Seminari
Mateu 11:28–30


Mateu 11:28–30

“Unë do t’ju Jap Çlodhje”

Jezusi duke ngushëlluar Marinë dhe Martën

Gjatë shërbesës së Tij, Shpëtimtari dha mësim ligjin më të lartë të ungjillit dhe shëroi të sëmurët. Ndërsa pati trysni kundër Shpëtimtarit dhe mësimeve të Tij, Ai e dënoi ligësinë dhe premtoi çlodhje për të gjithë ata që vijnë tek Ai. Ky mësim mund ta rritë besimin tënd se Zoti do të të ndihmojë me sfidat dhe barrët e tua.

Barrët dhe sfidat e tua

Vizato skicën e një njeriu që përfaqëson një adoleshent/e. Vizato një çantë në shpinën e figurës së njeriut që përfaqëson barrët dhe streset me të cilat përballen adoleshentët sot. Shkruaj të paktën pesë prej atyre barrëve apo streseve brenda, mbi ose rreth çantës së shpinës.

skicë njeriu duke mbajtur një çantë shpine
  • Me një vlerësim nga një deri në pesë, ku pesa është jashtëzakonisht mirë dhe njëshi aspak mirë, sa mirë mendon se po i përballon barrët dhe ngjarjet e tua stresuese?

Nëse tashmë nuk e ke bërë, merr parasysh të gjesh një çast tani për ta ftuar Atin tënd Qiellor që të të ndihmojë të gjesh parime që mund të të ndihmojnë me barrë të caktuara që po i mban aktualisht. Lexo te Mateu 11:28–30, duke kërkuar të vërtetat që dha mësim Shpëtimtari, që mund ta ndihmojnë dikë i cili është i rënduar nga barrët.

ikona e Zotërimit DoktrinorMateu 11:28–30 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merr parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi.

  • Çfarë të vërtetash gjete?

  • Si mund ta ndihmojnë këto të vërteta dikë që po kalon një kohë të vështirë?

“Merrni mbi vete zgjedhën time”

Ndonjëherë fjalët ose frazat në shkrimet e shenjta mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Kur mësojmë se çfarë do të thonë fjalët dhe frazat, kjo mund të na ndihmojë të arrijmë të mësojmë atë që Shpëtimtari dëshiron që ne të dimë. Ushtroje këtë me frazën “Merrni mbi vete zgjedhën time” (Mateu 11:29).

një burrë duke ngarë një qerre me qe

Zgjedha është “një mjet i vendosur rreth qafës së kafshëve ose njerëzve për t’i shfrytëzuar ata së bashku” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Zgjedhë”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Kafshët në këtë fotografi mbajnë një zgjedhë.

Plaku Eduard Dube, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi përvojën në vijim:

Plaku Eduard Dube

“Në dhjetor të vitit 2015 në Madzivë, Zimbabve, Naumeja [gruaja ime] dhe unë pamë dikë që po lëronte arën me dy qe. U habita tek pashë se njëra kafshë ishte një ka i madh ndërsa tjetri një dem i vogël. U hutova. Pyeta veten me zë të lartë: ‘Pse një fermer do ta lëronte arën me dy kafshë të pabarabarta në zgjedhë?’

Nëna e Naumesë, që rrinte atypari, bëri me dorë nga zgjedha. Pashë më nga afër dhe vura re rripat [litarë ose zinxhirë] që lidhnin zgjedhën me demin e vogël. Kau i madh po tërhiqte të gjithë peshën, ndërsa demi i vogël thjesht po bënte hapat e parë, po mësonte si të lëronte tokën.”

(Edward Dube, “Learn of Me”, Liahona, tetor 2020, Faqet Vendore të Afrikës Juglindore, ChurchofJesusChrist.org)

  • Si mund të jetë marrëdhënia jonë me Shpëtimtarin si ajo e kaut të madh dhe demit të vogël?

  • Si e thellon njohja e domethënies së zgjedhës kuptueshmërinë tënde mbi atë se si ndihet Krishti për ty?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve të shenjta na lidh te Zoti Jezu Krisht dhe na bashkon me Të”.

(Dejvid A. Bednar, “I Duronin Barrët e Tyre me Lehtësi”, Liahona, maj 2014, f. 88)

  • Si mendon se bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve na lidh në zgjedhë te dhe me Shpëtimtarin?

Plaku Dube shpjegoi:

Plaku Eduard Dube

“Kur jemi të lidhur në zgjedhë me Jezu Krishtin, Ai bart ngarkesën dhe ndajmë gëzimin e punës. Ftesa e Zotit për secilin prej nesh për të mësuar prej Tij është burimi i vetëm i sigurt që sjell paqe, gëzim dhe jep përgjigje për mendjen e trazuar.”

(Edward Dube, “Learn of Me”, Liahona, tetor 2020, Faqet Vendore të Afrikës Juglindore, ChurchofJesusChrist.org)

  • Si të ka ndihmuar të mësuarit për Jezu Krishtin këtë vit që të bartësh ngarkesën tënde dhe si të ka sjellë paqe dhe gëzim?

