Seminari
Veprat e Apostujve 17:1–14


Veprat e Apostujve 17:1–14

Shqyrto Shkrimet e Shenjta

Një e re e ulur në dhomën e gjumit të saj dhe që lexon shkrimet e saj të shenjta

A e ke pyetur veten ndonjëherë se përse është kaq e rëndësishme që t’i studiosh shkrimet e shenjta? Disa nga përvojat që Pali dhe shokët e tij misionarë patën në udhëtimin e dytë misionar të Palit, ilustrojnë fuqinë që fjala e Perëndisë mund të ketë te ne. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndiesh një dëshirë më të madhe për të përjetuar bekimet e studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta.

Ide nga studimi yt i shkrimeve të shenjta

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Në ditarin tënd të studimit, përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Cilat janë disa ide për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij që i ke fituar nga një studim i fundit i shkrimeve të shenjta?

  • Cilat janë disa vargje ose ndodhi, që i ke studiuar së fundmi që kanë qenë kuptimplote për ty? Përse?

  • Nëse një shok do të të pyeste se përse ti e ndien se është e rëndësishme t’i studiosh vazhdimisht shkrimet e shenjta, si do t’i përgjigjeshe?

Shembuj të vlerës së shkrimeve të shenjta

Disa nga përvojat që Pali pati gjatë udhëtimit të tij të dytë misionar, ilustrojnë vlerën e studimit të shkrimeve të shenjta. Shkruaje titullin vijues në ditarin tënd të studimit: Mënyra se si studimi i shkrimeve të shenjta mund ta bekojë jetën time. Teksa studion sot, kërko ide që mund t’i renditësh nën këtë titull.

Nëse janë në dispozicion, përdor Hartat e Biblës, nr. 13, “Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal”, për të gjetur vendndodhjen e Thesalonikit dhe vendeve të tjera ku Pali u zhvendos gjatë udhëtimit të tij të dytë misionar.

Lexo te Veprat e Apostujve 17:1–4 dhe kërko atë që Pali bëri në mesin e judenjve në Thesaloniki.

  • Çfarë mendon se është domethënëse rreth përpjekjeve të Palit?

  • Çfarë të ndihmon kjo ndodhi të kuptosh rreth vlerës së shkrimeve të shenjta?

Mesazhi i Palit për judenjtë në Thesaloniki na kujton që shkrimet e shenjta dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij hyjnor (shih te Gjoni 5:39). Merre parasysh ta shtosh këtë të vërtetë te lista në ditarin tënd të studimit.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth qëllimit të shkrimeve të shenjta. Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “The Blessings of Scripture” [“Bekimi prej Shkrimeve të Shenjta”] nga kodi kohor 10:49–11:21 ose të lexosh thënien më poshtë.

15:36

The Blessing of Scripture

The central purpose of all scripture is to fill our souls with faith in God the Father and in His Son, Jesus Christ.

Portreti i Plakut D. Tod Kristoferson. Fotografuar në mars 2020.

“Në fund, qëllimi kryesor i gjithë shkrimit të shenjtë është që të mbushë shpirtin tonë me besim tek Perëndia, Ati dhe tek Biri i Tij, Jezu Krishti – besim që Ata ekzistojnë; besim tek plani i Atit për pavdekësinë dhe jetën tonë të përjetshme; besim tek Shlyerja dhe Ringjallja e Jezu Krishtit, që i jep jetë këtij plani të lumturisë; besim që ta bëjmë ungjillin e Jezu Krishtit mënyrë jetese; dhe besimin që të arrijmë të njohim ‘të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që [Ai ka] dërguar’ (Gjoni 17:3).”

(D. Tod Kristoferson, “Bekimi prej Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, maj 2010, f. 34)

  • Cilin prej bekimeve të përmendura nga Plaku Kristoferson ke përjetuar përmes studimit tënd të shkrimit të shenjtë?

  • Cilat janë disa vargje të shkrimit të shenjtë që e kanë rritur besimin tënd tek Ati Qiellor dhe te Jezu Krishti? Si të ndihmuan të vërtetat e dhëna mësim në këto vargje, ta rritësh besimin tënd?

Ndërkohë që shumë gra dhe burra në Thesaloniki besuan dhe u kthyen në besim nëpërmjet mësimeve të Palit, të tjerët formuan një turmë në përpjekje për të arrestuar Palin dhe Silën (shih te Veprat e Apostujve 17:4–5). Pali dhe Sila mundën që të shpëtonin nga turma dhe shkuan në qytetin e afërt të Bereas, ku vazhduan të predikonin.

Lexo te Veprat e Apostujve 17:10–12, duke kërkuar mënyrën se si Pali dhe Sila u pritën nga njerëzit në Berea. Merre parasysh shenjimin e fjalëve ose frazave që ti ndien se janë domethënëse.

  • Si i ndihmoi studimi i përditshëm i shkrimeve të shenjta këta njerëz?

