Historia e Kishës
Ditari, 9–11 Nëntor 1835


“Ditari, 9–11 Nëntor 1835”, Rrëfime të Jozef Smithit për Vegimin e Parë (2020)

“Ditari, 9–11 Nëntor 1835”, Rrëfime të Jozef Smithit për Vegimin e Parë

Ditari, 9–11 Nëntor 1835

Pasi isha shumë i shqetësuar në mendjen time në lidhje me temën e fesë dhe duke parë sistemet e ndryshme që jepeshin mësim nga bijtë e njerëzve, unë nuk e dija se cili kishte të drejtë apo cili e kishte gabim. Dhe duke e konsideruar me rëndësi parësore që unë duhet të isha i drejtë në çështjet që përfshijnë pasoja të përjetshme, duke qenë kështu i pështjelluar në mendje, u tërhoqa në korijen e heshtur dhe u përkula përpara Zotit, nën një ndjesi se kisha kuptuar që ai kishte thënë (nëse Bibla është e vërtetë): “Lypni dhe do të merrni; trokisni dhe do t’ju çelet; kërkoni dhe do të gjeni” dhe përsëri: “Por në qoftë se ndonjë njeriu i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar”.

Informacioni ishte gjëja që dëshiroja më shumë në këtë kohë dhe, me një vendosmëri të patundur për ta marrë atë, i bëra thirrje Zotit për herë të parë në vendin e lartpërmendur. Ose, me fjalë të tjera, bëra një përpjekje të pafrytshme për t’u lutur; gjuha dukej sikur më ishte trashur në gojë, kështu që nuk mund të shqiptoja gjë. Dëgjova një zhurmë pas meje, sikur dikush po ecte drejt meje. U përpoqa fort sërish që të lutesha, por nuk munda. Zhurma e ecjes dukej sikur po vinte më pranë. Kërceva në këmbë dhe pashë përreth, por nuk pashë asnjë person apo gjë që supozohej ta krijonte zhurmën e ecjes.

U gjunjëzova sërish. Goja m’u hap dhe gjuha m’u çlirua, dhe i thirra Zotit në lutje të fuqishme. Një shtyllë zjarri u shfaq mbi kokën time. Tashmë qëndroi mbi mua dhe më mbushi me gëzim të papërshkrueshëm. Një personazh u shfaq në mes të kësaj shtylle flake, e cila u shpërnda rreth e rrotull dhe prapëseprapë asgjë nuk u dogj. Një personazh tjetër shpejt u shfaq, sikurse i pari. Ai më tha: “Mëkatet e tua të janë falur”. Ai më dëshmoi se Jezu Krishti është biri i Perëndisë. Dhe pashë shumë engjëj në këtë vegim. Isha rreth katërmbëdhjetë vjeç kur mora këtë komunikim të parë.