Dhiata e Re 2023
13–19 Shkurt. Mateu 5; Lluka 6: “Lum Ju”


“13–19 Shkurt. Mateu 5; Lluka 6: ‘Lum ju’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“13–19 Shkurt. Mateu 5; Lluka 6”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Jezusi duke dhënë mësim në mal

Jezusi duke Dhënë Predikim në Mal, nga Gustave Doré

13–19 Shkurt

Mateu 5; Lluka 6

“Lum ju”

Mbajini shënim mbresat tuaja shpirtërore kur të studioni kapitujt Mateu 5 dhe Lluka 6. Zbulesa do të vijë kur përpiqeni të plotësoni nevojat e klasës suaj.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Presidenti Jozef Filding Smith tha se Predikimi në Mal është predikimi “më [i] shkëlqyer që u predikua ndonjëherë, për aq sa ne dimë” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Filding Smith [2013], f. 239). Ftojini anëtarët e klasës që të shprehin ndjenjat e tyre rreth arsyes përse kjo është e vërtetë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Mateu 5:1–12

Lumturia e përhershme vjen nga të jetuarit sipas mënyrës që dha mësim Jezu Krishti.

  • Në predikimin në Mal, Shpëtimtari i ftoi dishepujt e Tij të mendoheshin përsëri për atë se çfarë do të thotë të jetosh një jetë të bekuar – një jetë me një lumturi të përhershme. Për të nisur një diskutim rreth lumturisë së përhershme, ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të tregojnë se çfarë i bën ata të lumtur. Sipas vargjeve te Mateu 5:1–12, çfarë tha Jezusi që e bën një person të “lum[ë]” apo përjetësisht të lumtur? Si janë mësimet e Jezusit të ndryshme nga mënyrat e tjera në të cilat njerëzit përpiqen ta gjejnë lumturinë?

  • Merrni parasysh të renditni në tabelë disa karakteristika ose cilësi nga vargjet 3–12, si “të pastër në zemër” ose “ata që përpiqen për paqen”. Pastaj ftojini anëtarët e klasës të sugjerojnë antonimin e secilit term. Çfarë mësojmë rreth këtyre cilësive duke marrë parasysh antonimin e tyre? Kërkojuni anëtarëve të klasës se çfarë mund të ndryshojnë me qëllim që të jenë personi i përshkruar në këto vargje. Çfarë vlere i shton 3 Nefi 12:3, 6 të kuptuarit tonë për vargjet te Mateu 5:3, 6?

Jezusi duke u dhënë mësim dishepujve

Shpëtimtari dha mësim se si të jetojmë të lumtur dhe të bëhemi si Ati ynë në Qiell.

Mateu 5:14–16

Dishepujt e Shpëtimtarit duhet të jenë drita e botës.

  • Çfarë do të thotë të jesh “drita e botës”? (Vargu 14.) Çfarë do të thotë ta fshehim dritën tonë “nën babunë” (vargu 15) dhe përse mund të tundohemi që ta bëjmë këtë? Thënia nga Presidentja Boni H. Kordën, te pjesa “Burime Shtesë” dhe te 3 Nefi 18:24 mund t’i ndihmojnë anëtarët e klasës të jenë më të qëllimshëm rreth të qenit një dritë për të tjerët. Ata mund të flasin edhe për njerëz që kanë qenë një dritë për ta dhe që i kanë drejtuar ata drejt Jezu Krishtit. Si mund t’u shëmbëllejmë këtyre njerëzve?

Mateu 5:17–48

Jezu Krishti dha mësim një ligj më të lartë që mund të na çojë drejt përsosjes.

  • Disa nga situatat e përshkruara te Mateu 5 ishin specifike për kohën e Shpëtimtarit, por parimet që Ai dha mësim janë universale. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i kuptojnë se si zbatohen ato për jetën e tyre, ftojini të zgjedhin një prej fragmenteve vijuese dhe të mendojnë për një shembull të kohëve moderne që e ilustron atë çfarë po jepte mësim Shpëtimtari: vargjet 21–24; 27–30; 33–37; 38–39; 40–42 dhe 43–44. Ata mund ta bëjnë këtë individualisht ose në grupe të vogla dhe t’ia tregojnë shembujt e tyre klasës.

  • Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës ta kuptojnë se urdhri i Shpëtimtarit për të qenë “të përkryer” (Mateu 5:48) do të thotë, ashtu siç shpjegoi Presidenti Rasëll M. Nelson, të jesh “i plotësuar” ose i “përfund[uar]”? (“Perfection Pending”, Ensign, nëntor 1995, f. 86–88.) Ju mund ta pritni një figurë të Jezusit në copëza formuese dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të shkruajnë pas secilës prej copëzave formuese një mësim nga Mateu 5, që ata ndihen të frymëzuar ta zbatojnë në jetën e tyre. Lejojini të punojnë së bashku për t’i formuar copëzat e figurës. Si na ndihmon Shlyerja e Jezu Krishtit të bëhemi të “plotësuar” apo të “përfund[uar]”? (Shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Hir”.) Çfarë vlere i shtojnë të kuptuarit tonë për këtë proces fjalët e Presidentes Xhoi D. Xhons te pjesa “Burime Shtesë”?

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Të qenit një dritë.

Presidentja Boni H. Kordën dha mësim: “Ftesa e Zotit që drita jonë të shkëlqejë, nuk ka të bëjë vetëm me vërtitjen kuturu të rrezes së dritës dhe që ta bëjmë botën më të shndritshme në përgjithësi. Ajo ka të bëjë me përqendrimin e dritës sonë, që të tjerët të mund të shohin udhën për te Krishti. Ka të bëjë me mbledhjen e Izraelit nga të dyja anët e velit – duke i ndihmuar të tjerët që ta shohin hapin e radhës drejt bërjes dhe mbajtjes së besëlidhjeve të shenjta me Perëndinë” (“Që Ata të Shohin”, Liahona, maj 2020, f. 79).

Të kërkuarit e përsosjes.

Presidentja Xhoi D. Xhons shpjegoi:

“Zoti e pëlqen shumë përpjekjen dhe përpjekja sjell shpërblime. Ne vazhdojmë të ushtrohemi. Ne gjithmonë përparojmë për aq kohë sa përpiqemi fort ta ndjekim Zotin. Ai nuk pret përsosje sot. Ne vazhdojmë t’i ngjitemi malit tonë vetjak të Sinait. Si në kohët e shkuara, udhëtimi ynë vërtet kërkon përpjekje, punë të shumtë dhe studim, por zotimi ynë për të përparuar sjell shpërblime të përjetshme. …

Le ta shpallim me guxim përkushtimin tonë ndaj Atit tonë Qiellor dhe Shpëtimtarit tonë, ‘me besim të patundur në të, duke u mbështetur tërësisht në meritat e atij që është i fuqishëm të shpëtojë’ [2 Nefi 31:19]. Le ta vazhdojmë plot gëzim këtë udhëtim drejt potencialit tonë më të lartë shpirtëror” (“Një Thirrje Veçanërisht Fisnike”, Liahona, maj 2020, f. 16–17).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Rriteni pjesëmarrjen e anëtarëve të klasës. Shumë veprimtari mund të bëhen si klasë, në grupe të vogla, në dyshe ose si një panel diskutimi. Përdorni një larmi metodash për t’i lejuar njerëzit të marrin pjesë, të cilët në të kundërt mund të mos kenë mundësi. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 33.)