Seminari
Joseph Smith – Mateu


Joseph Smith – Mateu

Rrini Zgjuar për Ardhjen e Zotit

The resurrected Jesus Christ (wearing white robes with a magenta sash) standing above a large gathering of clouds. Christ has His arms partially extended. The wounds in the hands of Christ are visible. Numerous angels (each blowing a trumpet) are gathered on both sides of Christ. A desert landscape is visible below the clouds. The painting depicts the Second coming of Christ. (Acts 1:11)

Në një bisedë private në Malin e Ullinjve, Jezu Krishti iu përgjigj pyetjeve të dishepujve të Tij për ardhjen e Tij të Dytë. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh atë që dha mësim Shpëtimtari për shenjat e ardhjes së Tij, dhe të presësh me padurim ditën kur Ai do të kthehet në tokë.

Të ndihmuarit e nxënësve që të kenë përvoja kuptimplota. Mbani mend që qëllimi juaj si mësues nuk është të jepni një mësim apo të trajtoni përmbajtje. Përkundrazi, ndihmojini nxënësit t’i studiojnë shkrimet e shenjta në një mënyrë që do t’i ndihmojë ata të arrijnë ta njohin dhe ta ndjekin Shpëtimtarin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Joseph Smith – Mateu 1:22–55 dhe të përsiatin për mendimet dhe ndjenjat e tyre për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përfytyrimi i ardhjes së Jezu Krishtit

Nëse nxënësve iu kërkua përpara mësimit që të lexonin te Joseph Smith – Mateu 1:22–55 dhe të reflektonin për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit, merreni parasysh që t’u kërkoni atyre të tregojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre tani. Paraqiteni figurën e mësipërme dhe bëni pyetje që mund t’i ndihmojnë nxënësit të shprehin me fjalë mendimet dhe ndjenjat e tyre për temën. Dëgjoni atë që tregojnë nxënësit, dhe merreni parasysh materialin vijues për ta përmirësuar përvojën e tyre.

Mendo për atë që di rreth Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit dhe shenjave që do ta paraprijnë atë. Përfytyro se si do të jetë.

  • Çfarë përfytyron kur mendon për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit?

  • Çfarë ndjenjash ke kur mendon për ardhjen e Shpëtimtarit?

Dëgjojeni me kujdes atë që thonë nxënësit. Nëse nxënësit duken nervozë apo të trembur për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit, kërkoni mundësi përgjatë mësimit për t’i ndihmuar që të ndiejnë paqe. Ndihmojini ata t’i kuptojnë shenjat e ardhjes së Shpëtimtarit dhe të presin me padurim kthimin e Tij.

Ndërsa studion sot, dëgjoji nxitjet nga Fryma e Shenjtë që të ndihmojnë të dish atë që mund të bësh për ta pritur me padurim ditën kur Jezu Krishti do të kthehet përsëri.

Shenjat që i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit

Kur dishepujt e pyetën Shpëtimtarin: “Cila është shenja e ardhjes sate?” ( Joseph Smith – Mateu 1:4), Ai u dha atyre mësim për ngjarjet që do të ndodhin deri në Ardhjen e Tij të Dytë. Megjithëse askush përveç Atit Qiellor nuk e di ditën ose orën e saktë kur kjo do të ndodhë, Jezusi shpjegoi rëndësinë e të qenit syçelë për shenja të ndryshme që Ai dha (shih te Joseph Smith – Mateu 1:40, 46).

Një vend në shkrimet e shenjta ku përvijohen shenjat e ardhjes së Zotit është te Joseph Smith – Mateu . Ky është përkthim prej Jozef Smithit, ose rishikim i Mateu 24 , që gjendet te Perla me Vlerë të Madhe.

  • Cilat janë disa shenja që ti e di se do t’i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një listë të shenjave në tabelë. Pasi nxënësit të tregojnë atë që dinë, merreni parasysh t’i ftoni ata të kontrollojnë në shkrimet e shenjta për këto shenja dhe të kërkojnë të tjera.

Për të gjetur disa nga shenjat që zbuloi Zoti dhe një arsye përse i zbuloi ato, lexo te Joseph Smith – Mateu 1:22–23, 28–36, 48 . Ti mund të shohësh gjithashtu “ Shenj(a) të Kohërave ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, që gjendet në scriptures.ChurchofJesusChrist.org.

  • Çfarë të bën përshtypje për shenjat që dha Shpëtimtari për Ardhjen e Tij të Dytë?

