Seminari
Hyrje në Zotërimin Doktrinor


Hyrje në Zotërimin Doktrinor

Qëllimi i Zotërimit Doktrinor

i ri duke studiuar shkrimet e shenjta

Ky mësim do të të njohë me zotërimin doktrinor dhe mënyrën se si ai mund të ta bekojë jetën dhe të të ndihmojë ta ndërtosh themelin tënd shpirtëror mbi Jezu Krishtin.

Ndërto një themel mbi Jezu Krishtin

tornado

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, paralajmëroi për vorbullat e erërave shpirtërore:

Plaku Nil L. Andersen

“Më shqetësuese se tërmetet dhe luftërat e profetizuara [në ditët e mëvonshme] janë vorbullat e erërave shpirtërore, të cilat mund t’ua shkulin nga rrënjët themelet tuaja shpirtërore dhe mund ta vendosin shpirtin tuaj në vende që asnjëherë nuk i përfytyruat të mundura, nganjëherë duke mos e vënë re fare se jeni lëvizur”.

(Nil L. Andersen, “Vorbullat e Erërave Shpirtërore”, Liahona, maj 2014, f. 18)

  • Cilat janë disa nga vorbullat e erërave shpirtërore që përpiqen të na i shkulin nga rrënjët themelet tona shpirtërore?

Mendo për një vorbull ere shpirtërore me të cilën mund të jesh duke u përballur. Lexo te Helamani 5:12 dhe kërko mënyra si t’i bësh ballë kësaj vorbulle ere.

  • Çfarë vure re që mund të të ndihmojë t’iu bësh ballë vorbullave të erërave shpirtërore?

  • Si mendon, çfarë do të thotë ta ndërtosh themelin mbi Jezu Krishtin?

  • Në çfarë mënyrash do të përfitoje ti vetë nga ndërtimi i një themeli të fortë mbi Jezu Krishtin?

Themeli im shpirtëror

Mendo për themelin tënd shpirtëror dhe vlerësoje veten sipas pohimeve të mëposhtme me “Jam Dakord”, “Jam Disi Dakord”, “Nuk Jam Shumë Dakord” ose “Nuk jam Dakord”.

  1. Jam duke ndërtuar një themel të fortë mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.

  2. Jam duke i shtuar njohuritë e mia për Jezu Krishtin dhe doktrinën e Tij.

  3. Ndihem mirë për t’i përdorur shkrimet e shenjta për të shpjeguar doktrinën e Jezu Krishtit.

  4. Jam në gjendje të gjej përgjigje për pyetjet që unë apo të tjerët kemi rreth ungjillit.

Zotërimi doktrinor

Seminari mund të të ndihmojë ta ndërtosh themelin tënd mbi Jezu Krishtin teksa e mëson doktrinën e Tij, vjen tek Ai dhe bëhesh dishepulli i Tij (shih te 3 Nefi 11:39). Lexoji dy paragrafët e parë në kapitullin “Hyrje në Zotërimin Doktrinor” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022), duke kërkuar mënyra se si seminari mund të të ndihmojë ta ndërtosh themelin tënd mbi Jezu Krishtin.

  • Çfarë gjete?

Ka dy rezultate kryesore për zotërimin doktrinor që do të të ndihmojnë ta ndërtosh themelin tënd mbi Jezu Krishtin. Lexoji të dyja rezultatet për zotërimin doktrinor në kapitullin “Hyrje në Zotërimin Doktrinor” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

Çdo javë në seminar do të punosh me zotërimin doktrinor. Në shumicën e këtyre mësimeve, do të studiosh njërin nga 24 fragmentet e shkrimit të shenjtë nga Dhiata e Re që njihen si fragmentet e zotërimit doktrinor. Diagrami vijues ilustron atë që ti do të bësh në mësimet e zotërimit doktrinor.

diagrami i rrjedhës për zotërimin doktrinor

Njihe dhe shpjegoje doktrinën

Më herët në mësim ti e vlerësove veten se sa mirë ndiheshe për t’i përdorur shkrimet e shenjta për të shpjeguar doktrinën e Jezu Krishtit. Pavarësisht se si e vlerësove veten, studimi i zotërimit doktrinor do ta rritë njohurinë tënde për Shpëtimtarin dhe doktrinën e Tij. Aftësia jote për ta shpjeguar doktrinën e Tij duke përdorur shkrimet e shenjta do të rritet.

