Seminari
Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor

Përsëritja 15 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

Të rinj e të reja të ndryshëm mblidhen së bashku. Ata duket se janë në kishë në një orë mësimore të Shkollës të së Dielës. Ata kanë shkrime të shenjta dhe buzëqeshin. Kjo po ndodh në Samoa.

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si t’i zbatosh siç duhet fragmentet e zotërimit doktrinor ndërsa ua mëson ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve. Ky mësim do të të japë mundësi të ushtrosh zbatimin e disa prej fragmenteve të zotërimit doktrinor në një llojshmëri situatash mësimdhënieje.  

Veprat standarde përmbajnë shumë histori të njerëzve që përdorin shkrimet e shenjta për t’u dhënë mësim të tjerëve. Disa shembuj përfshijnë Jezu Krishtin që u jep mësim dy prej dishepujve të Tij në rrugën për në Emaus (Lluka 24:27), Nefin që i nxit vëllezërit e tij të marrin fletët prej tunxhi (shih te 1 Nefi 4:2) dhe Moronin që udhëzon Jozef Smith të riun (Joseph Smith – Historia 1:36–41).

  • Kur i ke përdorur ti apo dikush që ti njeh, shkrimet e shenjta për t’u dhënë mësim të tjerëve?

  • Si mendon, përse është e rëndësishme t’i përdorim shkrimet e shenjta krahas shpjegimeve tona ndërsa u japim mësim të tjerëve?

Shqyrto listën vijuese të referencave të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Përsiat për situata të ndryshme me të cilat mund të përballesh, ku mund t’i përdorësh këto fragmente për t’i dhënë mësim dikujt.

Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve–Zbulesa

1 Korintasve 6:19–20

“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.”

1 Korintasve 11:11

“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.”

1 Korintasve 15:20–22

“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.”

1 Korintasve 15:40–42

Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie.

Efesianëve 1:10

“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.”

Efesianëve 2:19–20

Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke q[e]në Jezu Krishti vetë guri i qoshes”.

2 Thesalonikasve 2:1–3

“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.”

2 Timoteut 3:15–17

“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.”

Hebrenjve 12:9

Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”.

Jakob [Bibël] 1:5–6

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”

Jakob [Bibël] 2:17–18

“Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”

1 Pjetër 4:6

“Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.”

Zbulesa 20:12

“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përzgjidh dy nga situatat vijuese dhe përgjigjju pyetjeve përkatëse në ditarin tënd të studimit:

Ceremoni varrimi

Përfytyro sikur të kanë kërkuar të flasësh në ceremoninë e varrimit të një njeriu të dashur.

  • Cilat janë tre fragmentet e zotërimit doktrinor që mund të tregosh?

  • Si mendon se mund të ndihmojnë këto fragmente?

Përzgjidh njërin nga shkrimet e shenjta që zgjodhe për këtë situatë, dhe lexoje të gjithë fragmentin.

  • Çfarë tjetër mësove krahas frazës kyç të shkrimit të shenjtë?

Mision

Përfytyro sikur ti dhe shoku yt i misionit po i jepni mësim dikujt i cili pyet veten se përse na nevojitet një kishë e rivendosur.

  • Cilat janë tre fragmentet e zotërimit doktrinor që mund të tregosh?

  • Si mendon se mund të ndihmojnë këto fragmente?

Përzgjidh njërin nga shkrimet e shenjta që zgjodhe për këtë situatë, dhe lexoje të gjithë fragmentin.

  • Çfarë tjetër mësove krahas frazës kyç të shkrimit të shenjtë?

Takim Shpirtëror për Rininë

Përfytyro sikur je pjesë e një komiteti rinor që është caktuar të zgjedhë temat për takimin e ardhshëm shpirtëror për rininë në kunjin apo distriktin tuaj.

  • Cilat janë tre fragmentet e zotërimit doktrinor që mund të tregosh?

  • Si mendon se mund të ndihmojnë këto fragmente?

Përzgjidh njërin nga shkrimet e shenjta që zgjodhe për këtë situatë, dhe lexoje të gjithë fragmentin.

  • Çfarë tjetër mësove krahas frazës kyç të shkrimit të shenjtë?

Mik

Përfytyro sikur ke një mik i cili ka vështirësi të ndihet pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ai kërkon këshillën tënde.