Ndihma për Studimin
4. Kadesh-Barnea


4. Kadesh-Barnea

Kjo është një pamje veriperëndimore e luginës së madhe, të shkretë (gjithashtu e quajtur oaz) ku është e vendosur Kadesh-Barnea. Rrëkeja që kalon këtu gjatë stinës së shirave e bën këtë një vend të ujitur mirë dhe të frytshëm në shkretëtirën e Zinit.

Ngjarje Domethënëse: Ky është vendi i mundshëm nga i cili Moisiu dërgoi 12 burra për të spiunuar për tokën e Kanaanit (Num. 13:17–30). Ai shërbeu si një fushim bazë për izraelitët gjatë 38 vjetëve nga pothuaj 40 vjet sorrollatjeje nëpër shkretëtirë (LiP. 2:14). Miriami vdiq dhe u varros këtu (Num. 20:1). Kjo ishte skena e kryengritjes së Korahut, mërmëritjes së popullit dhe lulëzimit të shufrës së Aaronit (Num. 16–17). Këtu pranë Moisiu goditi një shkëmb dhe ujë doli prej tij (Num. 20:7–11).

fotografia 4

4. Kadesh-Barnea Kjo krahinë, e njohur si Kadesh-Barnea, është e mundur të jetë vendi ku izraelitët ngritën kampin gjatë 40 viteve të tyre në shkretëtirë.