Joseph Smith – Mateu 1; Mateu 25; Marku 12–13; Lluka 21
Vështrim i Përgjithshëm
Në një bashkëbisedim privat në Malin e Ullinjve, Jezu Krishti iu përgjigj pyetjeve të dishepujve të Tij për Ardhjen e Tij të Dytë. Ai i urdhëroi ata “të mos shqetësohe[shin]” (Joseph Smith – Mateu 1:23). Ai gjithashtu dha mësim se si të përgatiteshin për kthimin e Tij, duke treguar shëmbëlltyrat e dhjetë virgjëreshave, talentave dhe deleve e cjepve. Kjo javë përfshin një përsëritje të zotërimit doktrinor për të të ndihmuar të kuptosh dhe të shpjegosh të vërtetat që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Joseph Smith – Mateu
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë atë që Shpëtimtari dha mësim për shenjat e ardhjes së Tij dhe të presin me padurim ditën kur Ai do të kthehet në tokë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Joseph Smith – Mateu 1:22–55 dhe të reflektojnë për mendimet dhe ndjenjat e tyre për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.
-
Materiale: Një figurë e vogël e Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit për t’ia dhënë çdo nxënësi, nëse është e mundur
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i vini nxënësit të shpenzojnë një minutë për të shkruar në një fletë letre sa më shumë fjalë ose fraza që mund të mendojnë, që do t’iu jepnin përgjigje dy pyetjeve të para të mësimit. Ftojini disa prej tyre që të tregojnë një nga fjalët ose frazat e tyre dhe të shpjegojnë se përse e shkruan atë.
Joseph Smith – Mateu 1:21–37; Lluka 21:25–36
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të shmangin mashtrimin dhe të mposhtin frikën që lidhet me ngjarjet e ditëve të fundit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vlerësojnë mënyrën se si i kanë ndihmuar ata synimet e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta. Nxënësit mund të vlerësojnë gjithashtu nëse kanë pasur vështirësi për t’i mbajtur synimet e tyre dhe mënyrën se si dëshirojnë që të përmirësohen.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të paraqitni referencat e shkrimeve të shenjta nga Lluka 21 dhe thëniet përkatëse në një pamje prezantimi. Lexoni me zë të lartë një referencë, pyetini se cila thënie e përmbledh atë më mirë dhe ftojini nxënësit të përgjigjen në funksionin e bisedës në internet me a, b, ose c.
Mateu 25:1–13
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë dhe të ndiejnë rëndësinë e përgatitjes së tyre për të takuar Zotin kur Ai të kthehet sërish.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vlerësojnë veten në një shkallë nga 1 deri në 10 (1 do të thotë që nuk jeni dakord; 10 do të thotë që jeni dakord) për thënien vijuese: “Unë ndihem i/e përgatitur për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit”. Ftojini ata të përsiatin rreth arsyes përse e vlerësuan veten në atë mënyrë.
-
Fletushkë: Fletushka e llambave
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit të kenë shkruar variantin e tyre të ditëve të sotme të shëmbëlltyrës së dhjetë virgjëreshave, merreni parasysh t’i kërkoni një nxënësi të përzgjedhë se shëmbëlltyrën e kujt do të dëshironin të dëgjonin. Ose, nëse dëshirojnë, ata mund të tregojnë thjesht lart, poshtë, majtas, ose djathtas dhe personit i cili është i paraqitur në atë pozicion në kompjuterin e mësuesit, mund t’i kërkohet që ta tregojë. (Shënim: nxënësit nuk janë të paraqitur domosdoshmërish në të njëjtin rend në të gjithë kompjuterët.) Nëse dëshironi, kjo veprimtari mund të përsëritet.
Mateu 25:14–46
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të identifikojnë të vërteta nga shëmbëlltyra e talentave dhe shëmbëlltyra e deleve dhe e cjepve. Gjithashtu, mund t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë ose shëmbëlltyrën e talentave (shih te Mateu 25:14–30) ose shëmbëlltyrën e deleve dhe të cjepve (shih te Mateu 25:31–46) dhe të përgatiten të tregojnë mësimet që mësuan nga studimi i tyre.
-
Fletushkë: Fletushka për shëmbëlltyrën e talentave dhe shëmbëlltyrën e deleve dhe të cjepve
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në grupe duke përdorur dhomat virtuale për të studiuar dy shëmbëlltyrat. Më pas kthehuni sërish si klasë për t’i diskutuar ato. Nëse teknologjia e lejon, mundohuni t’i vizitoni grupet e ndryshme për t’i nxitur dhe udhëzuar ata.
Përsëritja 9 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të fitojnë njohuri më të madhe për të vërtetat që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor. Gjithashtu, ai mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë shpjegimin e këtyre të vërtetave për të tjerët.
Shënim: Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një fragment për zotërimin doktrinor që e kanë mësuar kohët e fundit, dhe t’ia shpjegojnë atë dikujt.
-
Materiali: Veprimtaria e përkimit për zotërimin doktrinor për t’u paraqitur në tabelë
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përpara orës së mësimit, merreni parasysh të ftoni katër nxënës që të luajnë rolet e miqve në veprimtarinë shpjeguese. Kërkojuni atyre që të pyesin me radhë se çfarë kuptimi kanë fragmentet për zotërimin doktrinor dhe t’i lejojnë nxënësit e klasës të përgjigjen.