Shikoni:“He Polished My Toe” [“Më Lustroi Gishtin e Këmbës”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 5.)
Diskutoni:A besoni se ka zgjidhje për problemet tuaja? Si mund të kualifikohemi që fuqia e Zotit të na ndihmojë?
Lexoni:Referenca nga Manuali 2 dhe citimi nga Plaku Dallin H. Ouks (në të djathtë). Të jesh i mbështetur te vetja nuk do të thotë që ne mund të bëjmë apo arrijmë çdo gjë që na vjen në mendje. Përkundrazi, do të thotë të besojmë se nëpërmjet hirit apo fuqisë aftësuese të Jezu Krishtit dhe vetë përpjekjes sonë, ne jemi në gjendje t’i plotësojmë të gjitha nevojat shpirtërore e materiale të jetës që kërkojmë për veten tonë dhe familjet tona. Mbështetja te vetja është provë e mirëbesimit apo besimit tonë te fuqia e Perëndisë për të lëvizur male në jetën tonë dhe për të na dhënë forcë që të triumfojmë mbi sprovat dhe vuajtjet.
Diskutoni:Si ju ka ndihmuar hiri i Krishtit për t’i plotësuar nevojat shpirtërore dhe materiale të jetës?
Diskutoni:Lexojeni citimin nga Presidenti Marion G. Romni (në të djathtë). Si e dini nëse po bëheni më i mbështetur te vetja?
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përmbushni secilin zotim.
Lexojeni letrën nga Presidenca e Parë në faqen 3 dhe nënvizojini bekimet e premtuara. Çfarë duhet të bëni për t’i marrë ato? Shkruajini mendimet tuaja më poshtë.
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth mbështetjes te vetja.