15. Jeriko
Kjo fotografi tregon bimësinë e Jerikos së tanishme. Në lashtësi ai ishte një qytet i rrethuar me mure në luginën e lumit Jordan, 252 metra nën nivelin e detit. Ajo është një zonë e pasur bujqësore ku lulëzojnë korije me hurma dhe agrume. Në sfond është mali tradicional i Tundimit (Mt. 4:1–11).
Ngjarje Domethënëse: Pranë këtij vendi, Jozueu dhe fëmijët e Izraelit kaluan fillimisht lumin Jordan, duke hyrë në tokën e premtuar (Joz. 2:1–3; 3:14–16). Zoti në mënyrë të mrekullueshme i bëri të bien përtokë muret përpara forcave izraelite (Joz. 6; shih gjithashtu Heb. 11:30). Jozueu vuri mallkim mbi qytetin (Joz. 6:26), i cili u përmbush (1 Mbr. 16:34). Elizeu shëroi ujërat e Jerikos (2 Mbr. 2:18–22). Shpëtimtari kaloi përmes këtij vendi në vizitën e tij të fundit në Jeruzalem, duke shëruar të verbrin Bartime dhe duke qëndruar me Zakeun, tagrambledhësin (Mr. 10:46–52; Llu. 18:35–43; 19:1–10). Rruga për në Jeriko nga Jeruzalemi u paraqit në shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë (Llu. 10:30–37).