Ndihma për Studimin
14. Varri i Kopshtit


14. Varri i Kopshtit

Ky është një vend tradicional i varrimit të Shpëtimtarit. Shumë profetë modernë kanë ndier se trupi i Shpëtimtarit u vendos në këtë varr të kopshtit.

Ngjarje Domethënëse: Pasi Shpëtimtari vdiq në kryq, trupi i tij u vendos në një varr të ri, të hapur në shkëmb (Mt. 27:57–60). Në ditën e tretë, disa gra shkuan te varri dhe mësuan se trupi i Shpëtimtarit nuk ishte atje (Mt. 28:1; Gjo. 20:1–2). Apostujt Pjetër dhe Gjon gjithashtu shkuan te varri dhe panë se trupi i Shpëtimtarit nuk ishte atje (Gjo. 20:2–9). Shpëtimtari i ringjallur iu shfaq Maria Magdalenës (Gjo. 20:11–18).

fotografia 14

14. Varri i Kopshtit Shumë profetë modernë kanë shprehur ndjenjat e tyre se ky është vendi ku trupi i Shpëtimtarit u vendos në varrin e Jozefit nga Arimatea pas Kryqëzimit.