“Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022
Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve
Këto burime mund të gjenden në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te faqja ChurchofJesusChrist.org.
Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet
Ju mund t’i përshtatni veprimtaritë nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet për përdorim në klasën tuaj të Fillores. Mos u shqetësoni nëse fëmijët i kanë bërë këto veprimtari tashmë me familjet e tyre në shtëpi; përsëritja i ndihmon fëmijët të mësojnë. Fëmijët mund të dëshirojnë t’ju tregojnë se si i bënë veprimtaritë me familjet e tyre dhe atë që mësuan.
Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmjëve
Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç përdorimit të varianteve të shtypura në letër të Himneve dhe Librit të Këngëve të Fëmijëve, ju mund të gjeni regjistrime zanore dhe pamore të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programet kompjuterike Sacred Music [Muzika e Shenjtë] dhe Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin].
Për ide, shihni pjesët “Përdorimi i Muzikës për të Dhënë Mësim Doktrinën” dhe “Të Ndihmuarit e Fëmijëve që të Mësojnë e Mbajnë Mend Këngë të Fillores dhe Himne” në “Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin Muzikor të Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit” në këtë burim.
Vini Re të Vegjlit Tuaj
Shumica e temave të trajtuara te Behold Your Little Ones: Nursery Manual [Vini Re të Vegjlit Tuaj: Manuali i Çerdhes] janë të ngjashme me ato që do t’i jepni mësim në Fillore. Veçanërisht nëse u jepni mësim fëmijëve më të vegjël, merreni parasysh të kërkoni në manualin e çerdhes këngë, tregime, veprimtari dhe punime dore shtesë.
Revista Miku
Revista Miku mundëson tregime dhe veprimtari të cilat mund t’u shtojnë përmbajtje parimeve që po i jepni mësim nga Eja, Më Ndiq – Për Filloren.
Tregime nga Dhiata e Vjetër
Tregime nga Dhiata e Vjetër mund t’i ndihmojë fëmijët t’i mësojnë doktrinën dhe tregimet që gjenden në Dhiatën e Vjetër. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale filmike të këtyre historive në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te MediaLibrary.ChurchofJesusChrist.org.
Libër për Ngjyrosje me Histori nga Shkrimet e Shenjta – Dhiata e Vjetër
Ky burim përmban faqe veprimtarie argëtuese për ngjyrosje të hartuara për ta rritur të mësuarit e fëmijëve nga Dhiata e Vjetër.
Materiale Filmike dhe Artistike
Veprat e artit, materialet filmike dhe materiale të tjera mund t’i ndihmojnë ata të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë doktrinën dhe të përfytyrojnë historitë që lidhen me shkrimet e shenjta. Shkoni te Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] te MediaLibrary.ChurchofJesusChrist.org për të shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e materialeve mediatike. Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] është gjithashtu në dispozicion si program për telefona celularë. Shumë figura që mund t’i përdorni në klasë, gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit.
Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit
Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit dhe t’i vini në jetë ato. Këto parime diskutohen dhe ushtrohen në mbledhjet e këshillit të mësuesve.