Përsëritja 16 e Zotërimit Doktrinor
Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta
Mbajtja mend e fragmenteve të shkrimeve të shenjta dhe të asaj që jepet mësim në to, mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh disa nga referencat e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor të Dhiatës së Re dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë.
-
Përse mund t’i mësosh përmendsh disa nga elementet vijuese: tekst këngësh, një orar ose fakte për sportistë ose artistë?
-
Cilët janë shembuj të tjerë të gjërave që ti mëson përmendsh? Përse i mëson përmendsh ato?
-
Cilat janë disa arsye për të mësuar përmendsh shkrime të shenjta?
Lexoje thënien vijuese nga Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ose shiko materialin filmik “He Lives” [“Ai Jeton”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 5:27 deri në 6:05. Kërko të paktën tri bekime që mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta mund të na japë.
“Ju sugjeroj të mësoni përmendsh shkrime të shenjta që jua prekin zemrën dhe jua mbushin shpirtin me kuptueshmëri. Kur shkrimet e shenjta përdoren ashtu siç Zoti bëri që të shënoheshin, ato kanë fuqi të brendshme e cila nuk përcillet kur parafrazohen. Ndonjëherë, kur në jetën time kam një nevojë madhore, unë i përsërit me mendje shkrimet e shenjta që më kanë dhënë forcë. Ka ngushëllim të madh, drejtim dhe fuqi që rrjedh nga shkrimet e shenjta, sidomos nga fjalët e Zotit.”
(Richard G. Scott, “He Lives”, Ensign, nëntor 1999, f. 87–88)
-
Cilat janë disa bekime që ke përjetuar nga mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta ose i frazave kyç nga shkrimet e shenjta?
-
Si të ka ndihmuar mësimi përmendsh i fjalëve të Zotit të shënuara në shkrimet e shenjta që të ndihesh më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?
Kartat e ilustrimit
Një mënyrë për t’i mësuar përmendsh referencat dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta është të përdorni karta ilustrimi. Për të krijuar karta ilustrimi, palos në gjysmë një fletë letre bosh dhe më pas sërish në gjysmë për të krijuar katër ndarje. Shpalose letrën dhe prite te vijat e palosura për të bërë katër karta.
Shkruaje secilën nga referencat vijuese në një anë të secilës kartë. Në anën tjetër, shkruaj frazën kyç të shkrimit të shenjtë.
Referenca |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.” |
Referenca | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke q[e]në Jezu Krishti vetë guri i qoshes”. |
Referenca | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.” |
Referenca | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.” |
Bëhu krijues që të të ndihmojë të mësosh përmendsh. Zgjidh një nga idetë vijuese ose krijo një ide tënden.
-
Bëji vetes një detyrë kontrolli: Mbaji kartat e ilustrimit në mënyrë që të mund të shohësh vetëm referencën ose frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Mundohu të thuash frazën kyç ose referencën përkatëse të shkrimit të shenjtë. Përsërite këtë disa herë me çdo referencë dhe frazën përkatëse.
-
Përsëritja e tekstit: Dërgoja me mesazh një referencë shokëve në klasën e seminarit dhe shih se kush të përgjigjet me frazën kyç të saktë.
-
Veprimtaria e përkimit: Bëhu dyshe me një shok tjetër të klasës ose pjesëtar të familjes. Kërkoji një personi që t’i vendosë kartat e tij me pamje nga referenca dhe një personi tjetër t’i vendosë kartat e tij me pamje nga fraza kyç e shkrimit. Përkoje frazën kyç të shkrimit të shenjtë me referencën përkatëse duke e vendosur kartën me frazën kyç të shkrimit të shenjtë sipër kartës së referencës.
-
Përdor programin kompjuterik: Përdor programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] për të të ndihmuar të mësosh përmendsh.