Eja, Më Ndiq
Ju Jeni Mësues në Kishën e Jezu Krishtit


“Ju Jeni Mësues në Kishën e Jezu Krishtit”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“Ju Jeni Mësues në Kishën e Jezu Krishtit”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Predikimi në Mal

Ju Jeni Mësues në Kishën e Jezu Krishtit

2:3

Ju jeni thirrur nga Perëndia për t’u dhënë mësim fëmijëve të Tij sipas mënyrës së Shpëtimtarit. Ju u veçuat në këtë thirrje nga autoriteti i priftërisë së Tij të shenjtë. Edhe nëse nuk jeni një mësues me përvojë, ndërkohë që jetoni me denjësi, luteni çdo ditë dhe i studioni shkrimet e shenjta, Ati Qiellor do t’ju japë ndikimin dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë (shih 2 Nefi 33:1).

Ata që i besohen përkujdesjes suaj, janë fëmijë të Perëndisë dhe Ai e di se çfarë u nevojitet dhe cila është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar. Nëpërmjet Frymës së Shenjtë, ju do të udhërrëfeheni gjatë përgatitjes suaj dhe teksa jepni mësim. Ai do t’ju zbulojë se çfarë duhet të thoni dhe çfarë duhet të bëni.

Qëllimi thelbësor i të mësuarit të ungjillit është që ta ndryshojë jetën. Synimi juaj si mësues është t’i ndihmoni ata, të cilëve u jepni mësim, që të bëjnë gjithçka munden që të bëhen të kthyer në besimin tek ungjilli i Jezu Krishtit – synim që shtrihet përtej orës mësimore. Ftojini ata, të cilëve u jepni mësim, të marrin pjesë aktivisht në vetë të mësuarin e tyre të parimeve dhe doktrinës së Jezu Krishtit dhe të veprojnë sipas asaj që mësojnë. Nxitini ta bëjnë studimin e tyre individual dhe familjar jashtë klasës përqendrimin parësor të të mësuarit të ungjillit. Teksa veprojnë me besim nëpërmjet studimit si individë e familje, ata do ta ftojnë Shpirtin në jetën e tyre dhe do të bekohen më thellësisht se nga çdo gjë që mund të bëjë një mësues.

Jepni mësim vetëm doktrinën e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit siç gjendet në shkrimet e shenjta dhe në fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme. Doktrina e pastër – e vërteta e përjetshme, e pandryshueshme, e dhënë mësim nga Perëndia dhe shërbëtorët e Tij – e fton Shpirtin dhe ka fuqinë ta ndryshojë jetën.

Thirrja për të dhënë mësim është një mirëbesim i shenjtë dhe është normale që të ndihemi të mbingarkuar nganjëherë. Por mbani mend që Perëndia ju thirri dhe Ai kurrë nuk do t’ju braktisë. Kjo është vepra e Tij dhe teksa shërbeni “me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj” (DeB 4:2), Ai do t’i zgjerojë aftësitë, dhuntitë e talentet tuaja dhe shërbimi juaj do ta bekojë jetën e atyre të cilëve u jepni mësim.