Hidhi një sy listës së fragmenteve të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re dhe frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë. Mund ta gjesh këtë listë nga fundi te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Përzgjidh njërin nga fragmentet që të duket interesant, që mund të të ndihmojë për një nevojë vetjake ose mund të të ndihmojë për një pyetje që ke.

ikona e ditarit1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilin fragment të shkrimit të shenjtë përzgjodhe?

  • Çfarë të mëson ky fragment rreth Jezu Krishtit ose doktrinës së Tij?

  • Në çfarë mënyrash do të bekohej jeta jote po të dije ta shpjegoje doktrinën nga ky fragment?

Marrja e njohurisë shpirtërore

Në mësimet e zotërimit doktrinor, do të kesh mundësinë për të mësuar më shumë rreth përdorimit të parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe ushtrimit të tyre, për të të ndihmuar që t’u përgjigjesh pyetjeve vetjake dhe shoqërore, si edhe pyetjeve rreth doktrinës, praktikave ose historisë së Kishës. Të mësuarit e këtyre parimeve dhe përdorimi i tyre do të të ndihmojë që ta ndërtosh themelin tënd mbi Shpëtimtarin dhe t’i drejtohesh Atij kur përballesh me pyetje. Tre nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore që do t’i ushtrosh duke i përdorur në seminar, janë:

  • Vepro me besim.

  • Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

  • Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Nëse këto parime janë të panjohura për ty, nëse dëshiron mund të lexosh paragrafët 5–12 në kapitullin “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.

ikona e ditarit2. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë di ti për këto parime?

  • Çfarë përvojash ke pasur në lidhje me këto parime?

  • Në çfarë mënyrash mendon se mund të të ndihmojnë këto parime që ta ndërtosh themelin tënd mbi Krishtin dhe t’u bësh ballë vorbullave të erërave shpirtërore?

Fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor

Çdo vit në seminar do të nxitesh të mësosh përmendsh një frazë kyç të shkrimit të shenjtë për të 24 fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor.

Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim lidhur me mbajtjen mend të shkrimeve të shenjta.

16:7

The Power of Scripture

Scriptures are like packets of light that illuminate our minds and give place to guidance and inspiration from on high.

Plaku Riçard G. Skot

“Fuqi e madhe mund të vijë nga futja në kujtesë e shkrimeve të shenjta. Futja në kujtesë e shkrimeve të shenjta është si të krijosh miqësi të re. Ajo është si të zbulosh një individ të ri që mund të të ndihmojë në kohë nevoje, të japë frymëzim e ngushëllim dhe të jetë një burim nxitjeje për ndryshimin e nevojshëm.”

(Riçard G. Skot, “Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, nëntor 2011, f. 6)

Mendo për pyetjet vijuese:

  • Përse mendon se do të ishte e dobishme të mësosh përmendsh fragmente të ndryshme të shkrimeve të shenjta?

  • Si mendon se mund të të ndihmojë të mësuarit përmendsh të shkrimeve të shenjta që ta ndërtosh themelin tënd mbi Jezu Krishtin dhe t’u bësh ballë vorbullave të erërave shpirtërore?

Gjej disa çaste për t’i përsëritur të 24 fragmentet e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për kursin e Dhiatës së Re. Mund të përdorësh programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] ose materialin Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Nëse dëshiron, mund të fillosh të mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për fragmentin që përzgjodhe më herët.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Përse është i rëndësishëm zotërimi doktrinor?

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi:

Presidenti M. Rasëll Ballard

“[Zotërimi doktrinor] do të përqendrohet te ndërtimi dhe forcimi i besimit të studentëve tanë te Jezu Krishti dhe fortifikimi i tyre me mundësi më të madhe për ta jetuar dhe vënë në zbatim ungjillin në jetën e tyre. Duke i përdorur shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve, ata do të mësojnë si të veprojnë me besim [te] Krisht[i] për të marrë njohuri shpirtërore dhe kuptueshmëri për ungjillin e Tij. Dhe ata do të kenë mundësi për të mësuar se si [t’i] vënë në zbatim doktrinën e Krishtit dhe parimet e ungjillit për pyetjet dhe sfidat që dëgjojnë dhe shohin çdo ditë midis bashkëmoshatarëve [të tyre] dhe në median shoqërore.”

(M. Rasëll Ballard, “Mundësitë dhe Përgjegjësitë e Mësuesve të SAK-ut në Shekullin e 21-të” [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 26 shkurt 2016], ChurchofJesusChrist.org)