Harta 9
Bota e Dhjatës së Vjetër
Mali Ararat Vendi tradicional ku mbërriti arka e Noeut (Zan. 8:4). Vendndodhja e saktë është e panjohur.
Uri Vendbanimi i parë i Abrahamit, ku ai pothuajse u bë viktimë e një flijimi njerëzor, pa engjëllin e Jehovait dhe mori Urimin dhe Thumimin (Zan. 11:28–12:1; Abr. 1; 3:1). (Vini re edhe një vendndodhje tjetër të mundshme për Urin në Mesopotaminë veriore.)
Babilonia, Babeli (Shinari) U krijua fillimisht nga Kushi, biri i Hamit dhe i Nimrodit. Zona e origjinës së jareditëve në kohën e kullës së Babelit në rrafshnaltat e Shinarit. Më vonë kryeqyteti i provincës së Babilonisë dhe vendbanimi i mbretërve babilonas, duke përfshirë Nebukadnetsarin që çoi shumë judenj robër në këtë qytet pas shkatërrimit të Jeruzalemit (587 para K.). Judenjtë mbetën në robëri në Babiloni për 70 vjet, deri në kohën e mbretit Kir, i cili i lejoi judenjtë të kthehen në Jeruzalem për të ndërtuar tempullin. Profeti Daniel gjithashtu banoi këtu nën Nebukadnetsarin, Belshatsarin dhe Darin I (Zan. 10:10; 11:1–9; 2 Mbr. 24–25; Jer. 27:1–29:10; Eze. 1:1; Dan. 1–12; Omni 1:22; Eth. 1:33–43).
Shushani (Suza) Kryeqyteti i Perandorisë Persiane nën mbretërimet e Darit I (Dari i Madh), Kserksit (Asuerosit) and Artakserksit. Vendbanimi i mbretëreshës Ester, kurajoja dhe besimi i të cilës i shpëtuan judenjtë. Danieli dhe më pas Nehemia shërbyen këtu (Neh. 1:1; 2:1; Est. 1:1; Dan. 8:2).
Rrafshnalta e Duras Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego u hodhën në një furrë të zjarrtë, kur ata nuk pranuan të adhuronin një shëmbëlltyrë të artë të krijuar nga Nebukadnetsari; Biri i Perëndisë i ruajti dhe ata dolën nga furra të padëmtuar (Dan. 3).
Asiria Ashuri ishte kryeqyteti i parë i Asirisë, i pasuar nga Ninivea. Sundimtarët asirianë Shalmaneseri V dhe Sargoni II pushtuan mbretërinë veriore të Izraelit dhe i morën robër 10 fiset më 721 para K. (2 Mbr. 14–15, 17–19). Asiria ishte një kërcënim për Judën deri 612 para K., kur Asiria u pushtua nga Babilonia.
Ninivea Kryeqyteti i Asirisë. Asiria e sulmoi tokën e Judës gjatë mbretërimit të Ezekias dhe shërbesës së profetit Isaia. Jeruzalemi, kryeqyteti i Judesë, u shpëtua në mënyrë të mrekullueshme kur një engjëll goditi 185.000 ushtarë asirianë (2 Mbr. 19:32–37). Zoti i tha profetit Jona t’i bënte thirrje këtij qyteti për pendim (Jon. 1:2; 3:1–4).
Harani Abrahami u vendos këtu për një farë kohe përpara se të shkonte në Kanaan. Ati dhe vëllai i Abrahamit mbetën atje. Rebeka (gruaja e Isakut) dhe Rakela, Lea, Bilhahu dhe Zilpahu (gratë e Jakobit) erdhën në këtë zonë (Zan. 11:31–32; 24:10; 29:4–6; Abr. 2:4–5).
Karkemishi Faraoni Neko u mund këtu nga Nebukadnetsari, i cili i dha fund pushtetit egjiptian në Kanaan (2 Kro. 35:20–36:6).
Sidoni Ky qytet u themelua nga Sidoni, një nip i Hamit, dhe është qyteti më verior kanaanit (Zan. 10:15–20). Ishte shtëpia e Jezebelës, që futi adhurimin e Baalit në Izrael (1 Mbr. 16:30–33).
Tiro Ky ishte një qytet dhe port i rëndësishëm tregëtar në Siri. Hirami i Tiros dërgoi dru kedri e ar dhe punëtorë për të ndihmuar Salomonin në ndërtimin e tempullit të tij (1 Mbr. 5:1–10, 18; 9:11).
Damasku Abrahami e shpëtoi Lotin prej këtij vendi. Ishte qyteti kryesor i Sirisë. Gjatë mbretërimit të mbretit David izraelitët pushtuan qytetin. Elija vajosi Hazaelin të ishte mbret mbi Damaskun (Zan. 14:14–15; 2 Sam. 8:5–6; 1 Mbr. 19:15).
Kanaani Abrahamit dhe fëmijëve të tij iu dha kjo tokë për një zotërim të përjetshëm (Zan. 17:8).
Mali Sinai (Horeb) Zoti i foli Moisiut nga një shkurre që digjej (Eks. 3:1–2). Moisiut iu dha Ligji dhe Dhjetë Urdhërimet (Eks. 19–20). Zoti i foli Elijas me një zë të vogël, të qetë (1 Mbr. 19:8–12).
Etsion-Geberi Mbreti Salomon ndërtoi një “flotë anijesh” në Etsion-Geber (1 Mbr. 9:26). Ndoshta në këtë port mbretëresha e Shebës, pasi dëgjoi për famën e Salomonit, mbërriti që ta shihte atë (1 Mbr. 10:1–13).
Egjipti Abrahami udhëtoi këtu për shkak të një zije të madhe buke në Ur (Abr. 2:1, 21). Zoti i tha Abrahamit t’u mësonte egjiptianëve atë që ai do t’i zbulonte atij (Abr. 3:15). Vëllezërit e Jozefit e shitën atë si skllav (Zan. 37:28). Jozefi u bë administrator i shtëpisë së Potifarit këtu. Ai u hodh në burg. Ai interpretoi ëndrrën e faraonit dhe atij iu dha pozitë dhe autoritet në Egjipt. Jozefi dhe vëllezërit e tij u sollën së bashku. Jakobi dhe familja e tij u zhvendosën këtu (Zan. 39–46). Fëmijët e Izraelit banuan në Goshen gjatë udhëtimit të tyre në Egjipt (Zan. 47:6).
Izraelitët u shumëzuan “dhe mbushën tokën”; ata më pas u vunë nën robëri nga egjiptianët (Eks. 1:7–14). Pas një seri plagësh faraoni e lejoi Izraelin të largohej nga Egjipti (Eks. 12:31–41). Jeremia u mor në Egjipt (Jer. 43:4–7).
Kaftori (Kreta) Qyteti i lashtë i minoanitëve.