Mbështetjate Vetja
Përgjegjësitë e Udhëheqësit të Priftërisë


Përgjegjësitë e Udhëheqësit të Priftërisë

Presidenca e Kunjit (ose Presidenca e Distriktit)

  1. Mësojuni anëtarëve të lagjes doktrinat e mbështetjes te vetja (shih kopertinën e pasme). Udhëzojini peshkopët dhe anëtarët e komitetit të kunjit për mbështetjen te vetja në përgjegjësitë e tyre mbi mbështetjen te vetja.

  2. Përcaktoni objektivat e mbështetjes te vetja për kunjin.

  3. Organizoni një komitet për mbështetjen te vetja që mund të hartojë, vërë në praktikë e vëzhgojë një plan veprimi të mbështetjes te vetja për kunjin.

  4. Vendoseni si përparësi t’i ftoni misionarët e kthyer dhe të sapokthyerit në besim (sipas nevojës) që të marrin pjesë në veprimtari të mbështetjes te vetja.

  5. Përfshijeni mbështetjen te vetja në rendin e ditës së këshillit të kunjit.

  6. Jepini thirrje një specialisti në kunj për mbështetjen te vetja.

  7. Thirrni misionarë me shërbim në Kishë sipas nevojës.

  8. Rishikoni dhe veproni mbi bazën e raporteve të kunjit mbi përparimin e mbështetjes te vetja dhe të raporteve mbi huamarrjen nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor (FQA).

  9. Jepini udhëzime qendrës së historisë familjare që të shpërndahen për qëllime të mbështetjes te vetja kur nevojiten.

Komiteti i Kunjit për Mbështetjen te Vetja

Komiteti i kunjit për mbështetjen te vetja përfshin individët vijues: një këshilltar të presidencës së kunjit (kryetar), këshilltarin e lartë të caktuar për mbështetjen te vetja, një anëtare të presidencës së Shoqatës së Ndihmës, kryetarin e këshillit të peshkopëve për mirëqenien dhe specialistin e kunjit për mbështetjen te vetja. Pjesëmarrës të mundshëm mund të përfshijnë anëtarë të presidencave të Të Rinjve dhe Të Rejave, specialistë të tjerë të kunjit, misionarë të moshuar kohëplotë dhe misionarë me shërbim në Kishë.

  1. Shikoni “Laboring unto Self-Reliance” [Të Punuarit për Mbështetjen te Vetja” (e gjendur në srs.lds.org/videos).

  2. Hartoni, zbatoni dhe vëzhgojeni një plan veprimi të mbështetjes te vetja për kunjin.

  3. Ofroni rregullisht mbledhje shpirtërore Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja (shih faqen 4).

  4. Organizoni dhe plotësoni me njerëz në kunj një qendër për mbështetjen te vetja. Caktoni një çift misionarësh me shërbim në Kishë ose një specialist të mbështetjes te vetja që të drejtojë veprimet e qendrës dhe të organizojë grupe të mbështetjes te vetja (shih faqen 2).

  5. Mësojuni këshillave të lagjeve detyrat e tyre mbi mbështetjen te vetja.

  6. Përdorini burimet dhe shërbimet e krijuara nga punonjësit e Mbështetjes te Vetja.

  7. Vendoseni si përparësi t’i ftoni misionarët e kthyer dhe të sapokthyerit në besim (sipas nevojës) që të marrin pjesë në mbledhjet shpirtërore Shtegu Im dhe t’u bashkohen grupeve të mbështetjes te vetja.

Specialisti i Kunjit për Mbështetjen te Vetja

Specialisti shërben si hallkë lidhëse për të gjitha funksionet e Shërbimeve për Mbështetjen te Vetja (komiteti i mbështetjes te vetja, qendra e kunjit për mbështetjen te vetja dhe përgjegjësi i Shërbimeve për Mbështetjen te Vetja).

  1. Përgatiteni rendin e ditës të komitetit të kunjit për mbështetjen te vetja.

  2. Trajnoni misionarë dhe vullnetarë në shërbim të Kishës që të mbajnë në punë një qendër burimore për mbështetjen te vetja.

  3. Trajnoni dhe mbikëqyrni specialistë të tjerë për mbështetjen te vetja në kunj.

  4. Porositni materiale të mbështetjes te vetja sipas nevojës.

  5. Trajnojini dhe ndihmojini peshkopët dhe këshillat e lagjes kur kërkohet.

  6. Ndihmojini anëtarët të regjistrohen te srs.lds.org/register.

  7. Organizoni, vëzhgoni, mbështetni dhe ndihmoni grupe të mbështetjes te vetja. (Mund t’u kërkohet anëtarëve të tjerë që t’i ndërmjetësojnë grupet sipas nevojës.)

  8. Studiojini dhe ndiqini parimet që gjenden në internet te srs.lds.org/facilitator.

Peshkopata (ose Presidenca e Degës)

  1. Mësojuni anëtarëve të lagjes doktrinat e mbështetjes te vetja (shih kopertinën e pasme).

  2. Drejtojini përpjekjet e mbështetjes te vetja nëpërmjet këshillit të lagjes:

    • Shquajini, numërojini dhe ftojini të gjithë anëtarët në nevojë që të bëhen të mbështetur te vetja. Mjeti i të Rriturve për Mbështetjen te Vetja në leader.lds.org/self-reliance mund të jetë i dobishëm për këtë proces.

    • Nëpërmjet udhëheqësve të kuorumit dhe të organizatave ndihmëse, jepni mbështetje, këshilltarë dhe ndihmë për ata që janë në nevojë.

  3. Ftojini ata në nevojë të plotësojnë broshurën Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja dhe t’i bashkohen një grupi për mbështetjen te vetja.

  4. Ftoni specialistë të lagjes të mbështetjes te vetja që të ndihmojnë grupe sipas nevojës.

  5. Drejtoni intervista miratimi të huamarrjes nga FQA-ja (shih srs.lds.org/loans).

  6. Rishikoni dhe veproni mbi bazën e raporteve të kunjit mbi përparimin e mbështetjes te vetja dhe raportet e huamarrjes nga FQA-ja. Peshkopët nuk duhet të përfshihen në grumbullimin e huave nga FQA-ja.

  7. Kërkoni ndihmë shtesë nga komiteti i kunjit për mbështetjen te vetja kur nevojitet.