Një e vërtetë që mund të përcaktohet nga kjo ndodhi, është kjo: studimi i rregullt i shkrimeve të shenjta mund të na përgatitë ta dallojmë dhe besojmë të vërtetën. Merre parasysh ta shtosh këtë të vërtetë te lista në ditarin tënd të studimit.

Mendo rreth mënyrës se si studimi i rregullt i shkrimeve të shenjta mund të të ndihmojë në situatat vijuese:

  • Njëri nga mësuesit e tu në shkollë shpjegon një koncept që bie në kundërshtim me bindjet e tua.

  • Disa nga shokët e tu të nxitin të përfshihesh në sjellje që bien në kundërshtim me standardet e tua, duke thënë: “Për një herë të vetme nuk të gjen gjë”.

  • Në konferencën e përgjithshme, një Apostull jep mësim diçka që bie në kundërshtim me prirjet aktuale të botës.

Bekimet e tjera prej studimit të shkrimeve të shenjta

Të vërtetat që ke përcaktuar nga Veprat e Apostujve 17, ilustrojnë vetëm disa nga bekimet që mund të marrim përmes studimit të shkrimeve të shenjta.

Gjej pak minuta për të studiuar disa ose të gjitha fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta, duke kërkuar bekime të tjera që mund të marrim nga Perëndia duke studiuar fjalët e Tij dhe fjalët e profetëve të Tij, siç gjenden në shkrimet e shenjta. Shtoji idetë e tua në listën në ditarin tënd të studimit.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Në ditarin tënd të studimit, përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Çfarë është më e rëndësishme në listën që krijove?

  • Cilin nga bekimet në listën tënde dëshiron ta përjetosh më shumë tani? Përse?

  • Çfarë mund të bësh për ta bërë studimin tënd nga shkrimet e shenjta një përvojë më të vlefshme dhe më të shenjtë?

  • Çfarë bekimesh ke përjetuar përmes studimit të rregullt të fjalëve të Perëndisë në shkrimet e shenjta?

Bëj një plan

Si pjesë e pjesëmarrjes tënde në seminar, ti je ftuar të vendosësh një synim që lidhet me studimin tënd të përditshëm të shkrimeve të shenjta. Gjej një çast për të vlerësuar ecurinë tënde në lidhje me këtë synim dhe bëj çfarëdo rregullim të nevojshëm që të mund të jesh më i suksesshëm ndërsa ecën përpara.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 3. Për të të ndihmuar ta vlerësosh ecurinë tënde, përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cili ishte synimi i studimit të shkrimit të shenjtë që i vendose vetes?

  • Si po të ndihmon ky synim të kesh një përvojë më kuptimplote në studimin vetjak të shkrimit të shenjtë?

  • Çfarë rregullimesh nevojitet të bësh?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Çfarë bekimesh të tjera janë në dispozicion nga studimi i përditshëm i shkrimeve të shenjta?

Duke folur për leximin e Librit të Mormonit çdo ditë, Presidenti Rasëll M. Nelson premtoi sa vijon:

Portreti zyrtar i Presidentit Rasëll M. Nelson, i bërë në janar 2018

“Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, unë ju premtoj se, kur e studioni me lutje Librin e Mormonit çdo ditë, ju do të merrni vendime më të mira – çdo ditë. Ju premtoj se, teksa e përsiatni atë që studioni, dritaret e qiellit do të hapen dhe ju do të merrni përgjigje për vetë pyetjet tuaja dhe drejtim për vetë jetën tuaj. Ju premtoj se, ndërsa e zhytni veten përditë në Librin e Mormonit, ju mund të fitoni imunitet kundër të ligave të ditës, përfshirë edhe murtajën dërrmuese të pornografisë dhe varësive të tjera që na mpijnë mendjen.”

(Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Liahona, nëntor 2017, f. 62)

Presidenti Dallin H. Ouks, i krahasoi shkrimet e shenjta me një Urim dhe Thumim që mund t’i përdorim për të marrë zbulesë nga Zoti:

Portreti Zyrtar i Presidentit Dallin H. Ouks, i bërë në mars 2018.

“Ne nuk e mbitheksojmë çështjen kur themi se shkrimet e shenjta mund të jenë një Urim dhe Thumim për ta ndihmuar secilin prej nesh të marrë zbulesë vetjake.

Për shkak se ne besojmë se leximi i shkrimeve të shenjta mund të na ndihmojë të marrim zbulesë, ne nxitemi t’i lexojmë ato herë pas here. Nëpërmjet këtyre mënyrave, ne kemi qasje tek ato çka Ati ynë Qiellor do të donte që ne të dinim dhe bënim në jetën tonë vetjake sot. Kjo është një arsye përse shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë në studimin e përditshëm të shkrimeve të shenjta.”

(Dallin H. Oaks, “Scripture Reading and Revelation”, Ensign, janar 1995, f. 8)