Burimet
Qendrat Burimore për Mbështetjen te Vetja
Kunjet nxiten të krijojnë qendra burimore për mbështetjen te vetja në një ndërtesë të Kishës, shpesh duke ndarë një vendndodhje me qendrën e historisë familjare. Qendrat burimore të mbështetjes te vetja plotësohen me njerëz nga misionarë dhe vullnetarë dhe japin qasje në internet, këshillim dhe burime të tjera të fuqishme për punëkërkuesit, të vetëpunësuarit dhe studentët e ardhshëm.
Grupet për Mbështetjen te Vetja
Mbledhja e një grupi për mbështetjen te vetja përdor një model këshilli dhe është ndryshe nga shumica e orëve mësimore, mësimeve dhe seminareve praktike në Kishë. Nuk ka mësues apo trajnues. Në vend të tyre, anëtarët e grupit këshillohen së bashku, mësojnë së bashku, zotohen për të vepruar mbi atë që po mësojnë dhe mbajnë njëri-tjetrin përgjegjës për zotimet. Ky proces udhëheqjeje dhe këshillimi në grup, së bashku me fletoret e punës dhe materialet filmike, krijon një mjedis mësimi gjallërues që e forcon secilin anëtar në përparimin e vet drejt një jete të mbështetur te vetja.
Udhëheqësit e kunjit apo të lagjes thërrasin specialistë të mbështetjes te vetja për t’i organizuar dhe ndihmuar grupet e mbështetjes te vetja. Ndërmjetësit e grupit nuk janë mësues; përkundrazi ata e ndihmojnë grupin të zbatojë procesin e mbështetjes te vetja sikurse përvijohet në manuale. Ndërmjetësve do t’u nevojitet me raste hyrje në internet dhe një mënyrë për të shfaqur materiale filmike në mbledhjet e grupit. Udhëheqësit mund të formojnë grupe dhe të thërrasin specialistë në sasinë që do t’u nevojitet. Mund t’u kërkohet anëtarëve të grupit që t’i ndërmjetësojnë grupet sipas nevojës. Çdo grup mblidhet të paktën 12 herë për dy orë çdo seancë dhe përbëhet nga 8 deri në 14 anëtarë. Grupet mund të mblidhen në qendrat burimore të mbështetjes te vetja në kunj, në ndërtesa të Kishës ose në vende të tjera të përshtatshme të volitshme për anëtarët.
Udhëheqësit vendorë përcaktojnë se cili nga grupet vijuese nevojitet në njësitë e tyre.
Grupet Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim i ndihmojnë njerëzit të fillojnë ose të përmirësojnë biznesin e vet. Këto grupe e zëvendësojnë Seminarin Praktik të Vetëpunësimit.
Grupet Kërkimi Im për Vend Pune i ndihmojnë njerëzit të gjejnë një punë të re ose më të mirë. Këto grupe e zëvendësojnë Seminarin Praktik të Karrierës.
Grupet Arsimim për Punë më të Mirë i ndihmojnë njerëzit të gjejnë një udhë arsimimi për të rritur të ardhurat e tyre. Këto grupe zëvendësojnë Planifikimin për Sukses.
Si pjesë e secilit grup, anëtarët studiojnë gjithashtu 12 tema doktrinore mbi mbështetjen te vetja nga broshura Themeli im: Parimet, Aftësitë, Zakonet.
Përkrahja e Punonjësit të Kishës dhe Lista e Parapëlqyer e Burimeve
Kisha punëson njerëz në çdo fushë për të ndihmuar përpjekjen për mbështetje te vetja. Këta përfshijnë një përgjegjës zonal për mbështetjen te vetja (MZMV), një përgjegjës veprimesh të mbështetjes te vetja, përgjegjës të Shërbimeve për Mbështetjen te Vetja dhe pjesëtarë të tjerë të trupës organizative. Këta të punësuar ndihmojnë të bashkërendohen nevojat e qendrave burimore të kunjeve për mbështetjen te vetja dhe u sigurojnë kunjeve burime dhe trajnim. Këto burime përfshijnë këshilltarë, lista Programesh dhe Shkollash të Parapëlqyera, mundësi vendore punësimi dhe emra organizatash që financojnë kapital për të filluar biznese.
Faqja e Internetit për Mbështetjen te Vetja
Më shumë informacion për udhëheqësit dhe anëtarët gjendet në internet te srs.lds.org.
Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit
Mjeti i të Rriturve për Mbështetjen te Vetja mund t’i përkrahë peshkopët ndërsa ata i shquajnë dhe përqendrohen tek anëtarët të cilëve u mungojnë domosdoshmëritë e jetës. Te ky burim mund të hyhet në leader.lds.org/self-reliance.
