Ndihma për Studimin
Harta dhe Indeksi i Vendeve-Emrave


Harta dhe Indeksi i Vendeve-Emrave

Hartat që pasojnë mund t’ju ndihmojnë për të kuptuar më mirë shkrimet e shenjta. Duke njohur gjeografinë e tokave të diskutuara në shkrimet e shenjta, ju mund të kuptoni më mirë ngjarjet e shkrimeve të shenjta.

  1. Harta Fizike e Tokës së Shenjtë

  2. Eksodi i Izraelit nga Egjipti dhe Hyrja në Kanaan

  3. Ndarja e 12 Fiseve

  4. Perandoria e Davidit dhe e Salomonit

  5. Perandoria Asiriane

  6. Perandoria e re Babilonase (Nebukadnetsari) dhe Mbretëria e Egjiptit

  7. Perandoria Persiane

  8. Perandoria Romake

  9. Bota e Dhjatës së Vjetër

  10. Kanaani në Kohët e Dhjatës së re

  11. Toka e Shenjtë në Kohët e Dhjatës së re

  12. Jeruzalemi në Kohën e Jezusit

  13. Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal

  14. Nivelet e Ndryshme të Tokës së Shenjtë në Kohët Biblike

Indeksi alfabetik i vendeve-emrave mund t’ju ndihmojë të gjeni në harta një vend të caktuar. Çdo hyrje përfshin numrin e hartës të pasuar nga referenca që përbëhen nga një kombinim shkronjë-numër. Për shembull, hyrja për Rabahun (Ammanin) në hartën e parë renditet si 1:D5; që është, harta 1, katrori D5. Ju mund t’i gjeni katrorët specifikë në secilën hartë duke iu referuar koordinatave në krye dhe në anë të asaj harte. Emra të vendeve alternative renditen në kllapa; për shembull, Rabahu (Ammani). Një pikëpyetje pas një emri tregon se vendndodhja e treguar në hartë është e mundshme, por ende e pasigurt.

Më poshtë është një kyç për të kuptuar simbolet dhe format e ndryshme të shkronjave të përdorura në hartat. Përveç kësaj, hartat individuale mund të përmbajnë kyçe me shpjegime të simboleve shtesë që lidhen me një hartë të veçantë.

Një pikë e kuqe rrumbullake përfaqëson një qytet. Një vijë nganjëherë mund të tregojë nga një pikë në drejtim të emrit të një qyteti ose vendi.

Një trekëndësh i vogël, i zi përfaqëson një mal.

Deti i Vdekur

Ky lloj shkrimi përdoret për vende gjeografike të tilla si oqeane, dete, liqene, lumenj, male, vende të shkreta, lugina, shkretëtira dhe ishuj.

Jeruzalemi

Ky lloj shkrimi përdoret për të gjitha qytetet (dhe për vendodhjet e hollësishme të hartës së qytetit të Jeruzalemit).

moabi

Ky lloj shkrimi përdoret për ndarje më të vogla politike të tilla si krahina, popuj dhe fise.

Judea

Ky lloj shkrimi përdoret për ndarje më të mëdha politike, të tilla si kombe, shtete dhe kontinente.