  • Çfarë mund të mësojmë për Jezu Krishtin duke ditur që Ai i zbuloi këto shenja shumë kohë përpara Ardhjes së Tij të Dytë?

  • Si ndihesh ndërsa përfytyron ungjillin që “predikohet në të gjithë botën” ( Joseph Smith – Mateu 1:31) dhe Shpëtimtarin “duke ardhur në retë e qiellit, me fuqi dhe lavdi të madhe”? ( Joseph Smith – Mateu 1:36 .) Përse?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përsëritin vargjet që studiuan në këtë mësim, dhe të shënojnë hollësi të rëndësishme për Shpëtimtarin dhe dëshirat e Tij për ta. Pasi të tregojnë atë që shënuan, veprimtaria vijuese mund të jetë e dobishme. Mund të shtoni lirisht fraza të tjera që ata përcaktuan për Shpëtimtarin dhe dëshirat e Tij për ta.

Përzgjidh të paktën njërën nga frazat vijuese dhe merre parasysh ta shënosh atë në shkrimet e shenjta. Ndërsa i shenjon fjalët, mendo për mesazhin e Jezu Krishtit. Shiko se çfarë mund të të mësojnë fjalët e Shpëtimtarit për Të dhe për dëshirat e Tij për ty.“Ruhuni të mos shqetësoheni” ( Joseph Smith – Mateu 1:23).“Ai që nuk do të dorëzohet, do të shpëtohet” ( Joseph Smith – Mateu 1:30).“Fjalët e mia nuk do të kalojnë, por do të përmbushen” ( Joseph Smith – Mateu 1:35).“Jini edhe ju gati” ( Joseph Smith – Mateu 1:48).

  • Çfarë qëndrimi mendon se Shpëtimtari do që ti të kesh për ardhjen e Tij?

  • Cilat fjalë të Jezu Krishtit të ndihmojnë ty ta duash dhe t’i mirëbesosh Atij?

Përgjatë kësaj jave ti do të studiosh më tepër për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit dhe mënyrën se si ti mund të jesh gati për të.

Pritja e kthimit të Zotit

Nxënësve mund t’u kërkohet që të shohin një figurë ose të mbyllin sytë dhe të përfytyrojnë ngjarjet e Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit teksa dëgjojnë përshkrimin vijues nga Plaku Nil L. Andersen.

Teksa e lexon thënien vijuese nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përfytyroje atë që ai thotë, dhe mendo për qëndrimin tënd për Ardhjen e Dytë.

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Mendimi i ardhjes së Tij ma emocionon shpirtin. Do të jetë marramendëse! Qëllimi e madhështia, gjerësia e mrekullia do ta kapërcejnë çdo gjë që sytë njerëzorë e kanë parë ose përjetuar ndonjëherë.

Në atë ditë … Ai do të shfaqet ‘në retë e qiellit, i mbuluar me fuqi dhe lavdi të madhe; me gjithë engjëjt e shenjtë’ [ Doktrina e Besëlidhje 45:44 ]. … Dielli dhe hëna do të shndërrohen dhe ‘yjet [do të] flaken nga vendet e tyre’ [ Doktrina e Besëlidhje 133:49 ]. …

… Ne do të biem në gjunjë me nderim ‘dhe Zoti do ta lëshojë zërin e tij dhe gjithë fundet e dheut do ta dëgjojnë atë’ [ Doktrina e Besëlidhje 45:49 ]. …

Në atë ditë skeptikët do të jenë të heshtur, ‘sepse çdo vesh do ta dëgjojë … dhe çdo gju do të përkulet e çdo gjuhë do të rrëfejë’ [ Doktrina e Besëlidhje 88:104 ] se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë, Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i botës.

… U përgatitshim për ardhjen e Tij duke i përsëritur këto ngjarje të lavdishme herë pas here në vetë mendjen tonë dhe me njerëzit që i duam.”

(Nil L. Andersen, “Ardhtë Mbretëria Jote”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 122)

  • Çfarë mendimesh apo ndjenjash pate ndërsa përfytyrove atë që përshkroi Plaku Andersen?

  • Si ndikoi ky mësim në mendimet ose ndjenjat që kishe në fillim të orës së mësimit për Ardhjen e Dytë?

  • Çfarë mund të të ndihmojë ta përfytyrosh ardhjen e Zotit si një ngjarje të lavdishme?

  • Kush është ai me të cilin mund të flasësh për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit?