Mbledhjet Shpirtërore Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja
Kunjet apo lagjet mbajnë rregullisht mbledhje shpirtërore Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja. Kjo mbledhje shpirtërore i fut anëtarët në shtegun e mbështetjes te vetja duke i ndihmuar të kuptojnë rëndësinë doktrinore të mbështetjes te vetja, të vlerësojnë nivelin e tyre aktual të mbështetjes te vetja, të përcaktojnë aftësitë dhe të ardhurat që nevojiten për t’u bërë përkohësisht i mbështetur te vetja dhe të përzgjedhin grupin e mbështetjes te vetja që do t’i ndihmojë ata ta arrijnë atë synim. Broshura Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja e lehtëson këtë proces. Vlerësimi mund të bëhet gjithashtu individualisht, me një udhëheqës të priftërisë, me një specialist të mbështetjes te vetja, në një qendër burimore të mbështetjes te vetja ose në mjedise të tjera. Shikoni “How to Use My Path” [Si ta Përdor Shtegun Tim”] në srs.lds.org/videos.
Materiale Filmike për Trajnim
Shihini materialet filmike vijuese në internet te srs.lds.org/videos.
Publiku | Titulli i Materialit Filmik |
---|---|
Udhëheqësit | Unë Do Të Siguroj për Shenjtorët e Mi 2:3 |
Komiteti i Kunjit për Mbështetjen te Vetja 2:3 | |
Mbledhja e Komitetit të Kunjit për Mbështetjen te Vetja 2:3 | |
Specialistët e Kunjit për Mbështetjen te Vetja 2:3 | |
Ndihma për Këshillat e Lagjeve 2:3 | |
Si të Formojmë Grupe të Mbështetjes te Vetja 2:3 | |
Të Punuarit për Mbështetjen te Vetja 6:17 | |
materialet filmike të programit Themeli Im (12) 2:3 | |
Ndërmjetësit e Grupit | Qëllimi Im 2:3 |
Si të Ndërmjetësoj një Grup 2:3 | |
Si të: Përgatituni 2:3 | |
Si të Udhëheq Programin Themeli Im 2:3 | |
Si të Udhëheq Pjesën: Raportoni NaN:NaN | |
Si të Udhëheq Pjesën: Mësoni 2:3 | |
Si të Udhëheq Pjesën: Përsiatni 2:3 | |
Si të Udhëheq Pjesën: Zotohuni 2:3 | |
Si t’i: Administroj Mbledhjet NaN:NaN | |
Të Mësuarit e “Shko dhe Bëj” NaN:NaN |
Mirëpritja e Përshtypjeve
Ju lutemi, dërgojini idetë, përshtypjet, sugjerimet dhe përvojat tuaja te SRSfeedback@ldschurch.org ose srs.lds.org/feedback.
Materialet e Grupit
Materialet, materialet filmike dhe trajnimi gjenden në programin celular Biblioteka e Ungjillit dhe në internet te srs.lds.org. Materialet mund të porositen gjithashtu nga qendrat e Kishës për shpërndarjen.
Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja
Të gjithë pjesëmarrësit fillojnë me këtë broshurë për të përcaktuar nivelin e tyre aktual të mbështetjes te vetja e për të vendosur se cili grup do t’i ndihmojë të bëhen të mbështetur te vetja. Grupet përfshijnë vetëpunësim, kërkim për vend pune dhe arsimim.
Themeli Im: Parimet, Aftësitë, Zakonet
Anëtarët e të tre grupeve e përdorin këtë broshurë ndërsa i diskutojnë dhe i zbatojnë parimet thelbësore shpirtërore të mbështetjes te vetja.
Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim
Për ata që e kanë një biznes ose dëshirojnë ta nisin një. Anëtarët e grupit ushtrojnë mbajtjen e dokumenteve, tregtimin dhe administrimin e parave në dorë. Ata gjithashtu vënë në provë mënyra për t’i shtuar të ardhurat e tyre nëpërmjet eksperimenteve të biznesit të vogël.
Kërkimi Im për Vend Pune
Për ata që i kanë aftësitë për të gjetur një vend të mirë pune. Anëtarët e grupit gjejnë një punë duke i shquar mundësitë, duke punuar në rrjet, duke e paraqitur veten e tyre fuqishëm dhe duke u përgatitur për pyetjet e intervistës. Pjesëmarrja në këtë grup sjell si rrjedhojë gjetjen e një vendi pune.
Arsimim për Punë më të Mirë
Për ata të cilëve u nevojitet arsimim ose trajnim që të gjejnë një vend të mirë pune ose që të nisin një biznes. Anëtarët e grupit e shquajnë punën që do t’i ndihmojë ata të bëhen të mbështetur te vetja dhe më pas gjejnë një shkollë ose program (përfshirë Pathway-n) që i çon drejt asaj pune. Pjesëmarrja në këtë grup sjell si rrjedhojë një plan shkollor dhe huamarrje nga FQA-ja (nëse nevojitet).
Anëtarët e grupit që i plotësojnë kërkesat te Themeli Im dhe Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim mund të jenë të përshtatshëm për të marrë certifikata nga Kolegji i Biznesit i SHDM.