Seminari
Mateu 1:1–17


Mateu 1:1–17

Jezusi Është Mesia i Premtuar

Jesus teaches about the Good Shepherd and His other sheep.

Mateu, i njohur edhe si Levi, është autori i Ungjillit të parë të Dhiatës së Re. Njëri prej qëllimeve të tij në shkrim është të tregojë se Jezusi i përmbushi profecitë në Dhiatën e Vjetër që lidhen me Mesian. Gjatë këtij mësimi do të keni mundësinë të mësoni rreth Jezu Krishtit si Mesia i premtuar dhe do të ndieni një vlerësim më të madh për Të.

Përse është i rëndësishëm Jezu Krishti për ty

Në kohën tonë, “ka shumë njerëz në botë që dinë fare pak për Jezu Krishtin” (Nil L. Andersen, “Ne Flasim për Krishtin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 88).

  • Si mendon, pse ka shumë njerëz në botë që dinë fare pak për Jezu Krishtin?

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. Plotësoje veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit:

1.

Përfytyro sikur ke një minutë kohë për t’i treguar se kush është Shpëtimtari dikujt që nuk e njeh Jezu Krishtin dhe përse Ai është i rëndësishëm për ty. Shkruaj “Jezu Krishti” në mes të një fletë letre ose në ditarin tënd të studimit. Rrethoje emrin e Tij me hollësi të rëndësishme që dëshiron t’i tregosh në ato 60 sekonda. Mbaje parasysh të shtosh hollësi të tjera në letrën tënde gjatë gjithë mësimit.

Do të kesh mundësi të shtosh gjëra në këtë fletë që do të dorëzohet për Jezu Krishtin në fund të mësimit.

Nëse doni, mund të shikoni materialin filmik “Kush Është Jezu Krishti? Një Përmbledhje në 60 Sekonda” (01:22), që është në dispozicion në https://www.youtube.com/watch?v=fCyjryDIGb0. Teksa e shikoni, mendoni se përse Jezu Krishti është ende i rëndësishëm për botën sot, edhe për ata që nuk e njohin.

Mateu dëshmoi se Jezu Krishti ishte Mesia

Ashtu siç ka shumë njerëz në botë sot që nuk e kuptojnë ende rëndësinë e Jezu Krishtit, shumë njerëz që jetuan në kohën e Shpëtimtarit nuk e njihnin gjithashtu rëndësinë e Tij.

Mateu ishte një nga Dymbëdhjetë Apostujt e Jezu Krishtit (shih Mateu 10:2–4) dhe ishte dëshmitar okular i shumë prej ngjarjeve që përshkroi nga jeta e Shpëtimtarit. Ai shkroi Ungjillin sipas Mateut për të ndihmuar njerëzit, sidomos judenjtë që nuk besonin te Shpëtimtari, që ta njihnin Jezu Krishtin për Atë që ishte. Mateu konkretisht theksoi të vërtetën se Jezu Krishti është Mesia i premtuar duke iu referuar shpesh profecive të lashta për Mesian që kishte përmbushur Jezu Krishti.

Mateu e nisi rrëfimin e tij duke regjistruar historinë familjare të Jezusit. Ai përfshiu njerëz dhe hollësi të rëndësishme (shih Mateu 1:1–17). Lexoje vargun te Mateu 1:16 , duke kërkuar frazën “Jezusi, që quhet Krisht”. Merre parasysh nënvizimin e asaj fraze në shkrimet e tua të shenjta.

  • Çfarë di rreth kuptimit të titullit “Krisht”?

Fjala hebraike për “Krisht” është “Mesia”. Lexo tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta “ Mesia ” për të mësuar më shumë rreth kuptimit të këtij titulli dhe përse shumë judenj nuk e pranuan Jezusin si Krishti.

  • Çfarë mëson rreth misionit të Shpëtimtarit duke i kuptuar titujt e Tij “Krisht” dhe “Mesia”?

Në lashtësi, njerëzit vajoseshin në përgatitje për të kryer detyra të veçanta. Ungjilli sipas Mateut është plot me shembuj të Jezu Krishtit që përmbushte profeci të lashta për atë që Ai ishte vajosur të bënte. Kërko dy apo tre nga këta shembuj në shkrimet e tua të shenjta (shih tabelën e mëposhtme). Mendo rreth arsyes përse Ati Qiellor zbuloi hollësi se çfarë do të bënte Krishti shumë vjet përpara ardhjes së Tij.

Profecitë e Dhiatës së Vjetër për Mesian

Përmbushja nëpërmjet Jezu Krishtit

Mesia do të ishte një pasardhës i Abrahamit dhe i Davidit (shih Jeremia 23:5–6 ; Zanafilla 22:18).

Mateu 1:1, 6, 17

Mesia do të lindte nga një virgjëreshë (shih Isaia 7:14 ; Alma 7:10).

Mateu 1:21–23

Mesia do të lindte në Bethlehem (shih Mikea 5:2).

Mateu 2:4–6

Mesia do të vinte nga Nazareti (shih 1 Nefi 11:13).

Mateu 2:23

Mesia do të shëronte të sëmurët (shih Isaia 53:4 ; Mosia 3:5).

