Seminari
Përsëritja 13 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 13 e Zotërimit Doktrinor

Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta

Një e re e ulur në tavolinë në shtëpinë e saj. Përpara saj ka libra dhe letra të shpërndara. Ajo po mban një stilolaps në dorë.

Mbajtja mend se ku t’i gjesh fragmentet e shkrimeve të shenjta dhe çfarë ato të mësojnë, mund të të ndihmojë kur je duke ua treguar të vërtetat e ungjillit të tjerëve. Studimi yt sot duhet të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re.

Mësoji përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë duke përdorur figura

Ky mësim mund të të ndihmojë të përsëritësh fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe të mendosh për mënyrën se si të vërtetat që ato mësojnë, mund të të ndihmojnë në shumë situata. Nëse nuk i ke shenjuar ende këto fragmente të shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të tyre në shkrimet e tua të shenjta, merre parasysh ta bësh këtë.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Korintasve 6:19–20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Korintasve 11:11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Korintasve 15:20–22

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Korintasve 15:40–42

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie.

Ilustrimi i frazës kyç

Figurat dhe ndihmat e tjera pamore mund të na ndihmojnë të kujtojmë informacion të rëndësishëm. Mendo për mënyrën se si përdorimi i materialeve pamore mund të të ndihmojë të kujtosh referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë.

  • Çfarë përfaqësojnë simbolet vijuese?

Ikonë e zezë tempulli
Ilustrim i një shenje ndal
Ikona e personave me aftësi të kufizuara

Në vijim janë shembuj të fragmenteve të zotërimit doktrinor të përshkruara me anë të simboleve ose figurave. Vështroji figurat dhe shih nëse mund të përcaktosh një fragment për zotërimin doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në të.

Një person me një shenjë barazimi dhe një tempull
Imazhe të vogla që përfaqësojnë mbretërinë e planit të shpëtimit. Dielli, Hëna, Yjet

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Plotësoje veprimtarinë vijuese dhe përfshije atë në ditarin tënd të studimit:

Në katër fletë shënimi ose fletë letre të ndryshme rishkruaje secilin nga fragmentet e zotërimit doktrinor të renditura më parë. Në anën e kundërt të çdo flete krijo një ilustrim që të ndihmon t’i mbash mend frazat kyç. Ti mund të vizatosh figurat e tua ose të përdorësh materiale pamore siç janë figurat e vogla, emoji-t [simbole grafike] ose fotografitë. Kjo veprimtari nuk kërkon që ti të jesh një artist i zoti. Ilustrimi yt duhet të jetë i paharrueshëm, por nuk duhet të jetë mosrespektues ose t’i trajtojë me lehtësi temat e shenjta.

Kur të mbarosh, përdori ilustrimet e tua për të përsëritur frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Nëse është e mundur, shpjegoja ilustrimet e tua një shoku apo anëtari të familjes. Përpiqu të kujtosh sa më shumë të mundesh nga fraza kyç.

Zbatimi i frazave kyç të shkrimit të shenjtë në jetë

Për t’i përsëritur fragmentet mësimin përmendsh të të cilëve sapo e ushtrove, bëj detyrën vijuese të kontrollit, duke përcaktuar se cili fragment i zotërimit doktrinor mund të jetë më i dobishëm në secilën prej situatave vijuese:

  1. Një e re thotë: “Kam dëgjuar diku që të gjithë do të ringjallen për shkak të Jezu Krishtit. A është e vërtetë kjo?”

  2. Një shok pyet veten se përse ne duhet të kujdesemi për trupat tanë nëse do të ringjallemi gjithsesi.

  3. Një shok nuk mendon se ia vlen mundimi të martohesh.

  4. Gjyshi i një të riu sapo ka ndërruar jetë dhe i riu ka pyetje rreth jetës së përtejme.