Fëmijët dhe Rinia
Një Model për Rritje


“Një Model për Rritje”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët (2019)

“Një Model për Rritje”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët

Një Model për Rritje

Ky model mund të të ndihmojë të rritesh në të katër fushat që u rrit Jezusi (shih Lluka 2:52).

zbulo, planifiko, vepro, reflekto

Zbulo

të rinj dhe e re duke kërkuar

Ati Qiellor të ka dhënë dhunti dhe talente. Ti mund të lutesh që të mësosh se cilat janë ato dhe me cilën prej tyre mund të punosh pikërisht tani.

Gjej ide në faqet 44–61.

Planifiko

i ri dhe të reja duke përdorur hartën

Pasi të kesh zbuluar se si dëshiron që të rritesh, lutu dhe bisedo me familjen tënde rreth mënyrës se si mund ta bësh atë. Bëj një plan. Prindërit dhe udhëheqësit e tu mund të të ndihmojnë.

Vepro

të rinj dhe të reja me prindërit

Pasi ta kesh bërë planin tënd, provoje! Ndërmerr hapa të vegjël. Mëso me të tjerët nëpërmjet shërbimit dhe veprimtarive. Argëtohu! Lutu për ndihmë dhe ndryshoje planin tënd nëse është e nevojshme. Vazhdo të provosh!

Reflekto

i ri dhe të reja duke reflektuar

Mendo rreth asaj që ke mësuar, dhe se si të ka ndihmuar ajo gjë që ta ndjekësh Jezusin. Festo! Falënderoje Atin Qiellor për mënyrën se si je rritur. Gjej mënyra që ta përdorësh atë që ke mësuar për t’u shërbyer të tjerëve. Vazhdo sipas kësaj ideje ose zgjidh diçka të re me të cilën të punosh!