Ndihma për Studimin
Harta 13: Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal


Harta 13

Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal

Harta 13 e Biblës

V

Harta 13 Kyçi

Udhëtimi i Parë

Udhëtimi i Dytë

Udhëtimi i Tretë

Udhëtimi për në Romë

Italia

Deti i Zi

Roma

Maqedonia

Ponti

Tri Tavernat

Bitinia

Fori Apian

Thesalonika

Cezarea e Filipisë

Pucuoli

Troasi

Berea

Galatia

Samotraka

Misia

Azia

Pergami

Kapadokia

Antiokia

Lidia

Frigjia

Smirna

Ikoni

Tarsi

Kiosi

Efesi

Pisidia

Listra

Athina

Korinti

Laodika

Regiumi

Akaia

Militina

Pamfilia

Derba

Likia

Perga

Antiokia

Patmosi

Kilikia

Sirakuza

Mira

Knidi

Rodi

Qipro

Salamisi

Melita (Malta)

Kreta

Pafo

Sidoni

Siria

Tiro

Limanet e Bukura

Fenicia

Damasku

Ptolemaia

Deti Mesdhe

Cesarea

Samaria

Jopa

Jeruzalemi

Gaza

Kirenea

Aleksandria

Egjipti

Libia

Kilometra

0 100 200 300 400

A B C D E F G H

1 2 3 4

●1

●2

●3

●4

●5

●6

●7

●8

●9

●10

●11

●12

●13

●14

●15

●16

●17

●18

●19

●20

●21

●22

●23

●24

●25

●26

●27

  1. Gaza Filipi predikoi për Krishtin dhe pagëzoi një eunuk etiopas në udhën e tij për në Gaza (Vep. 8:26–39).

  2. Jeruzalemi Shih harta 12 për ngjarje në Jeruzalem.

  3. Jopa Pjetri mori një vegim që Perëndia u jep dhuratën e pendimit johebrenjve (Vep. 10; 11:5–18). Pjetri e ngriti Tabithën së vdekuri (Vep. 9:36–42).

  4. Samaria Filipi shërbeu në Samari (Vep. 8:5–13) dhe Pjetri e Gjoni më vonë i mësuan njerëzit atje (Vep. 8:14–25). Pasi dhanë dhuratën e Frymës së Shenjtë, Simon magjistari kërkoi ta blinte këtë dhuratë prej tyre (Vep. 8:9–24).

  5. Cezarea Këtu, pasi një engjëll i shërbeu një centurioni të quajtur Kornel, Pjetri e lejoi atë të pagëzohej (Vep. 10). Këtu Pali bëri mbrojtjen e tij përpara Agripës (Vep. 25–26; shih gjithashtu JS—H 1:24–25).

  6. Damasku Jezusi iu shfaq Saulit (Vep. 9:1–7). Pasi Anania i riktheu shikimin Saulit, ai u pagëzua dhe filloi shërbesën e tij (Vep. 9:10–27).

  7. Antiokia (në Siri) Këtu dishepujt fillimisht u quajtën të krishterë (Vep. 11:26). Agabi profetizoi për zinë e bukës (Vep. 11:27–28). Shumë grindje u përhapën në Antioki lidhur me rrethprerjen (Vep. 14:26–28; 15:1–9). Në Antioki Pali filloi misionin e tij të dytë me Silën, Barnabën dhe Judë Barnabën (Vep. 15:22, 30, 35).

  8. Tarsi Qyteti i lindjes së Palit; Pali u dërgua këtu nga vëllezërit për të mbrojtur jetën e tij (Vep. 9:29–30).

  9. Qipro Pasi u përndoqën, disa shenjtorë u arratisën për në këtë ishull (Vep. 11:19). Pali udhëtoi përmes Qipros në udhëtimin e tij të parë misionar (Vep. 13:4–5), ashtu sikurse bënë Barnaba dhe Marku më vonë (Vep. 15:39).

  10. Pafo Pali mallkoi një magjistar këtu (Vep. 13:6–11).

  11. Derba Pali dhe Barnaba predikuan ungjillin në këtë qytet (Vep. 14:6–7, 20–21).

  12. Listra Kur Pali shëroi një të paralizuar, ai dhe Barnaba u përshëndetën si perëndi. Pali u godit me gurë dhe u mendua i vdekur, por u ringjall dhe vazhdoi predikimin (Vep. 14:6–21). Shtëpia e Timoteut (Vep. 16:1–3).

  13. Ikoni Në misionin e tyre të parë, Pali dhe Barnaba predikuan këtu dhe u kërcënuan se do të vriteshin me gurë (Vep. 13:51–14:7).

