Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 1


Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 1

Mateu 1–2; Lluka 1–2; Gjoni 1

A ward in the Philippines come to church on bikes, walking and on motorcycles. They walk into the meetinghouse and attend their classes and sacrament meeting. People speak, teachers teach, they sing, they learn and then they leave the building to go home.

Ky është mësimi i parë nga disa mësime të vlerësimit periodik ku do të marrësh pjesë gjatë gjithë studimit tënd të Dhiatës së Re. Këto mësime kanë për qëllim të të ndihmojnë të vlerësosh synimet, të mësuarit dhe rritjen tënde vetjake.

Qëllimi i mësimeve të vlerësimit

A person’s hand planting seeds into the dirt of a garden.

Vizato një figurë të thjeshtë të një bime në faza të ndryshme të zhvillimit të saj. Fotografia e paraqitur mund të të ndihmojë. Ndërsa vizaton, merr parasysh se si do t’i përgjigjeshe pyetjes në vijim. Kur ta kesh përfunduar vizatimin tënd, shkruaje në të njëjtën letër përgjigjen tënde për pyetjen.

  • Si është rritja jote shpirtërore e ngjashme me rritjen e një bime?

Presidenti M. Rasëll Ballard, Presidenti Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi disa veprime që mund të ndërmarrim për ta shtuar rritjen tonë shpirtërore dhe për t’u përqendruar te synimet tona të përjetshme:

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Përgjatë viteve, kam vërejtur se ata që arrijnë më shumë në këtë botë, janë ata që kanë një përfytyrim për jetën e tyre, me synime për t’i mbajtur të përqendruar në përfytyrimin e tyre dhe plane taktike për mënyrën se si t’i arrijnë ato. Ta dish se ku je duke shkuar dhe mënyrën se si pret të mbërrish atje mund t’i japë kuptim, qëllim dhe përmbushje jetës. …

kthehemi në prani [të Perëndisë] dhe të marrim bekimet e përjetshme që vijnë nga bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve, janë synimet më të rëndësishme që mund të vendosim. …

Kam zbuluar se, që të qëndroj i përqendruar në kthimin dhe marrjen e bekimeve të premtuara, unë duhet të gjej kohë rregullisht që ta pyes veten time: ‘Si po ia kalon?’

Është si të kesh një intervistë personale, vetjake me veten tënde. Dhe nëse kjo tingëllon e pazakontë, mendoni këtë: Kush në këtë botë ju njeh më mirë sesa e njihni ju veten tuaj? Ju i dini mendimet tuaja, veprimet tuaja vetjake, dëshirat tuaja dhe ëndrrat, synimet e planet tuaja. Dhe ju e dini më mirë se çdokush tjetër mënyrën se si po përparoni gjatë rrugës së kthimit dhe të marrjes.”

(M. Rasëll Ballard, “Të Kthehemi dhe të Marrim”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 62–64.)

  • Çfarë mësove nga Presidenti Ballard rreth matjes periodike të rritjes shpirtërore?

Për të të ndihmuar ta matësh rregullisht rritjen tënde, disa nga mësimet e tua do të veprojnë si vlerësime të të mësuarit. Këto mësime mund të shihen si mundësi për të përsiatur dhe festuar se si ke mësuar dhe je përmirësuar. Ato mund të jenë gjithashtu një mundësi për të përcaktuar gjërat që ende duhet të mësosh ose mënyrat se si ende mund të përmirësohesh.

Ardhja te Jezu Krishti dhe të bërit dishepulli i Tij

Një nga qëllimet kryesore të seminarit është të të ndihmojë të vish më plotësisht te Jezu Krishti dhe të jesh dishepulli i Tij ose pasuesi i Tij. Dëgjimi i fjalëve të Shpëtimtarit përmes studimit tonë të shkrimeve të shenjta dhe zbulesës vetjake është një komponent i rëndësishëm i ndjekjes së Jezu Krishtit.

Merr disa minuta për të vlerësuar studimin tënd vetjak të shkrimeve të shenjta dhe përpjekjet për të marrë zbulesë vetjake. Mbaji shënim mendimet e tua në ditarin tënd të studimit. Këtu janë disa pyetje për të të ndihmuar që të vlerësosh:

  • Si ka ecur studimi yt vetjak i shkrimeve të shenjta? Çfarë përmirësimesh ke bërë në aftësinë tënde për ta studiuar dhe zbatuar fjalën e Zotit në jetën tënde? Cili është një aspekt i studimit tënd të shkrimeve të shenjta që ka qenë i vështirë ose nuk ka funksionuar dhe që dëshiron ta përmirësosh?

