Harta 12
Jeruzalemi në Kohën e Jezusit
Golgota Një vend i mundshëm për kryqëzimin e Jezusit (Mt. 27:33–37).
Varri i Kopshtit Jezusi u varros (Gjo. 19:38–42). Krishti i ringjallur iu shfaq Maria Magdalenës në kopsht (Gjo. 20:1–17).
Fortesa Antonia Jezusi mund të jetë akuzuar, dënuar, tallur dhe përqeshur në këtë vend (Gjo. 18:28–19:16). Pali u arrestua dhe ritregoi historinë e kthimit të tij në besim (Vep. 21:31–22:21).
Pellgu i Betesdës Jezusi shëroi një të paralizuar në Shabat (Gjo. 5:2–9).
Tempulli Gabrieli i premtoi Zakarias se Elisabeta do të lindte një djalë (Llu. 1:5–25). Veli i tempullit u ça në vdekjen e Shpëtimtarit (Mt. 27:51).
Portiku i Salomonit Jezusi shpalli se ishte Biri i Perëndisë. Judenjtë u përpoqën ta godasin me gurë (Gjo. 10:22–39). Pjetri predikoi pendim pas shërimit të një të çali (Vep. 3:11–26).
Dera e Bukur Pjetri dhe Gjoni shëruan një të çalë (Vep. 3:1–10).
Maja e Tempullit Jezusi u tundua nga Satani (Mt. 4:5–7). (Ka dy vendndodhje tradicionale për këtë ngjarje.)
Mali i Shenjtë (vendndodhje të paspecifikuara)
Tradita thotë se këtu Abrahami ndërtoi një altar për flijimin e Isakut (Zan. 22:9–14).
Salomoni ndërtoi tempullin (1 Mbr. 6:1–10; 2 Kro. 3:1).
Babilonasit e shkatërruan tempullin rreth vitit 587 para K. (2 Mbr. 25:8–9).
Zorobabeli e rindërtoi tempullin rreth 515 para K. (Esd. 3:8–10; 5:2; 6:14–16).
Herodi e zgjeroi sheshin e tempullit dhe rindërtoi tempullin duke filluar në vitin 17 para K. Jezusi u paraqit si një foshnjë (Llu. 2:22–39).
Në moshën 12 vjeçare, Jezusi dha mësim në tempull (Llu. 2:41–50).
Jezusi pastroi tempullin (Mt. 21:12–16; Gjo. 2:13–17).
Jezusi dha mësim në tempull në disa raste (Mt. 21:23–23:39; Gjo. 7:14–8:59).
Romakët nën drejtimin e Titit e shkatërruan tempullin në vitin 70 pas K.
Kopshti i Gjetsemanit Jezusi vuajti, u tradhëtua dhe u arrestua (Mt. 26:36–46; Llu. 22:39–54).
Mali i Ullinjve
Jezusi parashikoi shkatërrimin e Jeruzalemit dhe të tempullit. Ai gjithashtu foli për Ardhjen e Dytë (Mt. 24:3–25:46; shih gjithashtu JS—M).
Nga këtu Jezusi u ngjit për në qiell (Vep. 1:9–12).
Në 24 tetor 1841 Plaku Orson Hyde e përkushtoi Tokën e Shenjtë për kthimin e fëmijëve të Abrahamit.
Burimi i Gihonit Salomoni u vajos mbret (1 Mbr. 1:38–39). Ezekia bëri të gërmohej një tunel për të sjellë ujë nga burimi në qytet (2 Kro. 32:30).
Porta e Ujërave Esdra u lexoi dhe u interpretoi ligjin e Moisiut njerëzve (Neh. 8:1–8).
Lugina e Hinomit Perëndia i rremë Molek u adhurua, gjë që përfshinte flijimin e një fëmije (2 Mbr. 23:10; 2 Kro. 28:3).
Shtëpia e Kajafës Jezusi u çua përpara Kajafës (Mt. 26:57–68). Pjetri mohoi se e njihte Jezusin (Mt. 26:69–75).
Dhoma e Sipërme Vendndodhja tradicionale ku Jezusi hëngri darkën e Pashkës dhe filloi sakramentin (Mt. 26:20–30). Ai lau këmbët e të Dymbëdhjetëve (Gjo. 13:4–17) dhe i mësoi ata (Gjo. 13:18–17:26).
Pallati i Herodit Krishti u çua përpara Herodit, ndoshta në këtë vendndodhje (Llu. 23:7–11).
Jeruzalemi (vendndodhje e pacaktuar)
Melkizedeku sundoi si mbret i Salemit (Zan. 14:18).
Mbreti David e pushtoi qytetin nga jebusenjtë (2 Sam. 5:7; 1 Kro. 11:4–7).
Qyteti u shkatërrua nga babilonasit rreth vitit 587 para K. (2 Mbr. 25:1–11).
Fryma e Shenjtë mbushi shumë vetë në ditën e Rrëshajave (Vep. 2:1–4).
Pjetri dhe Gjoni u arrestuan dhe u sollën përpara këshillit (Vep. 4:1–23).
Anania dhe Safira e gënjyen Zotin dhe vdiqën (Vep. 5:1–10).
Pjetri dhe Gjoni u arrestuan, por një engjëll i çliroi ata nga burgu (Vep. 5:17–20).
Apostujt zgjodhën shtatë vetë për t’i ndihmuar ata (Vep. 6:1–6).
Dëshmia e Stefanit drejtuar judenjve u mohua dhe ai u godit me gurë deri në vdekje (Vep. 6:8–7:60).
Jakobi u martirizua (Vep. 12:1–2).
Një engjëll e çliroi Pjetrin nga burgu (Vep. 12:5–11).
Apostujt morën vendim për problemin e rrethprerjes (Vep. 15:5–29).
Romakët nën drejtimin e Titit e shkatërruan qytetin në vitin 70 pas K.