Ardhja te Krishti dhe marrja e çlodhjes së Tij

ikona e ditarit 1. Plotëso ose veprimtarinë A ose B në ditarin tënd të studimit. Ndiqi udhëzimet që lidhen me veprimtarinë që zgjedh.

Veprimtaria A: “Ejani tek unë” (Mateu 11:28). Si mund të vij te Krishti?

Për të marrë ndihmën e Shpëtimtarit dhe çlodhjen që ofron Ai, ne duhet të vijmë tek Ai.

  • Nëse dikush ju ka pyetur se çfarë do të thotë të vish te Krishti, çfarë do të thoshit?

Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ka përcaktuar disa mënyra se si mund të vijmë te Krishti.

Plaku Riçard G. Skot

“Kur ne lutemi vazhdimisht në mëngjes dhe natën, kur i studiojmë shkrimet tona të shenjta çdo ditë, kemi mbrëmje familjare të përjavshme dhe e frekuentojmë tempullin rregullisht, ne po i përgjigjemi në mënyrë aktive ftesës së Tij për të ‘ardhur tek Ai’.”

(Riçard G. Skot, “Bëjeni Ushtrimin e Besimit Përparësinë Tuaj Parësore,” Liahona, nëntor 2014, f. 94)

Merr parasysh të shohësh materialin filmik “Come unto Christ: 2014 Theme Song” [“Ejani te Krishti: Kënga Motiv për 2014-ën”] (04:48) për të parë shembuj se si dikush mund të vijë te Shpëtimtari. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

4:48

Come unto Christ: 2014 Theme Song

No matter what we are struggling with, there is always hope if we come unto Christ.

ikona e ditarit 2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat janë disa gjëra që ke bërë për t’iu afruar më shumë Jezu Krishtit? (Kjo mund të përfshijë besëlidhjet që ke bërë dhe mbajtur.)

  • Çfarë ndien se mund të bësh për të ardhur më plotësisht te Krishti dhe për të marrë ndihmën e Tij hyjnore?

Veprimtaria B: “Unë do t’ju jap çlodhje” (Mateu 11:28). Si mund t’i heqë Krishti barrët e mia?

Një shembull i fuqishëm i lehtësimit të barrëve nga Shpëtimtari është shënuar në Librin e Mormonit. Alma dhe populli i tij u zunë robër, u detyruan të punonin dhe u përndoqën ashpër.

Lexo te Mosia 24:12–16. Nëse dëshiron, mund të shohësh edhe materialin filmik “Chapter 17: Alma and His People Escape” [“Kapitulli 17: Alma dhe Populli i Tij Shpëtojnë”], nga kodi kohor 0:01 deri në 1:29. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

1:54

Chapter 17: Alma and His People Escape

ikona e ditarit 3. Mbaji shënim përgjigjet e tua për pyetjet e mëposhtme dhe shkruaji nxitjet në ditarin tënd të studimit.

  • Çfarë mësove për mënyrat se si Shpëtimtari mund të të ndihmojë t’i mbash barrët e tua?

  • Çfarë bëri populli i Almës për të marrë ndihmën e Shpëtimtarit?

  • Si mund ta ndihmojë dikë që po përballet me sfida të kuptuarit e rolit tonë në avitjen drejt Shpëtimtarit?

Mendo për vetë përvojat e tua ose përvojat e njerëzve që njeh dhe shkruaj për një kohë kur Shpëtimtari të hoqi një barrë. Sigurohu që të përfshish atë që ke bërë ti ose dikush që e njeh, për t’iu avitur Shpëtimtarit dhe se si ndihmoi Ai.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si na ndihmon Jezu Krishti ndërsa vijmë tek Ai?

Plaku Xhon A. Mek-Kjun, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi disa nga bekimet që mund të vijnë ndërsa vijmë te Jezu Krishti.

Xhon A. Mek‑Kjun

“Teksa e pranojmë ftesën e Shpëtimtarit ‘ejani tek unë’ (Mateu 11:28), Ai do të sigurojë përkrahjen, ngushëllimin dhe paqen që janë të nevojshme. … Edhe në sprovat tona më të vështira, ne mund të ndiejmë përqafimin e ngrohtë të dashurisë së Tij teksa i mirëbesojmë Atij dhe e pranojmë vullnetin e Tij.”

(Xhon A. Mek-Kjun, “Ejani te Krishti – Jetesa si Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme”, Liahona, maj 2020, f. 36)

Materiali filmik “Living with Depression” [“Të Jetosh me Depresionin”] (03:13) jep një shembull të mënyrës se si Jezu Krishti mund të na ndihmojë edhe nëse do të thotë që ne nuk jemi të çliruar nga sprovat e vështira.

3:13

Living with Depression

When Heather first recognized the symptoms of her depression, she felt ashamed. She also felt sure that with faith, prayer, and help from Jesus Christ, the depression could be taken away. She learned that prayers are answered in unexpected ways.