Nëse është e mundur, merreni parasysh të blini për nxënësit figura të vogla të Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Mund t’i ftoni nxënësit ta vendosin figurën në një vend që do t’i kujtojë shpesh për kthimin e lavdishëm të Zotit.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Joseph Smith – Mateu 1:36–37 . Si do të jetë kur Shpëtimtari të vijë sërish?

Në një rast tjetër, Plaku Nil L. Andersen dha mendimet e tij për kohën kur Jezu Krishti do të kthehet në tokë me lavdi:

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“Asgjë nuk e nxit dëshirën time për të folur për Krishtin më shumë sesa përfytyrimi i kthimit të Tij. Ndonëse nuk e dimë se kur do të vijë Ai, ngjarjet e kthimit të Tij do të jenë mahnitëse! Ai do të vijë në retë e qiellit, në madhështi dhe lavdi, me të gjithë engjëjt e Tij të shenjtë. Jo thjesht disa engjëj por të gjithë engjëjt e Tij të shenjtë. Këta nuk janë kerubinët me faqe si qershi të pikturuar nga Rafaeli, që gjenden në kartolinat tona të Shën Valentinit. Këta janë engjëj të shekujve, engjëjt e dërguar për t’u mbyllur gojën luanëve [shih te Daniel 6:22 ], për të hapur dyert e burgut [shih Veprat e Apostujve 5:19 ], për të lajmëruar lindjen e shumëpritur të Tij [shih te Lluka 2:2–14 ], për ta ngushëlluar Atë në Gjetseman [shih te Lluka 22:42–43 ], për të siguruar dishepujt për Ngritjen e Tij [shih Veprat e Apostujve 1:9–11 ] dhe për të hapur Rivendosjen e lavdishme të ungjillit.

A mund ta përfytyroni të rrëmbeheni për ta takuar Atë, qoftë në këtë anë të velit apo në tjetrën? [Shih 1 Thesalonikasve 4:16–17 ; Doktrina e Besëlidhje 88:96–98 .] Ky është premtimi i Tij për të drejtët. Kjo përvojë mahnitëse do ta shenjojë shpirtin tonë përgjithmonë.”

(Nil L. Andersen, “Ne Flasim për Krishtin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 91)

Po sikur të jem i shqetësuar për shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit?

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Përgatitja e botës për kthimin e Shpëtimtarit

Disa të rinjve të Priftërisë Aarone mund t’u kërkohet të vijnë në klasë të përgatitur për të thënë ose për të shpjeguar pjesën e temës së kuorumit të Priftërisë Aarone lidhur me përgatitjen e botës për kthimin e Shpëtimtarit. Gjithashtu, të rejave mund t’u kërkohet që të tregojnë atë që po bëjnë për ta përgatitur botën për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

Shëmbëlltyra për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit

Ndihmojini nxënësit të mësojnë për dëshirën e Zotit që ne të përgatitemi për Ardhjen e Tij të Dytë duke studiuar shëmbëlltyrat e shkurtra që Ai dha mësim te Joseph Smith – Mateu . Referencat vijuese mund t’i paraqiten klasës që të zgjedhin prej tyre ose mund të ndahen në mënyrë të barabartë midis nxënësve. Nëse referencat janë të caktuara, mbajeni parasysh gjatësinë ose ndërlikimin e çdo shëmbëlltyre. Pasi nxënësit të lexojnë, atyre mund t’u kërkohet që t’ia shpjegojnë shëmbëlltyrat e tyre një partneri ose në grupe të vogla. Merreni parasysh të përdorni referencën dhe shpjegimin e parë si një mënyrë për t’ia treguar klasës detyrën.

Joseph Smith – Mateu 1:25–26

Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit nuk do të ndodhë në mënyrë të fshehtë. Ashtu si drita e diellit që mbulon të gjithë tokën, të gjithë do ta mësojnë.

Joseph Smith – Mateu 1:27

Joseph Smith – Mateu 1:38–39

Joseph Smith – Mateu 1:41–43

Joseph Smith – Mateu 1:46–48

Joseph Smith – Mateu 1:49–54

Pasi nxënësit të kenë folur, mund të jetë e dobishme që ata ta përmbledhin mesazhin e Zotit që përmbajnë këto shëmbëlltyra, duke iu përgjigjur një pyetjeje si kjo në vijim: Bazuar në atë që mësove nga këto shëmbëlltyra, cili ndien se është mesazhi i Zotit për ty lidhur me Ardhjen e Tij të Dytë?