Lluka 11:1–13
“Zot, Na Mëso të Lutemi”
Pasi dëgjoi Jezusin të lutej, “një nga dishepujt e tij i tha: ‘Zot, na mëso të lutemi’” (Lluka 11:1). Jezusi u përgjigj me mësime të vyera që mund të ndihmojnë për ta forcuar lidhjen tonë me Atin Qiellor nëpërmjet lutjes. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i bësh lutjet e tua më kuptimplota.
Zoti na mëson për lutjen
Reflekto mbi përgjigjet e këtyre dy pyetjeve:
-
Pse është e lehtë lutja?
-
Pse është e vështirë lutja?
Lutja mund të jetë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, por edhe e thellë dhe e zgjatur. Ndërsa mëson nga mësimet e Shpëtimtarit për lutjen, kërko zbulesë mbi atë se si mund t’i bësh lutjet më kuptimplota.Lexo te Lluka 11:1 , duke kërkuar për atë që e pyeti Shpëtimtarin një nga dishepujt e Tij.
Jezusi u përgjigj me atë që është bërë e njohur tashmë si Lutja e Zotit. Ai e bëri gjithashtu këtë lutje gjatë Predikimit në Mal (shih Mateu 6:9–13). Disa kanë menduar se Jezusi kishte për qëllim që kjo lutje të mbahej mend dhe të përsëritej. Por siç na mësoi Presidenti Rasëll M. Nelson: “Lutja e Zotit shërben për t’u ndjekur si një model dhe jo si një pjesë për ta mësuar përmendësh dhe recituar me përsëritje” (“Mësime nga Lutjet e Zotit”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 46). Pasi Jezusi dha Lutjen e Zotit si një shembull se si të lutemi, Ai dha mësime të tjera frymëzuese për lutjen.
Të mësuarit më shumë për lutjen
Për të zbuluar të vërtetat që mund të të ndihmojnë, lexo pyetjet e mëposhtme, zgjidh atë për të cilën dëshiron të mësosh më shumë dhe lexo fragmentet shoqëruese të shkrimeve të shenjta.
-
Çfarë mund të mësoj nga shembulli i lutjes së Shpëtimtarit? ( Lluka 11:2–4 ; Mateu 6:9–13)
-
Çfarë premtoi Shpëtimtari për lutjen? ( Lluka 11:9–13 ;)
-
Çfarë na paralajmëroi Shpëtimtari që të mos bëjmë në lutjet tona? ( Mateu 6:7–8)
1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:
-
Çfarë të vërtete ke mësuar për lutjen nga këto vargje?
-
Çfarë përvojash ke pasur me këtë të vërtetë?
-
Çfarë mëson për Atin tënd Qiellor nga këto vargje?
Thellimi i njohurive tuaja
2. Për të ndihmuar në thellimin e njohurive të tua për mësimet e Shpëtimtarit, kryej veprimtarinë A, B ose C në ditarin tënd të studimit në varësi të bllokut të shkrimeve të shenjta që ke zgjedhur më parë. Ndiq udhëzimet që lidhen me veprimtarinë që ke zgjedhur.
Veprimtaria A: Çfarë mund të mësoj nga shembulli i lutjes së Shpëtimtarit? ( Lluka 11:2–4)
Lexoji frazat e mëposhtme që ka përdorur Shpëtimtari në lutjen e Tij dhe përzgjidh dy për të cilat dëshiron të përsiatësh.
-
“Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt” ( Lluka 11:2).
-
“Ardhtë mbretëria jote” ( Lluka 11:2).
-
“U bëftë vullneti yt si në tokë si edhe në qiell” ( Lluka 11:2).
-
“Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme” ( Lluka 11:3).
-
“Na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë” ( Lluka 11:4).
-
“Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga ligësia” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 6:14 [shih edhe Lluka 11:4]).
Me dy frazat që ke përzgjedhur në mendje, mendo për përgjigjet e tua për pyetjet e mëposhtme:
-
Si do ta përmblidhje atë që nënkuptojnë këto fraza?
-
Kur je lutur për diçka të ngjashme me atë që është lutur Shpëtimtari? Si ndikoi ajo tek ty?
-
Pse mendon se do të ishte e dobishme të lutesh sipas modelit që na dha Shpëtimtari?
Nëse ke përzgjedhur këtë veprimtari, shkruaj në ditarin tënd të studimit një mënyrë se si dëshiron ta ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit në lutjet e tua.
Veprimtaria B: Çfarë premtoi Shpëtimtari për lutjen? ( Lluka 11:9–13)
Siç shënohet te Lluka 11:9 , Zoti premtoi: “Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet”.
