Doktrina e Besëlidhje 2021
6–12 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 98–101: “Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi”


“6–12 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 98–101: ‘Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“6–12 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 98–101”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

shenjtorë duke u larguar me vrap prej turmës

C. C. A. Christensen (1831–1912), Shenjtorët Dëbohen nga Konteja Xhekson në Misuri, rreth 1878, bojë tempera në kanavacë muslinë, 196 x 287 centimetra. Muzeu i Artit në Universitetin “Brigam Jang”, dhuratë nga nipërit dhe mbesat e C.C.A. Christensen‑it, 1970

6–12 Shtator

Doktrina e Besëlidhje 98–101

“Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi”

Çfarë lloj sfidash ose sprovash përjetojnë anëtarët e klasës suaj? Cilat fjalë të këshillës dhe ngushëllimit te Doktrina e Besëlidhje 98–101 mund t’i ndihmojnë ata?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë diçka që e mësuan nga Doktrina e Besëlidhje 98–101, që i ndihmoi me një sprovë ose sfidë me të cilën po përballeshin.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 98:1–3, 11–16, 23–30, 37; 101:2–5, 9–16

Sprovat tona mund të veprojnë së bashku për të mirën tonë.

  • Përndjekja ose kundërshtimi me të cilin ndeshemi sot, mund të jetë i ndryshëm nga ai që u ndeshën shenjtorët në Misuri në vitin 1833, por këshilla e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 98 ende gjen zbatim. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të mësojnë nga kjo këshillë, merreni parasysh të shkruani pyetje si ato që vijojnë në tabelë: Në çfarë mënyrash dëshiron Zoti që shenjtorët e Tij ta shohin kundërshtimin? Si dëshiron Zoti që ne t’i përgjigjemi përndjekjes? Anëtarët e klasës mund të punojnë në grupe të vogla për të gjetur përgjigje te Doktrina e Besëlidhje 98:1–3, 11–16, 23–30 dhe më pas të diskutojnë se çfarë mësojnë. Çfarë të vërtetash gjejmë që mund të na ndihmojnë për të qenë dishepuj më të mirë të Jezu Krishtit? Thëniet te pjesa “Burime Shtesë” mund t’i shtojnë ide këtij diskutimi.

  • Në kohë përndjekjeje ose sprovash, mund të ndihmojë ky mesazh nga seksionet 98101: Zoti do të na ndihmojë nëse jemi të gatshëm t’i mirëbesojmë Atij. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta gjejnë këtë mesazh, ju mund ta shkruani listën vijuese të vargjeve në tabelë dhe t’i ftoni anëtarët e klasës që të zgjedhin disa vargje për t’i lexuar: Doktrina e Besëlidhje 98:1–3, 11–12, 37; 101:2–5, 9–16. Kërkojuni të tregojnë atë që gjejnë, e cila i nxit të mirëbesojnë te Zoti. Çfarë na mësojnë këto vargje rreth mënyrës se si ta vendosim mirëbesimin tonë te Zoti? (Shih edhe Linda S. Rivs, “Kërkoni Bekimet e Besëlidhjeve Tuaja”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 118–120.)

Doktrina e Besëlidhje 101:1–8, 43–62

Ndjekja e këshillës së Perëndisë na ndihmon për të na mbajtur të sigurt.

  • Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës të dallojnë sigurinë që vjen kur ne i “bind[emi] zërit të Zotit”? (Vargu 7). Ndoshta ju mund t’i ftoni disa anëtarë të klasës që ta interpretojnë me gjeste shëmbëlltyrën te Doktrina e Besëlidhje 101:43–62 ndërkohë që një anëtar tjetër i klasës e lexon me zë të lartë. Ata mund të diskutojnë më pas pyetje si këto: Çfarë mund të përfaqësojnë elementët e ndryshëm të shëmbëlltyrës? Cili ishte shkaku që shërbëtorët e humbën vreshtin? Çfarë mësimesh mësojmë nga veprimet e shërbëtorëve? Çfarë mësojmë rreth Zotit nga veprimet e njeriut fisnik? Mund të jetë gjithashtu e dobishme t’i krahasojmë vargjet 1–8 me vargjet 47–51 dhe të diskutojmë se si mund të jemi “besnik[ë] dhe [të] urtë” në përpjekjet tona për ta ndërtuar Sionin në jetën tonë individuale, në shtëpitë tona dhe si Kishë.

    Jezu Krishti

    Detaj nga Krishti dhe i Riu Pasanik, nga Heinrich Hofmann

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Të duhet kurajë e krishterë që të kthesh faqen tjetër kur të qëllojnë.

Plaku Robert D. Hejls na mësoi:

“Disa njerëz gabimisht mendojnë se përgjigje të tilla si heshtja, urtësia, falja dhe dhënia e një dëshmie të përulur janë të nënshtruara ose të dobëta. Por, të ‘[duam] armiqtë [tanë], [të bekojmë] ata që [na] mallkojnë, [t’u bëjmë] mirë atyre që [na] urrejnë dhe [të lutemi] për ata që [na] keqtrajtojnë dhe [na] përndjekin’ (Mateu 5:44) kërkon besim, forcë dhe mbi të gjitha kurajë të krishterë. …

Kur ne nuk hakmerremi – kur ne kthejmë faqen tjetër dhe u rezistojmë ndjenjave të inatit – ne gjithashtu qëndrojmë me Shpëtimtarin. Ne tregojmë dashurinë e Tij, që është e vetmja forcë që mund të nënshtrojë kundërshtarin dhe t’u përgjigjet akuzuesve tanë pa iu kthyer atyre me akuza. Kjo nuk është dobësi. Kjo është kuraja e krishterë” (“Kuraja e Krishterë: Çmimi i Qenies Dishepull”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 72).

Të falësh nuk do të thotë ta lësh një gabim të kalojë.

Plaku Kevin R. Dankan tha: “Vëllezër dhe motra, ju lutem mos më keqkuptoni. Të falësh nuk do të thotë ta lësh një gabim të kalojë. Ne nuk e arsyetojmë sjelljen e keqe ose të lejojmë të tjerë të na keqtrajtojnë për shkak të luftërave, dhimbjeve apo dobësive të tyre. Por ne mund të fitojmë kuptim dhe paqe më të madhe kur shohim me një këndvështrim më të gjerë. … Falja është një parim i lavdishëm shërues. Ne nuk ka pse të jemi dy herë viktimë. Ne mund të falim” (“Vajosja Shëruese e Faljes”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 35).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përfshijini ata që po hasin vështirësi. Nganjëherë anëtarët e klasës që po hasin vështirësi, thjesht kanë nevojë të përfshihen me qëllim që të ndiejnë se të tjerët i duan. Merreni parasysh t’u kërkoni atyre që të pranojnë një detyrë për një mësim të ardhshëm, t’i ftoni në klasë ose të siguroheni që kanë një mënyrë se si të vijnë në kishë. Mos hiqni dorë nëse nuk iu përgjigjen përpjekjeve tuaja që në fillim (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 8–9).