Eja, Më Ndiq
1–7 Korrik. Veprat e Apostujve 1–5: ‘Do Të Bëheni Dëshmitarët e Mi’


“1–7 Korrik. Veprat e Apostujve 1–5: ‘Do Të Bëheni Dëshmitarët e Mi’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“1–7 Korrik. Veprat e Apostujve 1–5”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

dita e Rrëshajave

Dita e Rrëshajave, nga Sidney King

1–7 Korrik

Veprat e Apostujve 1–5

“Do Të Bëheni Dëshmitarët e Mi”

Nëse i lexoni Veprat e Apostujve 1–5 dhe e kërkoni udhërrëfimin e Shpirtit, ju do të merrni frymëzim rreth asaj se cilat të vërteta nga kapitujt do t’i ndihmojnë anëtarët e klasës suaj që të mbështeten më plotësisht te Fryma e Shenjtë dhe të jenë dëshmitarë besnikë të Zotit Jezu Krisht.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ka shumë fragmente kuptimplote dhe parime te Veprat e Apostujve 1–5. Një mënyrë e shkëlqyer për të zbuluar se cilat janë më të vlefshmet dhe më domethënëset për anëtarët e klasës suaj, është që t’i lini ata t’ju tregojnë atë që u la mbresë gjatë studimit të tyre. Si do ta ftoni këtë lloj të treguari? Mund të jetë po aq e thjeshtë sa t’u lini pak minuta kohë që të gjejnë dhe të tregojnë një varg nga Veprat e Apostujve 1–5 tek i cili ata e ndien zërin e Zotit t’u fliste atyre.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Veprat e Apostujve 1:1–8; 2:37–39; 4:1–16, 31–33

Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

  • Të lexuarit rreth përvojave të apostujve mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës suaj të kuptojnë mënyrën se si ata mund të marrin fuqi dhe udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë në thirrjet e tyre të Kishës. Një mënyrë për t’i shqyrtuar përvojat te Veprat e Apostujve 1–5 do të ishte të shkruani në tabelë: Fryma e Shenjtë mund të më ndihmojë në thirrjen time duke: dhe më pas t’i ftoni anëtarët e klasës të këqyrin te Veprat e Apostujve 1:1–8; 2:36–39 dhe 4:1–16, 31–33, duke kërkuar mënyra se si ta përfundojnë fjalinë. Përse kishin nevojë për Frymën e Shenjtë Apostujt?

  • Si klasë, ju mund të analizoni gjithashtu mënyrën se si Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij në kohën tonë nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Për ta bërë këtë, ju mund të viheni në kontakt me disa anëtarë të klasës që më parë dhe t’u kërkoni që t’i shqyrtojnë rrëfimet te Veprat e Apostujve 1:1–8; 2:37–39; 4:1–16, 31–33 dhe të vijnë të përgatitur për të treguar përvoja vetjake që janë të ngjashme me ato të Apostujve. Për shembull, ata mund të tregojnë për një rast kur Fryma e Shenjtë i ndihmoi që të dëshmonin për një parim të ungjillit apo t’i përgjigjeshin pyetjes së dikujt. Çfarë kishin bërë ata për ta kërkuar udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë?

Veprat e Apostujve 1:15–26

Apostujt e Jezu Krishtit janë thirrur nga Perëndia nëpërmjet zbulesës.

  • Mund të jetë e dobishme për klasën tuaj të vini në dukje që anëtarët e rinj të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve në Kishën e hershme u thirrën me anë të zbulesës, sikurse thirren dhe sot. Merrni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të shpjegojnë se si një biznes mund të merret me zgjedhjen e një zëvendësuesi për një pozicion drejtues, duke parë [gjëra] të tilla si formimin arsimor, përvojën dhe kështu me radhë. Kërkojuni që ta krahasojnë këtë me mënyrën se si u thirr Apostulli Matia te Veprat e Apostujve 1:15–26 (shih edhe 1 Samuelit 16:1–13). Si mund ta rritë kuptueshmërinë e anëtarëve të klasës citati nga Presidenti Gordon B. Hinkli te “Burimet Shtesë”? (Shih edhe Rasëll M. Nelson, “Mbështetja e Profetëve”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 74–77.) Si ndikon kjo njohuri në besimin tonë tek udhëheqësit që Zoti ka thirrur? Si e keni fituar dëshminë tuaj për apostujt dhe profetët modernë?

Veprat e Apostujve 2:22–47; 3:13–26; 4:5–12

Ne i marrim bekimet e Shlyerjes kur i jetojmë parimet dhe ordinancat e para të ungjillit.

  • Si mund të gjejnë forcë dhe kuptim ata që i mësoni, në të vërtetat e thjeshta që dhanë mësim Pjetri dhe Gjoni (besimi në Jezu Krisht, pendimi, pagëzimi, dhurata e Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund)? Një mënyrë mund të jetë ta shqyrtoni rëndësinë e këtyre parimeve dhe ordinancave, të cilave ndonjëherë i referohemi si doktrina e Krishtit (shih 2 Nefi 31). Ju mund të sillni pesë afishe në klasë dhe të shkruani në krye të secilës afishe një prej aspekteve vijuese të doktrinës së Krishtit: Besimi në Jezu Krisht, Pendimi, Pagëzimi, Dhurata e Frymës së Shenjtë, Durimi deri në Fund. Ndajeni klasën në pesë grupe dhe jepini secilit grup një nga afishet. Ftojini grupet ta shqyrtojnë përkufizimin për temën e afishes së tyre tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose Predikoni Ungjillin Tim. Më pas, ata mund t’i shqyrtojnë mësimet e Pjetrit te Veprat e Apostujve 2:22–47; 3:13–26 dhe 4:5–12 dhe të shkruajnë në afishen e tyre shembuj nga shkrimet e shenjta për temën e caktuar atyre. Si na ndihmojnë këto parime dhe ordinanca të ungjillit që t’i marrim bekimet e Shlyerjes së Shpëtimtarit? Çfarë rolesh luajnë këto parime dhe ordinanca në planin e Atit Qiellor për shpëtimin?

