“Kapitulli 16: Jozef Smithi dhe Sidni Rigdon Mësojnë rreth Sionit: 1830,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 61–63 “Kapitulli 16,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 61–63 Kapitulli 16 Jozef Smithi dhe Sidni Rigdon Mësojnë rreth Sionit (1830) Ndërsa Oliver Kaudëri dhe miqtë e tij ishin në misionet e tyre, ata ndaluan pranë Kirtlandit, në Ohajo. Ata takuan një burrë të quajtur Sidni Rigdon. Ai ishte drejtues në një kishë tjetër. Misionarët i dhanë Sidnit Librin e Mormonit. Ata i mësuan ungjillin, Sidni Rigdon lexoi Librin e Mormonit. Ai u lut për të. Ati Qiellor i tha se ungjilli ishte i vërtetë. Sidni Rigdon u pagëzua. Sidni Rigdon u tha anëtarëve të kishës së tij të dëgjonin misionarët. Shumë prej tyre u pagëzuan. Shpejt një mijë njerëz u pagëzuan në Kirtland. Sidni Rigdon donte të takonte Jozef Smithin. Ai shkoi në Nju Jork për të vizituar profetin. Jezusi i dha Jozef Smithit një zbulesë për Sidni Rigdon. Jezusi tha që Sidni Rigdon do të bënte gjëra të rëndësishme. Ai do t’u mësonte ungjillin shumë njerëzve. Ai do t’i pagëzonte ata dhe do t’u jepte dhuratën e Frymës së Shenjtë. DeB 35:4–6 Jezusi u tha Jozefit dhe Sidnit se disa pjesë të Biblës ishin ndryshuar shumë vite më parë. Disa histori të rëndësishme nuk ishin më në Bibël. Jezusi do t’i thoshte Jozef Smithit historitë që nuk ishin në Bibël. Sidni Rigdon duhej t’i shkruante ato. DeB 35:20 Një nga historitë e treguara ishte rreth Enokut. Enoku ishte një profet i madh. Ai i mësoi njerëzit e tij të ishin shumë të drejtë. Zoti i quajti njerëzit e drejtë të Enokut Sion. Njerëzit e Enokut ndërtuan një qytet. Ata e quajtën qytetin Sion. Në Sion, njerëzit e donin njëri-tjetrin. Asnjë nuk ishte i varfër ose i trishtuar. Moisiu 7:18–19 Çdo njeri në Sion u bindej urdhërimeve të Atit Qiellor. Njerëzit ishin kaq të drejtë sa që Jezusi erdhi dhe banoi me ta. Pastaj Perëndia e mori popullin e Sionit në qiell për të jetuar me të. Moisiu 7:69 Jezusi i tha Jozef Smithit t’i mësonte njerëzit e tij të ishin të drejtë. Ata duhej të përpiqeshin për të ndërtuar një qytet tjetër të quajtur Sion. Qyteti do të ishte shumë i bukur. Çdo njeri atje do ta donte Atin Qiellor. Të gjithë njerëzit do të donin njëri-tjetrin. Çdo njeri në Sion do të ishte shumë i lumtur. Jezusi do të vinte dhe do të jetonte me ta. DeB 45:64–71