Raportoni:Tregojini shkurtimisht grupit diçka që bëtë javën e kaluar për të ndihmuar për zgjidhjen e një problemi.
Përsiatni:Si më shpëton mua në të vërtetë humbja e vetvetes në shërbimin ndaj të tjerëve?
Shikoni:“In the Lord’s Way” [“Në Mënyrën e Zotit”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 21.)
Diskutoni:Si mund t’i hapë pragjet e qiellit në jetën tuaj shërbimi ndaj të tjerëve?
Lexoni:Disa njerëz mendojnë se ata e meritojnë atë që të tjerët e kanë tashmë, gjë e cila mund të shkaktojë mëri. Të tjerë mendojnë se kanë të drejtën për të pasur gjëra që nuk i kanë fituar. Këto dy kurthe i verbojnë njerëzit që të shohin një të vërtetë thelbësore: të gjitha gjërat i përkasin Perëndisë. Mëria dhe e drejta për ta pasur diçka mund të mposhten duke u përqendruar te nevojat e të tjerëve. Lexoni Mosian 2:17, Mosian 4:26 dhe citimin nga Presidenti Gordon B. Hinkli (në të djathtë).
Lexoni:Citimet nga Plaku Robert D. Hejls dhe Presidenti Tomas S. Monson (në të djathtë)
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.
Veproni sipas planit që bëtë për t’i shërbyer dikujt.
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth shërbimit.