31. Efesi
Rrënojat e teatrit grek në Efes, ku predikoi apostulli Pal. Gjatë kohërave të Dhjatës së Re, Efesi ishte i mirënjohur në të gjithë botën që njihej, për tempullin e tij të mrekullueshëm të ndërtuar për nder të perëndeshës pagane romake Diana. Tani në rrënoja, Efesi ishte dikur kryeqyteti i provincës romake të Azisë dhe një qendër e madhe tregëtare. Farkëtarët e qytetit zhvilluan një tregëti në lulëzim duke shitur shëmbëlltyra të Dianës.
Ngjarje Domethënëse: Apostulli Pal vizitoi Efesin pranë fundit të udhëtimit të tij të dytë misionar (Vep. 18:18–19). Në udhëtimin e tij të tretë ai qëndroi në qytet për dy vjet. Ai u detyrua të largohej për shkak të rrëmujës së shkaktuar nga farkëtarët që po humbisnin fitimin, ndërsa Pali predikonte kundër adhurimit të perëndeshës së rremë Diana (Vep. 19:1, 10, 23–41; 20:1). Teatri i Efesit ishte më i madhi i ndërtuar ndonjëherë nga grekët dhe vendi ku shokët e Palit u ndeshën me turmën (Vep. 19:29–31). Pali u shkroi një letër anëtarëve të Kishës në Efes gjatë burgimit të tij në Romë. Një nga shtatë degët e Kishës në Azi, të cilave u drejtohet libri i Zbulesës, ishte e vendosur në Efes (Zbu. 1:10–11; 2:1).