Përsëritje 3 e Zotërimit Doktrinor
Kupto dhe Shpjego
Kuptimi i fragmenteve specifike të shkrimeve të shenjta dhe aftësia për të shpjeguar të vërtetat që japin mësim është thelbësore për arritjen e zotërimit doktrinor. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të kuptosh më mirë dhe të ushtrosh shpjegimin e doktrinës që jepet mësim në fragmentet e mëposhtme të zotërimit doktrinor: Mateu 5:14–16; Lluka 2:10–12; Gjoni 3:5; Gjoni 3:16.
Si mësoni më së miri?
Ka shumë mënyra për të mësuar dhe ne të gjithë mësojmë dhe e ruajmë ndryshe informacionin.
1. Lexo stilet e mëposhtme të të mësuarit dhe vlerësoji me 1 deri në 4, ku 1 është ai me të cilin identifikohesh më shumë dhe 4 ai me të cilin identifikohesh më pak. Kjo mund të të ndihmojë të përcaktosh se cilën veprimtari do të bësh më vonë në mësim.
-
Përfytyrimi: Mësoj duke parë dhe përfytyruar. Vizatimi, ngjyrosja, tabelat, grafikët dhe mjetet pamore më ndihmojnë të mësoj dhe ta ruaj informacionin.
-
Ndarja me të tjerët: Shkrimi dhe të folurit me të tjerët më ndihmon të përpunoj dhe të mësoj më thellë.
-
Studimi i pavarur: Më pëlqen të studioj më vete, dhe ndihem i/e sigurt duke i zbuluar gjërat në mënyrë të pavarur.
-
Mësimi praktik: Mësoj më së miri duke përdorur një larmi shqisash, si p.sh. prekjen, nuhatjen, dëgjimin dhe lëvizjen e trupit.
Mendo se si Shpëtimtari e përshtati mësimin e Tij sipas nevojave të atyre që Ai u dha mësim.
-
Si mendon, pse Shpëtimtari përdori një larmi stilesh për t’u dhënë mësim të tjerëve? Çfarë të mëson kjo për Të?
Zbatimi i stilit tënd të të mësuarit për zotërimin doktrinor
Gjej një çast për të lexuar referencat e mëposhtme të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re. Shih a e mban mend frazën përkatëse kyç të shkrimeve të shenjta.
-
Cilat nga këto fragmente mendon se i kupton mirë? Çfarë do të dëshiroje të kuptoje më mirë?
Kryej veprimtarinë A, B, C ose D duke përdorur njërin nga fragmentet e mëparshme të zotërimit doktrinor (ose një fragment tjetër të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re) që dëshiron ta kuptosh më mirë. Nëse e lejon koha, kryej disa veprimtari me fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor.
A: Përfytyrimi
Krijo një vizatim, kolazh, meme, art me fjalë, grup fjalësh ose paraqitje tjetër pamore që pasqyron atë që mëson nga fragmenti yt. Kliko te këto hallka lidhëse për disa shembuj:
B: Ndarja me të tjerët
Krijo një plan për të dhënë mësim fragmentin tënd. Mendo për pyetjet që do të bëje për t’i ndihmuar ata të cilëve po u jep mësim që ta kuptojnë fragmentin, krijo një material filmik që shpjegon kuptimin e fjalëve dhe frazave kyç, ose përdor muzikë për t’u dhënë mësim të tjerëve.
C: Studimi i pavarur
Zgjidh fjalët kyç nga fragmenti që do të studiosh. Shënoji përkufizimet, referencat kryq ose thëniet nga udhëheqësit e Kishës që e thellojnë të kuptuarin tënd.
D: Mësimi praktik
Krijo ose identifiko sende apo motive të prekshme që mund të përfaqësojnë fragmentin ose fjalët apo fraza specifike nga fragmenti. Për shembull, për vargjet te Mateu 5:14–16 , mund të përdorësh burime të ndryshme drite për të ilustruar ftesën e Krishtit “ashtu le të shndritë drita juaj”.
2. Përmblidhe veprimtarinë që ke zgjedhur në ditarin tënd të studimit:
3. Për të vlerësuar përvojën tënde të të mësuarit, përdor mundësitë e mëposhtme për t’iu përgjigjur pyetjeve:
(A) Jam dakord (B) Disi dakord (C) As dakord, as jo dakord (D) Nuk jam dakord
-
E/I kuptoj më mirë fragmentin/et që zgjedh.
-
Tani ndihem më i/e sigurt në aftësinë time për t’ia shpjeguar dikujt tjetër fragmentin/et që zgjedh, nëse do të më duhej.
-
Besoj se përdorimi i një metode të ngjashme për të mësuar dhe përsëritur fragmentet e tjera të zotërimit doktrinor do të ishte i dobishëm për mua.