“Kapitulli 11: Më Shumë Njerëz Bashkohen me Kishën: prill–qershor 1830,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 46–47 “Kapitulli 11,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 46–47 Kapitulli 11 Më Shumë Njerëz Bashkohen me Kishën (prill–qershor 1830) Shumë javë kaluan. Në Kishë kishte njëzet e shtatë anëtarë. Ata nuk banonin në të njëjtin qytet. Jozef Smithi u kërkoi atyre të vinin në një konferencë. Një konferencë është një mbledhje e veçantë për të gjithë shenjtorët. Shenjtorët janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit. Shenjtorët morën sakramentin në konferencë. Disa burra u shuguruan në priftëri. Fryma e Shenjtë i bekoi shenjtorët. Ata ishin shumë të lumtur. Disa njerëz të tjerë ishin në konferencë. Ata nuk ishin anëtarë të Kishës. Ata mësuan rreth ungjillit në konferencë. Ata donin të bashkoheshin me Kishën. Ata u pagëzuan. Pas konferencës, Jozef Smithi shkoi në një qytet tjetër. Disa njerëz të mirë atje donin të pagëzoheshin. Jozefi tha që ata mund të pagëzoheshin në një përrua. Njerëzit ndërtuan një pengesë të vogël në përrua. Ata krijuan një vend të mirë për t’u pagëzuar. Natën, disa njerëz të liq e shkatërruan pengesën. Njerëzit e mirë e ndërtuan përsëri pengesën. Atëherë Oliver Kaudëri filloi t’i pagëzonte ata. Shpejt një turmë erdhi. Turma është një grumbullim burrash, njerëzish të liq. Turma u tha gjëra të këqija njerëzve të mirë. Turma u përpoq t’u bënte keq atyre. Por Zoti i ruajti njerëzit e mirë. Satani donte që turma të shkaktonte shqetësime për Kishën e Jezu Krishtit. Njerëzit e liq thanë gënjeshtra për Jozef Smithin. Ata thanë që ai bënte gjëra të këqija. Jozefin e futën në burg. Njerëzit e këqinj u përpoqën t’i bënin keq Jozefit. Ata e pështynë. Ata nuk donin t’i jepnin ushqim. Disa prej tyre thanë gënjeshtra rreth Jozefit. Por njerëzit e mirë thanë të vërtetën rreth Jozefit. Ata thanë që ai ishte një njeri i drejtë. Së fundi Jozefin e lejuan të dilte nga burgu.