Zotërimi Doktrinor: Hebrenjve 12:9
Ati Qiellor është “Ati [i] Shpirtrave”
Në studimin tënd të vargut te Hebrenjve 12:9, ti mësove rreth marrëdhënies tënde me Perëndinë, i cili është “Ati [i] shpirtrave” dhe se si kjo mund të ndikojë në jetën tënde. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Hebrenjve 12:9, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Shpjego dhe mëso përmendsh
Në mësimin e mëparshëm ti mësove se Perëndia është Ati i shpirtrave tanë. Përfytyro sikur po flet me një shok i cili po vë në pikëpyetje faktin se kush është. Përdore vargun te Hebrenjve 12:9 për ta ndihmuar atë. Teksa u përgjigjesh pyetjeve të tij ose trajton shqetësimet e tij, merre parasysh të përfshish sa vijon:
-
Çfarë do të thotë që ne jemi fëmijë të Perëndisë dhe përse është e rëndësishme ta dimë këtë
-
Si mund të ndikojë fakti a e kuptojmë ose jo këtë të vërtetë në identitetin dhe vetëvlerësimin tonë
-
Mënyrat se si bota përpiqet të ndikojë te njohuria jonë rreth faktit se kush jemi dhe te marrëdhënia jonë me Perëndinë dhe përse ne do të donim t’u rezistonim këtyre ndikimeve
Në ditarin tënd të studimit, shkruaj shkronjën e parë të çdo fjale në fragmentin e shkrimit të shenjtë te Hebrenjve 12:9 dhe frazën kyç të tij nga shkrimi i shenjtë, “Ati Qiellor është ‘Ati [i] shpirtrave’”. Përsërite fragmentin dhe frazën, duke përdorur vetëm shkronjat e para të çdo fjale si të dhëna ndihmëse. Numëro se sa përsëritje duhen përpara se ta ndiesh se e ke mësuar përmendsh.
Ushtroje vënien në zbatim
Për të të ndihmuar t’i përsëritësh tri parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, merri parasysh fjalët kyç vijuese:
-
Besimi
-
Këndvështrimi
-
Burimet