëndia e dërgoi atë të flasë me Jozefin. Moroni tha që Perëndia kishte një punë për ta bërë Jozefi. Historia e Jozef Smithit 1:33 Engjëll Moroni i tregoi Jozefit rreth një libri. Libri ishte rreth njerëzve në Amerikë kohë më parë. Jezu Krishti erdhi te këta njerëz. Ai u mësoi atyre ungjillin e tij. Historia e Jozef Smithit 1:34 Moroni tha që libri ishte shkruar në faqe të arta. Faqet e arta quheshin fletë. Libri ishte shkruar në një gjuhë që është e panjohur për ne sot. Perëndia donte që Jozefi të përkthente librin. Jozefi do ta përkthente atë në gjuhën angleze. Historia e Jozef Smithit 1:34–35 Engjëlli Moroni tha që fletët ishin fshehur në një kodër pranë shtëpisë së Jozefit. Ato ishin varrosur në tokë. Moroni tha që dy gurë ishin fshehur me fletët e arta. Gurët quheshin Urimi dhe Thumimi. Gurët do ta ndihmonin Jozefin të përkthente librin. Historia e Jozef Smithit 1:34–35, 42, 51 Moroni i tregoi Jozefit për Elian. Elia ishte një profet i madh që jetoi kohë më parë. Elia kishte priftërinë. Historia e Elias është në Dhjatën e Vjetër. Moroni tha që Elia do të vijë prapë në tokë. Elia do t’u thotë njerëzve të mësojnë rreth paraardhësve të tyre. Paraardhësit janë pjesëtarë të familjes sonë që jetuan para nesh. Historia e Jozef Smithit 1:38–39; DeB 2:1–2 Moroni i tregoi Jozefit rreth priftërisë. Priftëria është fuqia e Perëndisë. Moroni tha që Elia do të sillte fuqinë e priftërisë në tokë. Fuqia e priftërisë do të ndihmojë familjet e drejta. Ato mund të vuloseshin. Ato mund të jetonin së bashku përgjithmonë. Moroni u largua. Historia e Jozef Smithit 1:38–39, 40; DeB 2:1–2 Engjëlli Moroni erdhi përsëri dy herë të tjera atë natë. Ai i tha Jozefit shumë gjëra çdo herë. Ai u largua në mëngjes. Jozefi u çua dhe shkoi të punonte me atin e tij në fermë. Historia e Jozef Smithit 1:43–49 Jozefi ishte shumë i lodhur që të mund të punonte. Ai ra përtokë. Ndërsa ishte i shtrirë përtokë, Moroni erdhi përsëri. Jozefi i tha të atit gjërat që Moroni i mësoi atij. Babai i Jozefit e besoi atë. Ai e dinte që Perëndia kishte dërguar Moronin. Ai i tha Jozefit t’i bindej Moronit. Historia e Jozef Smithit 1:48, 50 Jozefi shkoi të gjente fletët e arta. Ai shkoi në kodrën pranë shtëpisë së tij. Ishte kodra Kumora. Fletët e arta ishin atje. Ato ishin të futura nën një shkëmb të madh. Ato ishin në një kuti guri. Urimi dhe Thumimi ishin gjithashtu në kuti. Historia e Jozef Smithit 1:51–52 Engjëlli Moroni erdhi te Jozefi. Ai nuk e la Jozefin të merrte fletët e arta në shtëpi. Ai i tha Jozefit të vinte në kodër në të njëjtën ditë për katër vjet. Historia e Jozef Smithit 1:53 Jozefi iu bind Moronit. Ai shkoi në kodrën Kumora çdo vit. Moroni e mësoi atë atje. Moroni i tregoi Jozefit rreth Kishës së vërtetë të Jezu Krishtit. Jezusi do të fillonte Kishën e tij në tokë përsëri. Historia e Jozef Smithit 1:54 Më 1827, Moroni i dha fletët e arta Jozefit. Jozefi priti katër vjet për të marrë fletët. Moroni i tha Jozefit të kujdesej shumë për fletët. Historia e Jozef Smithit 1:59 Jozefi i mori fletët e arta në shtëpi. Ai donte të kujdesej për to. Njerëz të liq u përpoqën t’i vidhnin ato. Jozefi i fshehu fletët e arta aty ku njerëzit e liq nuk mund t’i gjenin ato. Perëndia e ndihmoi Jozefin t’i ruante fletët e arta. Historia e Jozef Smithit 1:60