Seminari
Veprat e Apostujve 22–26


Veprat e Apostujve 22–26

Dëshmia e Palit

Pali duke i folur mbretit Agripa.

Përballë akuzave të rreme dhe keqtrajtimit fizik, Pali nuk heshtte. Qoftë i lidhur me zinxhirë ose i sjellë përpara udhëheqësve dhe mbretërve, Pali e tregoi me besnikëri dëshminë e tij të fuqishme për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të zhvillosh në jetën tënde të përditshme një dëshirë më të madhe për ta ndjekur shembullin e Palit në dhënien e dëshmisë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. 

Dhënia e dëshmisë

Në një kuptim fetar ose shpirtëror, dëshmimi ose dhënia e dëshmisë zakonisht i referohet tregimit të bindjeve vetjake për njohurinë shpirtërore siç jepet nga Fryma e Shenjtë (shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Dëshmoj” dhe “Dëshmi”).

  • Kur e ke ndier fuqinë e dhënies së dëshmisë tënde ose ke dëgjuar dikë tjetër të japë dëshminë e tij? Si ka ndikuar kjo tek ti?

  • Sa i gatshëm je t’ua tregosh dëshminë tënde të tjerëve? Përse mund të ishte dikush ngurrues për të dhënë dëshminë e tij?

  • Çfarë pyetjesh dhe shqetësimesh ke për dhënien e dëshmisë rreth bindjeve të tua para të tjerëve?

Në këtë mësim ti do të studiosh dëshminë e Palit për Shpëtimtarin dhe mënyrën se si Shpëtimtari ndikoi në jetën e Palit. Ti do të mësosh gjithashtu se si të tjerët iu përgjigjën dëshmisë së Palit. Ndërsa studion, merre parasysh mënyrën se si Shpëtimtari mund ta bekojë jetën tënde teksa ti tregohesh i gatshëm të japësh dëshminë tënde për Të dhe ungjillin e Tij, pavarësisht se sa e fortë mendon se është dëshmia jote.

Dëshmia e Apostullit Pal

Pavarësisht se u rrah, godit me gurë dhe u burgos pa të drejtë, Pali e dha vazhdimisht dëshminë e tij për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ndërsa lexon historinë e Palit, ushtro përfytyrimin e asaj që po ngjet në ndodhi.

Të mësojmë të përfytyrojmë. Përfytyrimi është një aftësi e rëndësishme e studimit të shkrimeve të shenjta që mund të të ndihmojë të ndihesh më i lidhur me atë që po ngjet në ndodhinë e shkrimeve të shenjta. Për të përfytyruar, mendo sikur të ishe i pranishëm gjatë ndodhisë. Ndërsa lexon, përfytyro pamjet, tingujt dhe ndjenjat që mund të kishe përjetuar.

Fragmentet vijuese përmbajnë pjesë të dëshmisë së Palit dhe përgjigjet e atyre që e dëgjuan atë. Zgjidh një nga fragmentet për ta lexuar dhe mendo për mënyrën se si ti mund të jesh ndikuar nga dëshmia e tij nëse do të kishe qenë atje.

Dëshmia e Palit

Përgjigjja e njerëzve

Dëshmia e Palit

Pali u lidh me zinxhirë pas arrestimit të tij në Jerusalem. Atë e lejuan t’u fliste njerëzve ndërkohë që qëndronte jashtë Fortesës Antonia.

Lexo te Veprat e Apostujve 22:6–16.

Përgjigjja e njerëzve

Veprat e Apostujve 22:22–24

Dëshmia e Palit

Pali u arrestua jashtë tempullit në Jerusalem dhe u soll përpara udhëheqësve judeas. Ai u mor në pyetje nga këta udhëheqës judeas dhe u burgos. Kapiteni romak, i cili e kishte arrestuar Palin, mësoi për komplotin e një bande judenjsh për ta vrarë Palin, ndaj ai e dërgoi Palin në Cezare. Në Cezare, Pali u lejua të fliste për të mbrojtur veten përpara Feliksit, guvernatorit romak.

Lexo te Veprat e Apostujve 24:10–16.

Përgjigjja e njerëzve

Veprat e Apostujve 24:22–27

Dëshmia e Palit

Pas dy vjetësh burgosjeje, Pali u shfaq përpara guvernatorit të ri dhe kërkoi mundësinë për të dëshmuar përpara Cezarit. Mbreti Agripa planifikoi që të dëgjonte dëshminë e Palit përpara udhëtimit të tij në Romë.

Lexo te Veprat e Apostujve 26:1–3, 13–23.

Përgjigjja e njerëzve

Veprat e Apostujve 26:24–31

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Plotësoje sa vijon:

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj atë që mësove. Sigurohu që të përfshish pikat vijuese:

  • Çfarë gjërash specifike të bënë përshtypje rreth dëshmisë së Palit për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij?