Mateu 8:16–17

Mesia do të jepte mësim duke përdorur shëmbëlltyra (shih Psalmeve 78:2).

Mateu 13:35

Mesia do të hynte në Jerusalem hipur mbi një gomar (shih Zakaria 9:9).

Mateu 21:1–7

Jezu Krishti dëshmoi se Ai ishte Mesia

Një tjetër përmbushje e një profecie të Dhiatës së Vjetër shënohet te Lluka 4:16–21 . Kur Jezusi vizitoi qytetin e Tij të vegjëlisë, Nazaretin, Ai ndoqi sinagogën (kishën) dhe lexoi nga libri i Isaias një profeci për misionin hyjnor të Mesias. Pas leximit, Jezusi shpalli se Ai ishte Mesia duke deklaruar se profecia e Isaias ishte përmbushur tashmë.

Lexoje vargun te Isaia 61:1–2 , duke kërkuar se çfarë profetizoi Isaia lidhur me atë që ishte vajosur të bënte Mesia. Shenjoji fjalët apo frazat që mendon se tregojnë që Jezu Krishti i përshtat përshkrimet e shënuara nga Isaia.

  • Çfarë fjalësh apo frazash nga Isaia 61:1–2 përbëjnë prova për ty se Jezu Krishti është Mesia i profetizuar?

  • Si e ka përmbushur Shpëtimtari ndonjërën prej këtyre profecive në jetën tuaj apo në jetën e dikujt që e njeh?

Shto hollësi për Jezu Krishtin në fletën e letrës me të cilën fillove të punosh në fillim të mësimit. Përgjigjjuni për pyetjet e mëposhtme që të të ndihmojnë të mendosh për hollësitë që mund të shtosh.

  • Çfarë mëson për Jezu Krishtin nga këto profeci rreth Mesias dhe përmbushjes së tyre?

  • Çfarë erdhi për të bërë në tokë Jezu Krishti? Përse është e rëndësishme ta kuptojmë misionin e Tij?

  • Përse ka rëndësi për ty Jezu Krishti?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Përse është ende i rëndësishëm sot Jezu Krishti?

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha dëshminë vijuese për Jezu Krishtin:

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Si një yll drejtues në një qiell të pastër, të errët, Jezu Krishti e ndriçon udhën tonë. Ai erdhi në tokë në një grazhd të thjeshtë. Ai jetoi një jetë të përkryer. Ai i shëroi të sëmurët dhe ngriti të vdekurit. Ai ishte mik për të harruarit. Ai na mësoi të bëjmë mirë, të bindemi dhe ta duam njëri-tjetrin. Ai vdiq në kryq, duke u ngritur mrekullisht tri ditë më vonë, duke na mundësuar neve dhe atyre që i duam, që të jetojmë përtej varrit. Me mëshirën dhe hirin e Tij të pakrahasueshëm, Ai mori mbi Vete mëkatet tona dhe vuajtjen tonë, duke sjellë falje kur pendohemi dhe paqe në stuhitë e jetës. Ne e duam Atë. Ne e adhurojmë Atë. Ne e ndjekim Atë. Ai është spiranca e shpirtrave tanë.”

(Nil L. Andersen, “Ne Flasim për Krishtin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 88.)

Përse është domethënëse që Jezu Krishti ishte pasardhës i Davidit?

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“As edhe një koncept nuk ishte më fort i ngulitur në mendjet e judenjve në kohën e Jezusit sesa besimi i përgjithshëm se Mesia i tyre do të ishte Bir i Davidit. … Ata prisnin një çlirimtar tokësor, i cili do ta hidhte poshtë zgjedhën e robërisë romake dhe do ta bënte sërish të lirë Izraelin. Ata kërkuan një sundues që do të rivendoste atë lavdi dhe ndikim e autoritet botëror që e gëzonin kur Biri i Isait u ul në fronin e Izraelit.”

(Brus R. Mek-Konki, The Promised Messiah [1978], f. 188.)

Cilat janë gratë që përfshiu Mateu në gjenealogjinë e Krishtit?

“Tamara ishte e Adullamit në territorin kananeas (shih Zanafilla 38); Rahaba ishte një kananease e Jerikos (shih Jozueut 2:1–7); Ruthi ishte një moabite përpara se të kthehej në besim në fenë e judaizmit (shih Ruthit 1:4) dhe Bath-Sheba ishte gruaja e Uriahut, një hitite (shih 2 Samuelit 11:3). Kështu që të katra [gratë] ishin ose johebrease ose të lidhura me johebrenjtë” (New Testament Student Manual [2018], f. 13). Përfshirja e këtyre grave në gjenealogjinë e Jezu Krishtit mund të na mësojë se Perëndia punon me të gjithë njerëzit dhe në mënyra të paparashikuara.

Është gjithashtu provë se “drejtësia vetjake nuk varet nga pasja e një gjenealogjie të ‘përkryer’, duke qenë se gjenealogjia e Jezu Krishtit nuk ishte e përkryer. [Dhe] përfshirja e grave në [historinë familjare] të Shpëtimtarit reflekton të vërtetën e rëndësishme se burrat dhe gratë janë të barabartë në sytë e Perëndisë” (New Testament Student Manual, f. 13).