Seminari
Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 6:19–20


Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 6:19–20

“Trupi Juaj Është Tempulli i Frymës së Shenjtë”

Dy të rinj ecin nëpër një urë. Është vjeshtë. Djemtë duket se janë duke bashkëbiseduar. Ura shtrihet mbi një liqen. Në largësi mund të shihen fusha dhe pajisje të këndit të lojërave.

Në studimin tënd të kapitullit te 1 Korintasve 6, ti mësove për standardin e Zotit për pastërtinë seksuale dhe rëndësinë e trupit tënd fizik. Ky mësim do të të ndihmojë ta rritësh zotërimin tënd për këto mësime duke të dhënë mundësinë ta mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 1 Korintasve 6:19–20, ta shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Përfytyro sikur je në një diskutim të klasës ose kuorumit kur një shok klase më i ri e pyet mësuesin: “Çfarë është me saktësi ligji i dëlirësisë?” Mësuesi kërkon nga nxënësit e tjerë, përfshirë ty, të përgjigjeni.

Duke përdorur të vërtetat e dhëna mësim në fragmentin e zotërimit doktrinor te 1 Korintasve 6:19–20, planifiko atë që mund t’u tregosh shokëve të klasës për t’i ndihmuar ata të kuptojnë standardin e Zotit për pastërtinë seksuale, ose dëlirësinë, dhe arsyen përse është e rëndësishme.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përgjigju për pyetjen vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Duke përdorur mësimet e shënuara te 1 Korintasve 6:19–20, si mund t’ia shpjegoje dikujt se çfarë është ligji i Zotit për dëlirësinë dhe përse ai është i rëndësishëm?

Që të të ndihmojë ta mësosh përmendsh referencën për fragmentin e zotërimit doktrinor te 1 Korintasve 6:19–20 dhe frazën kyç të tij të shkrimit të shenjtë, “Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë”, merre parasysh të krijosh një figurë, meme ose kolazh me fotografi që të përfaqësojë këtë fragment dhe doktrinën e dhënë mësim. Materiali pamor që krijon, duhet të jetë i paharrueshëm, por duhet të jetë gjithashtu nderues dhe respektues i shkrimit të shenjtë dhe doktrinës që ai na mëson. Ti mund ta përdorësh figurën që vizatove të personit që qëndron pranë tempullit, në këtë veprimtari për mësimin për kapitullin te 1 Korintasve 6. Sigurohu që ta shkruash referencën 1 Korintasve 6:19–20 dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë diku pranë figurës sate.

Ndërsa e shikon paraqitjen pamore që ke krijuar apo zgjedhur, përsëriti në mendjen tënde referencën e fragmentit të shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, derisa ta ndiesh se i ke mësuar përmendsh.

Ushtroje vënien në zbatim

Në ditarin tënd të studimit mbaj shënim shkurtimisht atë që di dhe mban mend për parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore pa iu referuar burimeve të tjera. Kur të kesh mbaruar, referoju materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) për të kontrolluar njohurinë tënde dhe për të shtuar ndonjë informacion të rëndësishëm që mund të të ketë kaluar pa u vënë re.

Përsiat për situatën në vijim. Më pas përgjigju për pyetjet që vijojnë, duke përdorur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrinën e dhënë mësim te 1 Korintasve 6:19–20trupat tanë janë tempujt e Perëndisë ku mund të banojë Fryma. Përndryshe, ti mund të krijosh edhe një skenar tjetër që ka më tepër lidhje me ty ose me të rinjtë në zonën tënde.

Një adoleshent është rritur duke i ditur standardet e Zotit për dëlirësinë, por, pasi ka qenë në një marrëdhënie serioze për ca kohë, ndien dëshirën për t’i shprehur ndjenjat e tij nëpërmjet përfshirjes në një marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij. Ai ka pjesëtarë të familjes dhe shokë që kanë kryer marrëdhënie seksuale përpara martese dhe të gjithë duken të lumtur.

Shqyrtoji konceptet e pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, theksoi se “rëndësia e përjetshme e dëlirësisë mund të kuptohet vetëm brenda kontekstit më të gjerë të planit të lumturisë të Atit tonë Qiellor për fëmijët e Tij” (“Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë”, Liahona, maj 2013, f. 41).

  • Cilat aspekte specifike të planit të Atit Qiellor për shpëtimin do të doje që dikush në këtë situatë t’i kuptonte dhe mendonte?

  • Si ndikojnë të vërtetat te 1 Korintasve 6:19–20 në mënyrën se si ti e sheh ligjin e dëlirësisë dhe marrëdhënien tënde me Kreun-Perëndi?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Merre parasysh të zgjedhësh një ose më shumë nga burimet vijuese të caktuara në mënyrë hyjnore, për të kërkuar të vërtetat që do të zbatoheshin dhe do të të ndihmonin në skenarin që zgjodhe.

Përgjigju për pyetjen vijuese:

  • Çfarë gjete që mund të të ndihmojë në këtë skenar?

Vepro me besim

  • Cilat janë disa mënyra të ndryshme se si një individ mund të zgjedhë që të veprojë me besim në këtë situatë?

  • Çfarë përvojash ke pasur me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që do të të ndihmonin t’u besoje Atyre dhe t’i ndiqje mësimet e Tyre?

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Bëj sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Përmblidh se si secili prej parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund të zbatohet në këtë skenar. Nëse krijove skenarin tënd, sigurohu gjithashtu që të përfshish një përmbledhje të shkurtër të asaj situate.