-
Si janë të ngjashme veprimet “lyp”, “kërkoj” dhe “trokas”? Si janë të ndryshme?
-
Si mund të të ndihmojnë këto fjalë të kuptosh se si të lutesh në mënyrë më kuptimplotë?
Jezusi pastaj krahasoi dëshirën e një babai të vdekshëm për t’ju dhënë dhurata fëmijëve të tij me dëshirën e Atit Qiellor për të na dhënë dhurata. Te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Jezusi na mësoi se nëse një baba i papërsosur e i vdekshëm “di t’u j[apë] dhurata të mira bijve [të tij]” ( Lluka 11:13), atëherë sa shumë dhurata të mira do t’u japë Ati juaj Qiellor, nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, atyre që e kërkojnë Atë? Është e rëndësishme të mbash mend se Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve në mënyrën dhe kohën e Tij.
-
Çfarë lloj dhuratash mendon se Ati Qiellor dëshiron t’u japë atyre që ia kërkojnë? Çfarë mendon se Ai dëshiron të të japë ty?
Nëse ke përzgjedhur këtë veprimtari, shkruaj në ditarin tënd të studimit për një kohë kur ke ndier se ke marrë një përgjigje për lutjet e tua, ose përshkruaj se çfarë do të bësh për të kërkuar përgjigje për një lutje.
Përfshi se si mbajtja mend se Perëndia u përgjigjet lutjeve, mund t’i bëjë më kuptimplota lutjet e tua aktuale.
Veprimtaria C: Çfarë na paralajmëroi Shpëtimtari që të mos bëjmë në lutjet tona? ( Mateu 6:7–8)
Në Predikimin në Mal, Jezusi na mësoi se nuk duhet “[të] përdor[im] përsëritje të kota” ( Mateu 6:7). Në këtë kontekst, të kota do të thotë boshe ose të pakuptimta. Të lutesh duke përdorur përsëritje të kota do të thotë ta përsëritësh të njëjtën lutje ose të njëjtat fjalë brenda një lutjeje në mënyrë të pamenduar. Nëse jemi të sinqertë në kërkesat tona, edhe nëse lutjet tona janë të përsëritura, ato nuk janë përsëritje të kota.
-
Si mund të na ndihmojë t’i afrohemi më pranë Zotit shmangia e përsëritjeve të kota në lutjet tona?
-
Çfarë mund të bësh që mund të të ndihmojë të shmangësh përdorimin e përsëritjeve të kota kur lutesh?
Mendo për shembuj të lutjeve që ke thënë që ishin të mirëmenduara dhe të sinqerta.
-
Si ndikon tek ty lutja në këtë mënyrë?
Nëse ke përzgjedhur këtë veprimtari, shkruaj në ditarin tënd të studimit një mënyrë se si dëshiron t’i ndjekësh mësimet e Shpëtimtarit për të shmangur përsëritjet e kota në lutjet e tua.
Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?
Po sikur të më duket se lutjet e mia nuk po marrin përgjigje?
Plaku J. Devn Kornish, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:
“Ndonjëherë ne duket të mos marrim përgjigje për lutjet tona të sinqerta dhe të vendosura. Kërkon besim që të kujtosh se Zoti përgjigjet në kohën e Tij dhe në mënyrën e Tij që të na bekojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ose, duke menduar më shumë, ne shpesh do të kuptojmë se tashmë e dimë tërësisht mirë çfarë duhet të bëjmë.
Lutem, mos u shkurajoni nëse kjo nuk rezulton kështu për të gjithë ju menjëherë. Si të mësuarit e një gjuhe të huaj, ajo kërkon praktikë dhe përpjekje. Ju lutemi dijeni, megjithatë, se ju mund të mësoni gjuhën e Shpirtit dhe, kur ju e bëni, ajo do t’ju japë besim dhe fuqi të madhe në drejtësi.”
(J. Devn Kornish, “Privilegji i Lutjes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 103.)
Po sikur të mos ndihem i/e denjë për t’u lutur?
Plaku J. Devn Kornish, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:
“Ka një rrezik që një person mund të mos ndihet sa duhet i denjë për t’u lutur. Kjo ide vjen nga ai shpirt i keq, që është ai që na mëson neve të mos lutemi (shih 2 Nefi 32:8). Është po aq tragjike të mendosh se jemi tepër mëkatarë për t’u lutur siç është për një person shumë të sëmurë që të besojë se është tepër i sëmurë për të shkuar te doktori!”
(J. Devn Kornish, “Privilegji i Lutjes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 103.)