25. Lumi Jordan
Lumi Jordan fillon në veri të detit të Galilesë, rrjedh nëpër të dhe më pas vazhdon deri në Detin e Vdekur.
Ngjarje Domethënëse: Loti zgjodhi rrafshnaltat e Jordanit për veten e tij (Zan. 13:10–11). Jozueu i ndau ujërat, duke i lejuar izraelitët të kapërcenin për në tokën e premtuar (Joz. 3:13–17; 4:1–9, 20–24). Elija dhe Eliseu ndanë ujërat (2 Mbr. 2:5–8, 12–14). Naamani u shërua nga lebroza (2 Mbr. 5:1–15). Gjon Pagëzori pagëzoi shumë vetë, përfshirë Shpëtimtarin (Mt. 3:1–6, 13–16). (Shih Udhëzuesi i Shkrimeve të Shenjta, “Lumi Jordan”.)