Doktrina e Besëlidhje 2021
13–19 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 102–105: “Pas Shumë Shqetësimi, … Vjen Bekimi”


“13–19 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 102–105: ‘Pas Shumë Shqetësimi, … Vjen Bekimi’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“13–19 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 102–105”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2021

Pamja
burra me karroca

C. C. A. Christensen (1831–1912), Kampi i Sionit, rreth 1878, bojë tempera në kanavacë muslinë, 198 x 290 centimetra. Muzeu i Artit në Universitetin “Brigam Jang”, dhuratë nga nipërit dhe mbesat e C.C.A. Christensen‑it, 1970

13–19 Shtator

Doktrina e Besëlidhje 102–105

“Pas Shumë Shqetësimi, … Vjen Bekimi”

Ndërsa përgatiteni të jepni mësim seksionet te Doktrina e Besëlidhje 102–105, mbani vesh për mbresat e Shpirtit. Ai mund t’ju drejtojë te parime që nuk përmenden në këtë përvijim, të cilat do t’i bekojnë njerëzit të cilëve u jepni mësim.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Anëtarët e klasës mund të shkruajnë një ose dy vargje nga Doktrina e Besëlidhje 102–105 që ata vetë i gjejnë domethënëse. Më pas ata mund t’i shkëmbejnë vargjet me një anëtar tjetër të klasës dhe të diskutojnë me njëri‑tjetrin atë që mësuan nga këto vargje.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Doktrina e Besëlidhje 103105

Sprovat tona na japin mësime të vlefshme dhe na japin përvojë.

  • Ndërkohë që anëtarët e klasës i studiuan seksionet 103105 këtë javë, ata mund të kenë gjetur parime që mund të na ndihmojnë gjatë kohëve të sprovës ose kundërshtimit; lejojini të tregojnë atë që gjetën. Ose mund t’i ftoni të kërkojnë parime të tilla te Doktrina e Besëlidhje 103:5–7, 12, 36; 105:5–6, 9–12, 18–19 (shih edhe “Burime Shtesë”). Çfarë sugjerojnë këto parime rreth mënyrës se si ne mund të veprojmë kur përballemi me vështirësi ose zhgënjim? Anëtarët e klasës mund të jenë të gatshëm të tregojnë përvoja në të cilat erdhën bekime “pas shumë shqetësimi” (Doktrina e Besëlidhje 103:12).

  • Nëse e ndieni se sfondi historik ose disa rrëfime personale rreth Kampit të Sionit do të ishin të dobishëm, ju mund ta ftoni dikë që të rishikojë një nga burimet vijuese përpara orës mësimore dhe shkurtimisht të tregojë atë që mësoi: Saints [Shenjtorët], 1:194–206; “The Acceptable Offering of Zion’s Camp” [“Oferta e Pranueshme e Kampit të Sionit”] (Revelations in Context, f. 213–218); ose “Zërat e Rivendosjes: Kampi i Sionit” (në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Nëse do të mund të ktheheshim mbrapa në kohë dhe do t’i flisnim Kampit të Sionit, çfarë mund të thoshim për t’u dhënë kurajë? Çfarë mund të thoshin ata për të na dhënë kurajë?

    Pamja
    lumë i vogël

    Kampi i Sionit qëndroi përgjatë bregut të lumit Litëll Fishing, i paraqitur këtu në figurë.

Doktrina e Besëlidhje 104:11–18

Secili prej nesh është “kujdestar mbi bekime tokësore”.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i bëjnë personale mësimet te Doktrina e Besëlidhje 104:11–18, ju mund t’i ftoni ata që të përfytyrojnë sikur do t’i besonin dikujt tjetër që të përkujdesej për diçka të çmuar. Çfarë do t’i thoshin atij personi? Çfarë do të prisnin prej tij ose saj? Anëtarët e klasës më pas mund të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 104:11–18 për të zbuluar atë që Zoti na e ka besuar që të përkujdesemi dhe atë që Ai pret nga ne. Si mund të ndikojnë këto vargje në mënyrën se si mendojmë për botën, bekimet tona ose njerëzit përreth nesh?

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta kuptojnë më mirë “mënyr[ën] që … Zoti [e] ka shpallur për të siguruar për shenjtorët e [Tij]” (Doktrina e Besëlidhje 104:16), merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “The Labor of His Hands” [“Puna e Duarve të Tij”] (ChurchofJesusChrist.org). Nisur nga ajo që mësojmë prej këtij materiali filmik dhe nga Doktrina e Besëlidhje 104:11–18, cila është mënyra e Zotit për të siguruar për shenjtorët e Tij? Mund të lexoni edhe këtë thënie nga Presidenti Marion G. Romni: “Zoti … mund të kujdeset për [të varfrit] pa ndihmën tonë nëse do të ishte qëllimi i Tij për ta bërë këtë. … Por ne kemi nevojë për këtë përvojë; pasi është vetëm nëpërmjet të mësuarit nga vetë ne mbi mënyrën se si të kujdesemi për njëri‑tjetrin, që ne zhvillojmë brenda vetes dashurinë si të Krishtit dhe gatishmërinë e nevojshme që na kualifikojnë për t’u kthyer në praninë e Tij” (“Living Welfare Principles”, Ensign, nëntor 1981, f. 92). Jepuni anëtarëve të klasës disa minuta që të shënojnë mbresat e tyre rreth mënyrës se si mund të ndihmojnë për të siguruar për të tjerët sipas mënyrës së Zotit.

Pamja
ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Fuqia pastruese e sprovave.

Plaku Orson F. Uitni dha mësim: “Asnjë dhembje që ne vuajmë, asnjë sprovë që ne përjetojmë nuk shkon kot. Ajo i shërben edukimit tonë, zhvillimit të cilësive të tilla si durimi, besimi, guximi dhe përulësia. Gjithçka që vuajmë dhe gjithçka që durojmë, veçanërisht kur e përballojmë atë me durim, e forcon karakterin tonë, i pastron zemrat tona, i ngre shpirtrat tanë dhe na bën më të butë dhe të dashur, më të denjë që të quhemi fëmijët e Perëndisë … dhe është përmes dhembjes dhe vuajtjes, rraskapitjes dhe fatkeqësisë, që fitojmë edukimin të cilin erdhëm që ta marrim këtu dhe i cili do të na bëjë më shumë si Ati ynë dhe Nëna jonë në qiell” (në Spencer W. Kimball, Faith Precedes the Miracle [1972], f. 98).

Plaku Dejvid A. Bednar tha: “Në njëfarë kohe në secilën nga jetët tona, ne do të ftohemi që të marshojmë me vetë Kampin tonë të Sionit. Do të jetë e ndryshme koha kur i marrim ftesat dhe do të jenë të larmishme pengesat e veçanta që mund të hasim gjatë udhëtimit. Por përgjigjja jonë e vazhdueshme dhe e pandryshueshme ndaj kësaj thirrjeje të pashmangshme më së fundi do të japë përgjigjen ndaj pyetjes: ‘Kush është me Zotin?’” (“On the Lord’s Side: Lessons from Zion’s Camp”, Ensign, korrik 2017, f. 35).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Punoni së bashku me pjesëtarë të familjes. “Ngaqë shtëpia është qendra e të jetuarit dhe të mësuarit të ungjillit, përpjekjet tuaja për ta forcuar një anëtar të klasës do të jenë më të efektshme kur punoni së bashku me … pjesëtarë … të familjes [së tij ose të saj]” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 8).

Shtyp në Letër