  • Si e ke ndier mësimin apo nxitjen nga Fryma e Shenjtë këtë vit? Çfarë pyetjesh ke për marrjen e zbulesës vetjake? Çfarë mund të bësh për të kërkuar më shumë mundësi për ta ndjerë zërin e Shpirtit?

Demonstroje të mësuarit tënd

Zgjidh të bësh njërën ose të dyja aktivitetet e mëposhtme për të treguar atë që ke mësuar për Jezu Krishtin dhe rolet e Tij nga studimi yt i kapitujve Mateu 12 ; Lluka 12 dhe Gjoni 1 . Mund të rishikosh në ditarin tënd të studimit për të të kujtuar të vërtetat që ke mësuar.

Alternativa A: Një krijim që i fton të tjerët të shohin ftesën “ja Qengji i Perëndisë”

Te Gjoni 1, ne lexojmë ftesën e Gjon Pagëzorit për pasuesit e tij që të shohin ftesën “ja Qengji i Perëndisë” ( Gjoni 1:36). Një kuptim i fjalës ja është të shikosh, të vësh re ose t’i kushtosh vëmendje të kujdesshme diçkaje ose dikujt.

Për këtë veprimtari, krijo diçka që mund t’i ndihmojë njerëzit të shohin ftesën “ja Qengji i Perëndisë” ose të ndalen dhe të reflektojnë mbi Të dhe rolet që Ai kryen në jetën tonë. Fillo duke menduar për cilësitë, rolet dhe emrat e Krishtit që ke mësuar. Gjej fragmente të shkrimeve të shenjta ku i ke mësuar këto të vërteta për Jezu Krishtin. Merr parasysh të përdorësh një shkrim të shenjtë si temë për atë që krijon. Për këtë veprimtari mund të bësh një nga projektet e mëposhtme:

  • Krijo një paraqitje artistike të një cilësie, një roli, një emri ose një titulli të Krishtit që është veçanërisht kuptimplotë për ty dhe jep një shpjegim për atë që krijove.

  • Shkruaj për një përvojë vetjake që të ka ndihmuar ta thellosh të kuptuarin tënd për Shpëtimtarin.

  • Kërkoju shokëve/shoqeve të klasës, miqve ose pjesëtarëve të familjes të tregojnë gjërat që kanë vënë re për Krishtin. Përdori mendimet e tyre në atë që po krijon. Disa shembuj mund të jenë një shënim në ditar, një përshkrim artistik ose një material filmik i redaktuar i asaj që ata treguan.

Alternativa B: Një paraqitje e Jezu Krishtit

Krijo një listë me tre tituj të Shpëtimtarit që do të përdorje për t’ia bërë të njohur dikujt Jezu Krishtin. Përcakto dhe cito fragmentet e shkrimeve të shenjta ku i gjete ato. Përfshi një shpjegim të shkurtër se çfarë do të thotë çdo titull dhe se si mund të jetë ndryshe jeta e një personi nëse ata e dinë rëndësinë e këtyre titujve.

Përfshi një histori nga shkrimet e shenjta ose një përvojë vetjake ku Shpëtimtari demonstron çdo titull që zgjodhe. Për shembull, mund të rendisësh titullin “Emanuel”, që do të thotë “[Perëndia] me ne” ( Mateu 1:23). Mund të përcaktosh shembuj nga jeta jote ose jeta e të tjerëve ku Shpëtimtari ishte “me” ty ose me ata.

Kjo veprimtari mund të kryhet si një paraqitje artistike (si një vizatim, pikturë ose skulpturë) ose thjesht me shkrim. Merr parasysh të kërkosh mënyra për të vazhduar gjetjen e titujve të Shpëtimtarit ndërsa studion Dhiatën e Re këtë vit.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1. Jep një shpjegim të krijimit tënd. Shpjego se çfarë bërë dhe pse. Përndryshe, mund t’i dërgosh një fotografi me mesazh elektronik mësuesit/es ose klasës apo t’u shpërndash atyre një material filmik herën tjetër që do të takoheni së bashku.