Seminari
Zotërimi Doktrinor: 2 Thesalonikasve 2:1–3


Zotërimi Doktrinor: 2 Thesalonikasve 2:1–3

“Dita e Krishtit … nuk do të Vijë, Pa Ardhur më Parë Rënia”

Figura e një burri në një tryezë pune duke shkruar mbi pergamenë

Në mësimin e mëparshëm, ti mësove se ishte profetizuar në kohët e lashta se përpara Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit, do të ndodhte një Braktisje e Kishës së Tij (shih te “2 Thesalonikasve 2”). Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 2 Thesalonikasve 2:1–3, të shpjegosh doktrinën e Braktisjes dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Mësoje përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 2 Thesalonikasve 2:1–3. Një mënyrë për ta bërë këtë është të kryesh veprimtarinë vijuese (ose një të ngjashme duke përdorur programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor]):

Shkruaj 2 Thesalonikasve 2:1–3: “Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia” në ditarin tënd të studimit ose në pajisjen tënde digjitale.

Përsërite referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë me zë të lartë ose në mendje disa herë.

Fshije ose hiqe një frazë, siç është “pa ardhur më parë rënia” dhe provo ta përsëritësh përsëri të plotë referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Vazhdo të fshish ose të heqësh fraza të tjera derisa të mund ta përsëritësh të gjithë referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë përmendsh.

Ti mund të kujtosh që kur studiove kapitullin te 2 Thesalonikasve 2, mësove se ishte profetizuar në lashtësi se përpara Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit, do të ndodhte një Braktisje e Kishës së Tij.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Shkruaj një shpjegim se çfarë është Braktisja e Madhe dhe përse ndodhi. Shkruaje sikur po ia shpjegon Braktisjen një fëmije. Përdori të vërtetat nga vargjet te 2 Thesalonikasve 2:1–3 si pjesë e shpjegimit tënd dhe përfshi ide rreth mënyrës se pse ishte e nevojshme Rivendosja e plotë e Kishës së Krishtit.

Ushtroje vënien në zbatim

Ndërsa e vazhdon këtë mësim, do të kesh mundësinë të ndihmosh dikë t’i zbatojë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Për të parë se sa mirë i mban mend këto parime, provo t’i përputhësh pohimet vijuese me parimin e marrjes së njohurisë shpirtërore që përshkruan çdo pohim.

  1. “Kërkuesit e sinqertë të së vërtetës duhet të jenë të kujdesshëm ndaj burimeve të pasigurta të informacionit.”

  2. “Mirëbesoji Perëndisë dhe kthehu tek Ai, fillimisht nëpërmjet lutjes së sinqertë, një studimi të mësimeve të Tij dhe bindjes ndaj urdhërimeve të Tij.”

  3. “Merri parasysh [pyetjet] në kontekstin e planit të shpëtimit dhe mësimeve të Shpëtimtarit.”

  1. Vepro me besim.

  2. Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

  3. Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Përgjigjet për detyrën e kontrollit gjenden në fund të mësimit.

Nëse duhet t’i përsëritësh më tej këto parime, lexo paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

Përfytyro sikur po i shkruan mesazh shokut tënd Ilirit, i cili është anëtar i një kishe tjetër të krishterë. Ai është shumë i përkushtuar ndaj Jezu Krishtit dhe e studion Biblën shpesh. Në një mesazh për ty, Iliri tha: “Sot pastori im na mësoi se anëtarët e kishës tënde besojnë se kisha juaj është kisha e vetme e vërtetë dhe çdo kishë tjetër është e rreme. A është e vërtetë kjo? Unë ndihem më pranë Perëndisë për shkak të kishës sime. Si mund të mos jetë prej Perëndisë?”

  • Përse mund të jetë e natyrshme që anëtarët e kishave të tjera të kenë pyetje si kjo?

  • Si mund t’i përgjigjesh Ilirit në një mënyrë si e Krishtit?

Ti i përgjigjesh mesazhit të Ilirit duke e falënderuar atë për pyetjen e tij të matur. Ti e pyet nëse mund t’ia kthesh atij përgjigjen të nesërmen dhe ai pranon.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Përdori parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të përgatitur një përgjigje për Ilirin. Sigurohu që t’i përdorësh të tria parimet. Përdori pyetjet dhe veprimtaritë vijuese për të të ndihmuar të përgatitësh përgjigjen tënde.

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Si mund t’i përdorësh të vërtetat e dhëna mësim te 2 Thesalonikasve 2:1–3 për ta ndihmuar llirin?

Gjej të paktën tri shkrime të shenjta, biseda apo artikuj të tjerë që ti mendon se do të ishin të dobishme në këtë situatë. Merre parasysh të përdorësh burimet vijuese:

  1. Lexo pjesët “Braktisje” dhe “Rivendosje e Ungjillit” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Këto pjesë mund të gjenden në scriptures.ChurchofJesusChrist.org.

  2. Referoju shkrimeve të shenjta dhe pohimeve nga mësimi “2 Thesalonikasve 2” ose nga “Mësimi 1: Mesazhi i Rivendosjes së Ungjillit të Jezu Krishtit” te Predikoni Ungjillin Tim (2005), f. 31–46.

  • Cilat fragmente të shkrimit të shenjtë apo burimeve të tjera gjete që mund të të ndihmojnë t’i përgjigjesh Ilirit?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Cilat të vërteta për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin do të doje t’i tregoje Ilirit që mund ta ndihmojnë atë të kuptojë nevojën për Rivendosje?

Vepro me besim

  • Cilat veprime të caktuara mund ta ftosh Ilirin që t’i ndërmarrë ai në mënyrë që ta mësojë vetë arsyen përse ishte e nevojshme Rivendosja e Kishës së Krishtit?

  • Çfarë lloj përvojash mund të presë të ketë Iliri nëse ai i ndërmerr këto veprime?

  • Në ç’mënyra është ftesa që ai të ndërmarrë një veprim, një akt besimi nga ana jote?

Përgjigjet e sakta për veprimtarinë me përputhje janë 1) c; 2) a; 3) b.