“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 2: Forcimi i Dëshmisë Sonë për Krishtin e Gjallë”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)
“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 2”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 2
Forcimi i Dëshmisë Sonë për Krishtin e Gjallë
Imagjinojeni hidhërimin dhe pikëllimin që duhet të kenë ndier ndjekësit e Jezu Krishtit teksa e shihnin Atë të vuante dhe vdiste në kryq. Duke mos e kuptuar plotësisht misionin e Tij, ata ka të ngjarë që u ndien të pështjelluar dhe të vetëm teksa e shtrinin trupin e Tij në varr. Mund ta imagjinoni gëzimin dhe mahnitjen e tyre kur vetëm pak ditë më vonë e panë Atë të gjallë. Tani ata mund të dëshmonin se Ai ishte Krishti i gjallë! Teksa e studioni këtë material, mendoni rreth dëshmisë suaj vetjake për Krishtin e gjallë dhe domethënies që Ai ka për ju.
Pjesa 1
Çfarë është domethënëse te pohimi “Jezusi është Krishti”?
Në fillim të shërbesës së Tij në vdekshmëri, dy dishepuj të Gjon Pagëzorit e dëgjuan Gjonin të thoshte për Jezusin: “Ja Qengji i Perëndisë!” (Gjoni 1:36.) Kur e dëgjuan këtë, ata e ndoqën Jezusin. Njëri prej tyre, Andrea, gjeti vëllanë e vet, Simon Pjetrin, dhe e njoftoi: “E gjetëm … Krishti[n]” (Gjoni 1:41).
Deklarata e Andreas që Jezusi është Krishti, është domethënëse. Fjala në greqisht për termin Krishti do të thotë “i vajosuri” dhe është e barasvlershme me fjalën në hebraisht Mesia. “I përdorur si titulli i një ofiqi, titulli [Krishti ose Mesia] paraqet Mbretin dhe Çliruesin, ardhjen e të cilit judenjtë mezi po e prisnin” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mesia”).
Më vonë në shërbesën e Tij, Jezusi i pyeti dishepujt e Tij se cili mendonin njerëzit që ishte Ai. Ata u përgjigjën me emrat e disa profetëve. Më pas Jezusi i pyeti: “Po ju, kush thoni se jam unë?” (Mateu 16:15.)
Si Krishti, Jezusi ishte “vajos[ur] nga Ati për të qenë përfaqësuesi personal i Atit në të gjitha gjërat lidhur me shpëtimin e njerëzimit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Vajosur(i) i”). Duke qenë se Jezusi është Krishti, Ai është e vetmja udhë dhe i Tiji është i vetmi emër me anë të të cilit ne mund të çlirohemi nga pasojat e mëkatit dhe vdekjes (shih Veprat e Apostujve 4:12; Mosia 3:17).
Mund të lexoni ose dëgjoni gjithashtu “This Is the Christ” [“Ky Është Krishti”], një këngë e shkruar nga Presidenti Xhejms E. Faust, i cili shërbeu në Presidencën e Parë. Merreni parasysh atë që mund të tregoni në klasë rreth asaj që menduat dhe ndiet për këngën.
Pjesa 2
Si mund të ndikojnë Apostujt e Zotit te dëshmia ime që Jezusi është Krishti?
Në shumë pjesë të botës, besimi lidhur me natyrën hyjnore të Jezu Krishtit po zbehet (shih Nil L. Andersen, “Ne Flasim për Krishtin”, Liahona, nëntor 2020, f. 88). Ndoshta ju keni dëshmuar një dobësim të besimit atje ku jetoni, keni parë dikë që e doni të largohet nga Shpëtimtari dhe Kisha e Tij, ose keni përjetuar vetë betejën tuaj me mosbesimin.
Një mungesë besimi te Jezu Krishti nuk është unike për kohën tonë. Për shembull, edhe pasi lamanitët dhe nefitët panë “shenja dhe çudira” për lindjen e Shpëtimtarit, njerëzit shpejt filluan të jenë “më pak të çuditur … dhe filluan të mos besonin të gjitha ato që kishin dëgjuar dhe parë” (3 Nefi 2:1).
Për ta ndihmuar secilin prej nesh lidhur me besimin tonë tek Ai, Zoti ka thirrur Apostuj për të qenë dëshmitarë të veçantë të Tij për të gjithë njerëzit (shih Mateu 28:19–20; 3 Nefi 12:1; Doktrina e Besëlidhje 107:23).
Presidenti Gordon B. Hinkli dha mësim:
“Thirrja e tyre është një thirrje e veçantë; ata janë Apostuj të Zotit Jezu Krisht, të zgjedhur dhe të autorizuar prej Tij. Ata janë urdhëruar të japin dëshmi për realitetin e Tij të gjallë nëpërmjet fuqisë dhe autoritetit të apostullimit të shenjtë.” (“Dëshmitarë të Veçantë të Krishtit”, Liahona, prill 2001, f. 4)
Pjesa 3
Si mund të shndërrohet jeta ime nëpërmjet studimit të dokumentit “Krishti i Gjallë”?
Më 1 janar 2000, Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve botuan dëshminë e tyre për Shpëtimtarin në një dokument me titullin “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” (në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org).
Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha rreth këtij dokumenti historik:
“‘Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve’ u përgatit përpara kohës kur neve do të na nevojitej më tepër”. (“Konferenca e Përgjithshme: Forcimi i Besimit dhe i Dëshmisë”, Liahona, nëntor 2013, f. 7)
Presidenti Rasëll M. Nelson vërejti gjithashtu:
“Shumë anëtarë i kanë mësuar përmendsh të vërtetat e saj. Të tjerët dinë shumë pak për ekzistencën e saj. Ndërsa kërkoni të mësoni më shumë rreth Jezu Krishtit, unë ju nxit ta studioni dokumentin ‘Krishti i Gjallë’.” (“Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Liahona, maj 2017, f. 40)