Mateu 5; Lluka 6
Vështrim i Përgjithshëm
Për të filluar Predikimin në Mal, Shpëtimtari dha mësim mbi mënyrën se si njerëzit mund të jenë të lumtur. Ai dha mësim se shembujt tanë të drejtë mund t’i bekojnë të tjerët. Ai i udhëzoi dishepujt e Tij që të jenë një shembull për të tjerët duke e ndjekur Atë. Ai dha mësim se si erdhi për të përmbushur ligjin e Moisiut dhe paraqiti ligjin më të lartë të ungjillit. Ai i ftoi të gjithë të bëhen të përsosur madje ashtu siç Ati Qiellor është i përsosur.
Mateu 5:1–12
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë cilësitë si të Krishtit dhe të bëjnë një plan për t’i zhvilluar ato teksa kërkojnë lumturi dhe përsosuri.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin një nga cilësitë te Mateu 5:1–12 për të cilën do të donin të dinin më shumë. Kërkojuni të mësojnë se çfarë do të thotë cilësia në fjalë dhe të mendojnë se si ajo mund të çojë në lumturi.
-
Materiali filmik: “Sermon on the Mount: The Beatitudes [“Predikimi në Mal: Lumturitë”] (02:08; shiko nga kodi kohor 00:00 deri në 01:15)
-
Fletushka: “Lumturitë”
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Disa programe për videokonferenca përfshijnë funksionin e tabelës së bardhë që nxënësit të mund ta përdorin për të shkruar. Nëse ky funksion është në dispozicion, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i kërkojnë Lumturitë te Mateu 5:1–12 dhe ta shkruajnë atë që gjejnë në tabelën e bardhë. Pastaj mund të shtojnë përkufizimet e fjalëve ndërsa i gjejnë.
Mateu 5:13–16
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit t’i vlerësojnë veprimet dhe qëndrimin e tyre për ta pasqyruar më mirë dritën e Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh pyetjet e mëposhtme: Kush në jetën tënde është një shembull i të jetuarit si Krishti me fjalë dhe vepra? Çfarë bën personi në fjalë për të pasqyruar dritën dhe dashurinë e Perëndisë? Si ndikojnë veprimet e personit në fjalë tek ti dhe të tjerët?
-
Objekte: Kripë dhe disa ushqime për t’u hedhur kripë; një pasqyrë dhe një shenjues që fshihet në të thatë
Zotërimi Doktrinor: Mateu 5:14–16
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përdorin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të qenë një shembull për të tjerët dhe për t’u afruar më shumë me Shpëtimtarin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për dikë në jetën e tyre që është një shembull i mirë për ta. Pastaj vërini të marrin në konsideratë që t’i telefonojnë këtij personi ose t’i shkruajnë personit në fjalë një pusullë për t’u shprehur mirënjohjen e tyre.
-
Objektet: Materialet për nxënësit për të krijuar një ilustrim (letër, lapsa me ngjyrë, lapsa dylli e kështu me radhë)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përgatituni për të paraqitur gjëra që nxënësit do të kenë nevojë t’u referohen, të tilla si tri parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe skenarin. Përdoreni funksionin e ndarjes së ekranit ose paraqitini këto sende te dritarja e bashkëbisedimit.
Mateu 5:17–47
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta vënë në jetë ligjin më të lartë të Krishtit në mënyrë që të mund të bëhen më shumë si Ati Qiellor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të luten që Shpirti t’u japë atyre mësim në seminar. Mund t’i ftoni nxënësit që të luten për mësuesit dhe shokët e shoqet e klasës.
-
Objekti: Një fotografi e një sendi që është përmirësuar – një telefon, një pajisje, një artikull veshmbathjeje e kështu me radhë
-
Materiali filmik: “Watch Your Step” [“Kujdes ku Shkel”] (02:36)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nëse nxënësit janë të heshtur ose duken në siklet për t’iu përgjigjur pyetjeve apo për të dhënë mendime, merrni parasysh t’i ftoni të përgjigjen duke përdorur funksionin e bashkëbisedimit.
Mateu 5:48
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë urdhërimin e Shpëtimtarit për të “[qenë ] … të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati [ynë], që është në qiej” ( Mateu 5:48).
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të sjellin në klasë fotografi të vetat kur ishin fëmijë të vegjël. Mund të jetë më e efektshme ta bëni këtë të paktën një javë përpara me ndihmën e prindërve.
-
Përmbajtja për t’u shfaqur:Pohimet nga Presidenti Rasëll M. Nelson, Plaku Xhefri R. Holland dhe Plaku Gerrit W. Gong që nxënësit t’i studiojnë në grupe të vogla
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të punojnë në dhoma virtuale të ndara për të diskutuar për pohimet profetike të përfshira në mësim. Sigurohuni të caktoni një udhëheqës grupi dhe t’i jepni udhëzime të qarta paraprakisht në mënyrë që nxënësit të mund ta fillojnë menjëherë diskutimin e tyre.