  • Ju mund t’u kërkoni disa misionarëve kohëplotë, të kthyer së fundmi ose misionarëve të lagjes, që të marrin pak minuta kohë për të shpjeguar se si i kanë mësuar të tjerët për doktrinën e Krishtit duke përdorur mësimin 3 te Predikoni Ungjillin Tim. Përse është doktrina e Krishtit mesazhi kryesor nga misionarët tanë? Si vazhdon ta zbatojë doktrinën e Krishtit një person që tanimë është pagëzuar dhe e ka marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë?

Veprat e Apostujve 2:37–47

Fryma e Shenjtë na frymëzon që të veprojmë sipas asaj që mësojmë.

  • Ndërsa anëtarët e klasës i studiojnë shkrimet e shenjta në shtëpi dhe së bashku në klasë çdo javë, ata shpesh mund të ndihen të “pikëllua[r] në zemër” (Veprat e Apostujve 2:37). Ju mund të ndiheni i frymëzuar t’i ndihmoni që të bëjnë një hap përpara, duke i pyetur: “Çfarë duhet të bëjmë?” (Veprat e Apostujve 2:37). Lexojini së bashku Veprat e Apostujve 2:37–47, duke i ftuar anëtarët e klasës të kërkojnë gjërat që bëri ky grup prej 3000 njerëzish si rrjedhojë e ftesës së Pjetrit. Ndoshta ata mund të tregojnë gjithashtu mënyra se si kanë vepruar sipas frymëzimit që kanë marrë nga studimi i fjalës së Perëndisë prej tyre. Më pas, ju mund të ruani kohë në fund të orës mësimore për çdo person që t’i bëjnë vetes pyetjen: “Çfarë duhet të bëj unë?” dhe t’i shënojnë mbresat e tyre.

Pjetri duke predikuar pasi e kishin rrahur

Pavarësisht se ishte arrestuar dhe rrahur, Pjetri e predikoi me guxim ungjillin.

Veprat e Apostujve 3; 4:1–21; 5:12–42

Kur mbushemi me Frymën e Shenjtë, ne mund ta shpërndajmë ungjillin me guxim.

  • Rrëfimi rreth të dëshmuarit të guximshëm për Jezusin nga Pjetri dhe Gjoni, mund ta frymëzojë klasën tuaj që të mos kenë frikë se çfarë mendojnë të tjerët kur japin dëshminë e tyre për ungjillin. Çfarë i lë mbresa anëtarëve të klasës rreth guximit të Pjetrit dhe Gjonit te Veprat e Apostujve 3; 4:1–21 dhe 5:12–42? Ç’marrëdhënie ka midis marrjes së dhuratës të Frymës së Shenjtë dhe aftësisë sonë për të dëshmuar me guxim?   Anëtarët e klasës mund të kenë gjithashtu përvoja për të treguar, në të cilat ata ose dikush që ata e njohin, e mbrojti me guxim ungjillin ose dëshmoi me guxim për të.

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Kërkojuni anëtarëve të klasës të mendojnë për mënyrën se si do të reagonin nëse do të dinin që të jetuarit e ungjillit mund të rezultonte në humbjen e jetës së tyre. Tregojuni që te Veprat e Apostujve 6–9, ata do të lexojnë për një person që qe i gatshëm të vdiste për besimin e tij.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Veprat e Apostujve 1–5

Thirrja e një anëtari të Të Dymbëdhjetëve.

Gordon B. Hinkli tregoi idetë vijuese rreth procesit të thirrjes së një Apostulli të ri: “Procedura është unike për kishën e Zotit. Nuk ka luftë për detyrën, nuk ka dredhi për postin, nuk ka fushatë për nxjerrjen në pah të virtyteve vetjake. Krahasojeni mënyrën e Zotit me mënyrën e botës. Mënyra e Zotit është e qetë, është mënyra e paqes, nuk është me bujë apo shpenzime në para. Ajo është pa egoizëm apo mëndjemadhësi apo ambicie. Sipas planit të Zotit, ata që kanë përgjegjësi për të zgjedhur drejtues, udhëhiqen nga një pyetje thelbësore: ‘Kë dëshiron të ketë Zoti?’ Ka diskutime të qeta dhe plot mendim. Dhe ka shumë lutje për të marrë konfirmimin e Frymës së Shenjtë që zgjedhja është ajo e duhura” (“God Is at the Helm”, Ensign, maj 1994, f. 53).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mirëbesojini udhëheqësve tuaj. “Udhëheqësit tuaj të priftërisë dhe të organizatave ndihmëse duan t’ju ndihmojnë të kini sukses. Kërkojeni këshillën e tyre teksa përpiqeni të përmirësoheni si mësues dhe teksa përsiatni nevojat e atyre, të cilëve u jepni mësim” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 5).