5. Varret e Patriarkëve
Një nga ndërtesat më të famshme në të gjithë Tokën e Shenjtë. U ndërtua në Hebron nga mbreti Herod mbi vendin tradicional të shpellës së Makpelahut, që u ble nga Abrahami si një vend varrimi familjar (Zan. 23).
Ngjarje Domethënëse: Vendi i varrimit të Sarës (Zan. 23) dhe Abrahamit (Zan. 25:9). Isaku, Rebeka dhe Lea u varrosën këtu gjithashtu (Zan. 49:30–31). Trupi i Jakobit u soll nga Egjipti në Kanaan dhe u varros në shpellë (Zan. 50).