-
Raportoni:Tregojini shkurtimisht grupit diçka që e arritët javën e kaluar ngaqë e përdorët mirë kohën tuaj.
-
Përsiatni:Përse Ati Qiellor dëshiron që unë të marr përgjegjësi vetjake për jetën time?
-
Shikoni:“Sedrick’s Journey” [“Udhëtimi i Sedrikut”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 17.)
-
Diskutoni:Si mësojmë të vazhdojmë pa u ndalur edhe kur puna është e vështirë?
-
Lexoni:Doktrina e Besëlidhje 42:42 dhe citimi nga Presidenti Xhejms E. Faust (në të djathtë)
-
Diskutoni:Lexoni citimin nga Plaku D. Tod Kristoferson (në faqen 17). Përse Zoti pret nga ne që të punojmë për atë që marrim?
-
Përsiatni:Lexoni citimin nga Presidenti Tomas S. Monson (në të djathtë). Si reagoj unë kur përjetoj dështim?
-
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.