Doktrina e Besëlidhje 2021
20–26 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 106–108: “T’i Bëjë Qiejt të Hapen”


“20–26 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 106–108: ‘T’i Bëjë Qiejt të Hapen’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“20–26 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 106–108”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

diell që ndriçon përmes reve

20–26 Shtator

Doktrina e Besëlidhje 106–108

“T’i Bëjë Qiejt të Hapen”

Ndërsa studioni te Doktrina e Besëlidhje 106–108, merrini parasysh përvojat shpirtërore që mund të kenë anëtarët e klasës suaj ndërkohë që i studiojnë këto seksione. Teksa përgatiteni për të dhënë mësim, mund të jetë e dobishme të zbuloni se çfarë gjetën të dobishme përpara se të takoheni së bashku.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë një varg nga këto seksione që na mëson një parim, i cili mund ta forcojë dikë për shërbimin e tyre në Kishë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 106108

Zoti i udhëzon, i nxit dhe i përkrah ata që Ai i thirret për të shërbyer.

  • Ndërkohë që anëtarët e klasës studiuan seksionet te Doktrina e Besëlidhje 106 dhe 108 këtë javë, ata mund të kenë gjetur fraza që mund t’i ndihmojnë njerëzit që po shërbejnë në thirrjet e Kishës (shih përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Merreni parasysh t’u jepni anëtarëve të klasës kohë për të shkruar në tabelë fraza që i gjetën në këto seksione dhe t’u kërkoni atyre të tregojnë idetë e tyre. Çfarë përvojash kanë pasur që lidhen me këto fraza ose i ilustrojnë ato?

Doktrina e Besëlidhje 107

Zoti e udhëheq Kishën e Tij nëpërmjet autoritetit të priftërisë.

  • Ju mund ta filloni një diskutim për detyrat e priftërisë duke e ftuar klasën të bëjë një listë të arsyeve që Zoti na jep profetë, apostuj dhe udhëheqës të tjerë të Kishës. Ndoshta anëtarët e klasës mund t’i shtojnë arsye listës së tyre pasi të lexojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 107:18–20. Më pas mund të shpenzoni kohë duke rishikuar përgjegjësitë që Zoti u jep atyre që kanë detyrat vijuese: Presidenca e Parë (vargjet 9, 21–22, 65–66, 91–92), Dymbëdhjetë Apostujt (vargjet 23–24, 33–35, 38, 58), Të Shtatëdhjetët (vargjet 25–26, 34, 93–97) dhe peshkopët (vargjet 13–17, 68–76, 87–88). Çfarë mund të bëjmë për t’i mbështetur udhëheqësit tanë nëpërmjet “mirëbesimi[t], besimi[t] dhe lutj[eve]” tona? (Vargu 22).

  • Si do të përgjigjeshim nëse një mik/e që nuk është i besimit tonë, do të na pyeste: “Çfarë është priftëria?” ose “Çfarë janë çelësat e priftërisë?” Si mund të ndikojnë te përgjigjet tona mësimet e dhëna te pjesa “Burime Shtesë”? Ndoshta anëtarët e klasës mund të gjejnë ide të dobishme edhe te Doktrina e Besëlidhje 107:1–4, 18–20 (shih edhe Të Vërtetë Ndaj Besimit, f. 126–130). Si na ndihmon priftëria që t’i marrim “mistere[t e] mbretërisë” dhe si i “bë[n] qiejt të hapen për [ne]”? Si na ndihmon ajo që të “gëzoj[më] shoqërimin dhe praninë e Perëndisë, Atit, dhe Jezusit”? (Vargu 19).

Doktrina e Besëlidhje 107:27–31, 85

Zoti e qeveris mbretërinë e Tij nëpërmjet këshillave.

  • Presidenti M. Rasëll Ballard tha: “Unë e di se këshillat janë mënyra e Zotit dhe se Ai i krijoi të gjitha gjërat e gjithësisë nëpërmjet një këshilli qiellor” (“Këshillat e Familjeve”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 63). Si mund t’i ndihmoni njerëzit të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë se si të këshillohen së bashku në shtëpi dhe në kishë? Ndoshta ju mund t’u kërkoni disa prej anëtarëve që të vijnë të përgatitur për të treguar përvojat e tyre në kishë ose në shtëpi, në të cilat i zbatuan parimet e këshillimit te Doktrina e Besëlidhje 107:27–31, 85 (ose në mesazhin e Presidentit Ballard të përmendur më lart). Merreni parasysh të ftoni anëtarë të klasës gjatë javës që të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të dhënë ide rreth asaj që e bën të efektshëm një këshill. Nxitini anëtarët e klasës që të përcaktojnë parime që i mësojnë nga ky diskutim, të cilat do t’i ndihmojnë të jenë më të efektshëm teksa marrin pjesë në këshillat e ardhshme në shtëpi dhe kishë.

    mbledhje e këshillit të mësuesve

    Këshillimi së bashku është një mënyrë se si Zoti e kryen punën e Tij.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Autoriteti i priftërisë.

Presidenti Dallin H. Ouks dha mësim:

“Ne nuk e kemi zakon të flasim për gratë që të kenë autoritetin e priftërisë në thirrjet e tyre në Kishë, por çfarë autoriteti tjetër mund të jetë ai? Kur një grua – e re apo e moshuar – veçohet për të predikuar ungjillin si një misionare kohëplotë, asaj i jepet autoritet priftërie për të kryer një funksion priftërie. E njëjta gjë është e vërtetë kur një grua veçohet për të vepruar si nëpunëse ose mësuese në një organizatë të Kishës, nën drejtimin e një personi që mban çelësat e priftërisë. Kushdo që vepron në një detyrë ose thirrje të marrë nga një njeri që mban çelësat e priftërisë, ushtron autoritet priftërie në kryerjen e detyrave të caktuara atij ose asaj” (“Çelësat dhe Autoriteti i Priftërisë”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 51).

Presidenti M. Rasëll Ballard tha:

“Ati ynë në Qiell është bujar me fuqinë e Tij. Të gjithë burrat dhe të gjitha gratë kanë mundësinë e përdorimit të kësaj fuqie për ndihmë në jetën e tyre. Të gjithë ata që kanë bërë besëlidhje të shenjta me Zotin dhe që i nderojnë ato besëlidhje, kanë të drejtën të marrin zbulesë vetjake, të bekohen nga shërbesa e engjëjve, të bisedojnë me Perëndinë, të marrin plotësinë e ungjillit dhe përfundimisht të bëhen trashëgimtarë përkrah Jezu Krishtit të gjithçkaje që ka Ati ynë” (“Men and Women in the Work of the Lord”, New Era, prill 2014, f. 4–5).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini anëtarët e klasës që ta lartësojnë njëri‑tjetrin. “Çdo individ në klasën tuaj është një burim i pasur i dëshmisë, ideve dhe përvojave lidhur me të jetuarin e ungjillit. Ftojini të ndajnë me njëri‑tjetrin dhe ta lartësojnë njëri‑tjetrin” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 5).