Ndihma për Studimin
17. Mali Gerizim dhe Mali Ebal


17. Mali Gerizim dhe Mali Ebal

Duke parë drejt perëndimit. Në të majtë është mali Gerizim dhe në të djathtë mali Ebal. Qyteti i tanishëm i Nablusit është në këtë fotografi. Qyteti i lashtë i Shikemit ishte i vendosur midis këtyre dy maleve në luginën poshtë (pikërisht në të djathtë të kësaj fotografie).

Ngjarje Domethënëse: Abrahami ngriti fushimin në Shikem (Zan. 12:6–7). Jakobi ngriti kampin këtu dhe bleu një pjesë të tokës (Zan. 33:18–20). Mali Gerizim ishte mali i bekimit, ndërsa, mali Ebal ishte mali i mallkimit (LiP. 27–28). Në malin Ebal, Jozueu ngriti një monument që dëshmonte për ligjin e Moisiut dhe më pas ua lexoi ligjin izraelitëve (Joz. 8:30–35). Kockat e Jozefit u varrosën në Shikem (Joz. 24:32).

fotografia 17

17. Mali Gerizim dhe Mali Ebal Këta dy male shohin mbi qytetin e lashtë të Shikemit, ku u varrosën eshtrat e Jozefit (shih Joz. 24:32).