  14. Laodika dhe Kolosi Laodika është një nga degët e Kishës që Pali vizitoi dhe nga e cila mori letra (Kol. 4:16). Ajo është gjithashtu një nga shtatë qytetet e renditura në librin e Zbulesës (të tjerët janë Efesi, Smirna, Pergami, Tiatira, Sarda dhe Filadelfia; shih Zbu. 1:11). Kolosi shtrihet 18 kilometra në lindje të Laodikës. Pali u shkroi shenjtorëve që jetonin atje.

  15. Antiokia (në Pisidi) Në misionin e tyre të parë, Pali dhe Barnaba u mësuan judenjve se Krishti erdhi nga fara e Davidit. Pali ia ofroi ungjillin Izraelit, më pas johebrenjve. Pali dhe Barnaba u përndoqën dhe u dëbuan (Vep. 13:14–50).

  16. Militina Ndërsa ishte këtu në misionin e tij të tretë, Pali i paralajmëroi pleqtë e Kishës se “ujqër grabitqarë” do të hynin në tufë (Vep. 20:29–31).

  17. Patmosi Gjoni ishte i burgosur në këtë ishull kur ai pati vegimet që ndodhen tani në librin e Zbulesës (Zbu. 1:9).

  18. Efesi Apollo predikoi këtu me fuqi (Vep. 18:24–28). Pali, në misionin e tij të tretë, dha mësime në Efes për dy vjet, duke kthyer shumë njerëz (Vep. 19:10, 18). Këtu ai u dha dhuratën e Frymës së Shenjtë me anë të vënies së duarve (Vep. 19:1–7) dhe kreu shumë mrekulli, duke përfshirë largimin e shpirtrave të ligj (Vep. 19:8–21). Këtu adhuruesit e Dianës ngritën një thashethem kundër Palit (Vep. 19:22–41). Një pjesë e librit të Zbulesës iu drejtua Kishës në Efes (Zbu. 1:11).

  19. Troasi Ndërsa Pali ishte këtu gjatë udhëtimit të tij të dytë misionar, ai pa një vegim të një njeriu në Maqedoni duke kërkuar ndihmë (Vep. 16:9–12). Ndërsa ishte këtu gjatë misionit të tij të tretë, Pali ngriti Eutikun nga vdekja (Vep. 20:6–12).

  20. Filipia Pali, Sila dhe Timoteu kthyen në besim një grua të quajtur Lidia, zbuan një shpirt të lig dhe u rrahën (Vep. 16:11–23). Ata morën ndihmë hyjnore për t’u larguar nga burgu (Vep. 16:23–26).

  21. Athina Pali, ndërsa ishte në misionin e tij të dytë për në Athinë, predikoi në kodrën Mars (Areopagu) rreth “perëndisë së panjohur” (Vep. 17:22–34).

  22. Korinti Pali shkoi në Korint në misionin e tij të dytë, ku qëndroi me Akuilën dhe Priskilën. Ai predikoi këtu dhe pagëzoi shumë vetë (Vep. 18:1–18). Nga Korinti, Pali shkroi letrën e tij drejtuar romakëve.

  23. Thesalonikia Pali predikoi këtu gjatë udhëtimit të tij të dytë misionar. Grupi i tij misionar u nis nga Berea, pasi judenjtë kërcënuan sigurinë e tyre (Vep. 17:1–10).

  24. Berea Pali, Sila dhe Timoteu gjetën shpirtra fisnikë për t’i mësuar gjatë udhëtimit të dytë misionar të Palit. Judenjtë nga Thesalonikia i ndoqën dhe i persekutuan ata (Vep. 17:10–13).

  25. Maqedonia Pali i mësoi njerëzit këtu në udhëtimet e tij të dytë dhe të tretë misionare (Vep. 16:9–40; 19:21). Pali përlëvdoi zemërgjerësinë e shenjtorëve maqedonas, të cilët i dhanë atij dhe shenjtorëve të varfër në Jeruzalem (Rom. 15:26; 2 Kor. 8:1–5; 11:9).

  26. Melita Palit iu mbyt anija në këtë ishull në udhën e tij për në Romë (Vep. 26:32; 27:1, 41–44). Ai ishte i padëmtuar nga kafshimi i një gjarpri dhe shëroi shumë vetë që ishin të sëmurë në Melita (Vep. 28:1–9).

  27. Roma Pali predikoi këtu për dy vjet ndërsa ishte në arrest shtëpie (Vep. 28:16–31). Ai gjithashtu shkroi letra drejtuar efesianëve, filipianëve e kolosianëve dhe Timoteut e Filemonit, ndërsa ishte i burgosur në Romë. Pjetri e shkroi letrën e tij të parë nga “Babilonia”, që ndoshta ishte Roma, pak kohë pas përndjekjeve të Neros ndaj të krishterëve në vitin 64 pas K.. Në përgjithësi besohet se Pjetri dhe Pali u martirizuan këtu.