Dhiata e Vjetër 2022
Një Model për Mësimdhënien


“Një Model për Mësimdhënien”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“Një Model për Mësimdhënien”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022

fëmijë në një klasë në kishë

Një Model për Mësimdhënien

Në këtë burim, ju do të gjeni modelin vijues prej tre hapash të përsëritur në secilin përvijim të mësimit: ftojini të tregojnë, jepeni mësim doktrinën dhe nxiteni të mësuarit në shtëpi. Në shumë raste, teksa jepni mësim, elementet e këtij modeli mund të mbivendosen ose të ndodhin në një rend të ndryshëm. Për shembull, merrni parasysh që të treguarit është një mundësi për të dhënë mësim doktrinën dhe mësimdhënia e doktrinës duhet të përfshijë ftesa për të treguar. Po ashtu, nxitja e të mësuarit në shtëpi mund të ndodhë gjatë gjithë kohës që diskutohet në orën mësimore. Lejoni që përshtatjet në këtë model të ndodhin natyrshëm, duke ndjekur nxitjet e Shpirtit që të plotësohen nevojat e fëmijëve të cilëve u jepni mësim.

Ftojini të Tregojnë

Si pjesë e çdo ore mësimore, ftojini fëmijët të shprehin ndjenjat, idetë e tyre ose të tregojnë përvojat e tyre rreth parimeve që po jepni mësim. Komentet e tyre mund të përfshijnë përvoja që i kanë pasur gjatë të mësuarit në shtëpi. Ju gjithashtu mund të shqyrtoni atë që ata e mësuan javën e mëparshme, dhe pyetini se si ajo ka ndikuar në jetën e tyre.

Jepeni Mësim Doktrinën

Manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë ta kuptoni më mirë doktrinën që do t’u jepni mësim fëmijëve. Merrni parasysh se cilat vargje të shkrimeve të shenjta, citime, përvoja, pyetje dhe burime të tjera mund t’i tregoni për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë parime të ungjillit dhe të veprojnë sipas atyre që mësojnë. Ndihmojini të dallojnë ndikimin e Frymës së Shenjtë kur Ai dëshmon për të vërtetën. Kërkoni mënyra krijuese dhe frymëzuese që t’i ndihmoni ata të jenë të emocionuar rreth asaj që po mësojnë.

Për ide rreth mënyrës se si ta përdorni muzikën për të dhënë mësim doktrinën, shihni pjesët “Përdorimi i Muzikës për të Dhënë Mësim Doktrinën” dhe “Të Ndihmuarit e Fëmijëve që të Mësojnë e Mbajnë Mend Këngë të Fillores dhe Himne” në “Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin Muzikor të Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit” në fund të këtij manuali.

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ngaqë shtëpia është qendra e të mësuarit të ungjillit, një nga synimet tuaja si mësues/e i/e Fillores është ta nxitni të mësuarit në shtëpi. Si mund t’i ndihmoni fëmijët t’ua tregojnë familjeve të tyre atë që mësuan në orën mësimore? Si mund t’i nxitni fëmijët dhe prindërit e tyre që të vazhdojnë të mësojnë nga Dhiata e Vjetër në shtëpi?

Për ide rreth mënyrës se si ta përdorni muzikën për të dhënë mësim doktrinën, shihni pjesët “Përdorimi i Muzikës për të Dhënë Mësim Doktrinën” dhe “Të Ndihmuarit e Fëmijëve që të Mësojnë e Mbajnë Mend Këngë të Fillores dhe Himne” në “Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin Muzikor të Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit” në fund të këtij manuali.