Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 15: Një Mision te Lamanitët: shtator 1830


“Kapitulli 15: Një Mision te Lamanitët: shtator 1830,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 58–60

“Kapitulli 15,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 58–60

Kapitulli 15

Një Mision te Lamanitët

(shtator 1830)

Oliver Cowdery

Jezusi donte që më shumë njerëz të dëgjonin rreth ungjillit. Ai donte që disa nga shenjtorët të shkonin në misione. Ai i tha Oliverit Kaudërit të shkonte në mision tek indianët.

Jesus speaking to Nephite

Indianët quhen lamanitë në Librin e Mormonit. Jezusi donte që lamanitët të lexonin Librin e Mormonit. Ai u kishte premtuar shumë profetëve që lamanitët do të kishin Librin e Mormonit. Tani ishte koha për të mbajtur premtimin.

Jesus speaking to Lamanites

Libri i Mormonit do t’u tregonte lamanitëve rreth paraardhësve të tyre që jetuan dy mijë vjet më parë. Do t’u tregonte lamanitëve premtimet që Jezusi u bëri atyre. Do t’i ndihmonte ata të besonin te Jezusi dhe ungjilli. Do t’i mësonte ata të pendoheshin dhe të pagëzoheshin.

men of the Church

Burra të tjerë donin të shkonin me Oliver Kaudërin. Ata donin t u predikonin ungjillin lamanitëve. Ata donin t’u jepnin lamanitëve Librin e Mormonit. Zoti tha që tre nga burrat mund të shkonin.

missionaries teaching Native Americans

Së pari misionarët shkuan te disa indianë në Nju Jork. Ata gjetën vetëm pak indianë që mund të lexonin. Misionarët u dhanë atyre Librin e Mormonit.

missionaries greeting Native Americans

Atëherë misionarët shkuan t’u predikonin disa indianëve në Ohajo. Indianët ishin të lumtur të dëgjonin rreth Librit të Mormonit. Ata ishin të lumtur të dinin rreth paraardhësve të tyre.

missionaries leaving on horseback

Misionarët u larguan nga Ohajo. Ata shkuan në një qytet të quajtur Indipendensë, në kontenë Xhekson, në Misuri. Në Misuri kishte shumë indianë.

Native Americans reading from Book of Mormon

Misionarët u predikuan atyre ungjillin. Ata u dhanë indianëve Librin e Mormonit. Kjo i gëzoi indianët shumë. Ata falënderuan misionarët për Librin e Mormonit.

people telling missionaries to stay away

Njerëz të tjerë në Misuri nuk e besuan ungjillin. Ata nuk e besuan Librin e Mormonit. Ata u thanë misionarëve të qëndronin larg indianëve.

missionaries leaving Missouri

Njerëzit thanë që ushtarët do t’i përzinin misionarët në se ata nuk iknin vetë. Misionarët u trishtuan nga ky lajm. Ata shkuan t’u mësojnë ungjillin njerëzve të tjerë në Misuri.

Parley P. Pratt speaking to Joseph

Një nga misionarët quhej Parli P. Prat. Ai u kthye në Kirtland për t’i thënë Jozefit çfarë kishin bërë ata. Parli tha që ata patën një mision të mirë. Ata u kishin mësuar ungjillin shumë njerëzve.