Mbështetjate Vetja
Parathënie


Parathënie

Ka nevoja të mëdha midis nesh. Shumë njerëz nuk janë të mbështetur te vetja dhe u mungon aftësia “për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për veten dhe familjen”1. Presidenti Tomas S. Monson ka dhënë mësim: “Mbështetja te vetja është një element thelbësor për mirëqenien tonë shpirtërore si edhe materiale. … ‘Le të jemi të mbështetur te vetja dhe të pavarur. Shpëtimi nuk mund të sigurohet me ndonjë parim tjetër.’”2

Ata që kanë nevojë të mbështeten më shumë te vetja, mund të përfshijnë personat që marrin ndihmë nga ofertat e agjërimit, misionarët e kthyer, të sapokthyerit në besim, anëtarët më pak aktivë dhe udhëheqësit vendorë të priftërisë që kanë nevojë për punë më të mirë. Nëpërmjet Kishës së Tij, Zoti tani po siguron mjete, burime dhe procese të reja të fuqishme të përshkruara në këtë udhëzues për t’i ndihmuar anëtarët në shtegun e tyre drejt mbështetjes te vetja.3

Si udhëheqës priftërie, ju jeni një prej atyre të cilëve Zoti u ka thënë: “Jua kam dhënë … çelësat … për punën e shërbesës dhe të përsosjes së shenjtorëve të mi” (DeB 124:143) dhe “Ai të cilit i jepen këta çelësa, nuk ka asnjë vështirësi në marrjen e një diturie për fakte në lidhje me shpëtimin e fëmijëve të njerëzve” (DeB 128:11). Lexojeni pjesën “Shëmbëlltyra e Shoferit të Autobusit” në të djathtë. Ju lutemi, përsiateni me kujdes rolin tuaj për çuarjen përpara të kësaj nisme thelbësore.

Ky udhëzues i udhëheqësit është hartuar që t’ju vijë në ndihmë ndërsa i ushtroni çelësat tuaj, i vini në praktikë këto mjete të reja dhe i ndihmoni anëtarët të ndihmojnë veten drejt mbështetjes te vetja. Teksa e bëni këtë, Fryma e Shenjtë do t’ju udhërrëfejë dhe Zoti do të bëjë që ju të jeni vegla e Tij për ngritjen e të varfërve e nevojtarëve dhe për përshpejtimin e punës së Tij për shpëtim.

  1. Manuali 2: Administrimi i Kishës (2010), 6.1.1.

  2. Thomas S. Monson (citon Marion G. Romnin), “Guiding Principles of Personal and Family Welfare”, Ensign, shtator 1986, f. 3

  3. Për më shumë informacion, shihni srs.lds.org.