  • Çfarë të bëri përshtypje rreth Palit në këto vargje?

  • Përse beson se Pali pati guximin dhe forcën të dëshmonte për Krishtin në situata të tilla sprovuese?

  • Si mendon, përse është e rëndësishme që ta japësh dëshminë edhe kur të tjerët mund ta refuzojnë atë?

Lexoje thënien vijuese, duke përsiatur për mënyrën se si mund të të ndihmojë të kesh guxim për të dëshmuar ashtu si dëshmoi Pali.

Ndërkohë që theksoi se nuk nevojitet që dhënia e dëshmisë sonë para të tjerëve të jetë e përsosur dhe mund të kërkojë praktikë, Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi sa vijon:

Portreti zyrtar i Plakut Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2006. U thirr si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë më 3 shkurt 2008. Bëri portretin zyrtar në vitin 2008 duke e zëvendësuar portretin e bërë në vitin 2004.

“Në çfarëdo mënyre që duket e natyrshme dhe normale për ju, tregojuni njerëzve përse Jezu Krishti dhe Kisha e Tij janë të rëndësishme për ju. …

Kuptojeni se nuk është puna juaj për t’i kthyer njerëzit në besim. Ky është roli i Frymës së Shenjtë. Roli juaj është që të tregoni atë që është në zemrën tuaj dhe të jetoni në përputhje me bindjet tuaja.”

(Diter F. Uhtdorf, “Puna Misionare: Shprehja e Asaj që Keni në Zemër”, Liahona, maj 2019, f. 17)

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Plotësoje veprimtarinë vijuese dhe përgjigju për pyetjet më poshtë në ditarin tënd të studimit:

Në ditarin tënd të studimit, bëj ky kolona. Në një kolonë, reflekto dhe mbaj shënim dëshminë tënde vetjake, duke përfshirë përvojat vetjake që e kanë forcuar dhe ndërtuar dëshminë tënde për Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tyre. Në kolonën tjetër, mbaj shënim çdo mendim dhe përshtypje rreth mënyrës se si ti mund t’ua japësh këtë dëshmi të tjerëve në jetën tënde të përditshme, ashtu siç bëri Pali.

  • Në çfarë mënyrash ishte Shpëtimtari një shembull i dhënies së dëshmisë pavarësisht nga përgjigjja ose reagimi i të tjerëve? (Shih te Doktrina e Besëlidhje 138:25–26.)

  • Ti mund të ndihesh ngurrues ose nervoz rreth dhënies së dëshmisë për Shpëtimtarin. Si mund të të ndihmojë kjo që të mendosh për mënyrën se si Shpëtimtari ndihet për përpjekjet e tua për të dëshmuar për Të?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Ku mund të mësoj më shumë se çfarë është një dëshmi dhe si ta forcoj dëshminë time?

Për shembuj mbi mënyrën se si të tjerët i forcuan dëshmitë e tyre, merreni parasysh të shihni materialin filmik “Increase Your Testimony” [“Rriteni Dëshminë Tuaj”] (4:59), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

4:59

Increase Your Testimony

Strengthen your testimony of God and His teachings by recognizing the feelings of the Holy Spirit.

Përse është e rëndësishme të jem i guximshëm në dëshminë time?

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Portreti zyrtar i Plakut Kuentin L. Kuk. U thirr në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve më 6 tetor 2007.

“Të qenit ‘të guximshëm në dëshminë e Jezusit’ [Doktrina e Besëlidhje 76:79] është prova e thjeshtë, thelbësore midis atyre që do t’i trashëgojnë bekimet e mbretërisë çelestiale dhe atyre në mbretërinë më të ulët terrestriale. …

Për ne, të qenit të guximshëm në dëshminë tonë për Jezusin është një gur vau [që çon] drejt kualifikimit për hirin e Shpëtimtarit dhe mbretërinë çelestiale.”

(Kuentin L. Kuk, “Të Guximshëm në Dëshminë e Jezusit”, Liahona, nëntor 2016, f. 43)

Si mund ta jap dëshminë time në mënyra normale dhe të natyrshme?

Për shembuj mbi atë se si ta jepni dëshminë në mënyra normale dhe të natyrshme, merrni parasysh të shihni materialin filmik “Sharing Your Beliefs” [“Shprehja e Bindjeve Tuaja”] (2:02), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Mund të merrni parasysh gjithashtu të lexoni artikullin “Parimet e Dhënies së Shërbesës: Si të Japim Dëshmi në Mënyrë më të Natyrshme” (Liahona, mars 2019).

2:2

Sharing Your Beliefs

Use blogging, texting, and other forms of communication to share your testimony of the gospel to all the world.