Fëmijët dhe Rinia
Ide për Rritje në të Gjitha Fushat e Jetës


“Ide për Rritje në të Gjitha Fushat e Jetës”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët (2019)

“Ide për Rritje në të Gjitha Fushat e Jetës”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët

Ide për Rritje në të Gjitha Fushat e Jetës

Fletët vijuese kanë ide për mënyrën se si mund ta ndjekësh Shpëtimtarin dhe të rritesh në të gjitha fushat e jetës tënde. Nuk ke përse t’i përdorësh këto – idetë e tua mund të jenë më të mirat! Lutu rreth asaj gjëje me të cilën mund të punosh pikërisht tani.

Mund të gjesh më shumë ide te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org.

shpirtërore, shoqërore, fizike, intelektuale

Ide për Rritje Shpirtërore

Cilat Janë Idetë e Tua?

i ri duke u lutur

Lexoje Librin e Mormonit çdo Ditë

e re duke lexuar shkrimet e shenjta

Krijo zakonin e të lexuarit çdo ditë, edhe po të jenë vetëm disa vargje.

Përgatitu të Shkosh në Tempull

i ri në tempull

Mëso dhe vëri në jetë “Standardet e Mia të Ungjillit” (faqe 63) dhe ftoji të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Mëso Nenet e Besimit

i ri duke numëruar

Mëso përmendsh Nenet e Besimit (faqe 62) dhe mëso se çfarë domethënie kanë.

Përmirësoji Lutjet e Tua

e re duke lexuar

Përpara se të lutesh, mendo se për çfarë je mirënjohës/e dhe për çfarë të duhet ndihmë.

Falënderoje Atin Qiellor për Bekimet e Tua

lista e kontrollit

Shkruaj tri gjëra për të cilat je mirënjohës/e. Përpiqu të shkruash tri gjëra të reja çdo ditë.

Mbaje të Shenjtë Ditën e Shabatit

familje jashtë kishës

Vendos çfarë mund të fillosh të bësh e çfarë të mos bësh më, për ta bërë ditën e Shabatit një ditë të veçantë.

Shërbeji Dikujt

e re duke pastruar

Kërko mënyra për ta ndihmuar dikë në familjen tënde, në shkollë ose në kishë.

Bëj Historinë Familjare

gjyshër

Shkruaji një letër njërit prej gjyshërve, tetove apo ungjërve. Kërkoju që të të tregojnë një histori kur ishin në moshën tënde.

Përhape Ungjillin

njerëz duke biseduar

Bisedo me një shok/shoqe rreth ungjillit. Ftoje shokun/shoqen tënd/e në kishë ose në një veprimtari.

Jep Mësim për Ungjillin

familje duke lexuar

Mësoja familjes tënde historinë tënde të parapëlqyer nga shkrimet e shenjta. Bëje atë me veprime ose vizato figura që të të ndihmojë ta japësh mësim.

Këndo një Këngë të Fillores

i ri duke i rënë kitarës

Këndo me një pjesëtar të familjes. Vër re se si të bën të ndihesh kur dëgjon muzikë të mirë.

Ide për Rritje Shoqërore

Cilat Janë Idetë e Tua?

e re duke u lutur

Mëso rreth Familjes

familje duke ecur së bashku

Lexoje dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” dhe bisedo me prindërit e tu rreth asaj që mësove.

Shfaqi Dashuri Familjes Tënde

familje ulur në tryezë

Bëj diçka të mirë për njerëz në familjen tënde.

Përfshi të Tjerë

të reja duke ecur

Gjej dikë me të cilin/ën të kalosh kohën ose shërbeji dikujt që mund të ndihet i/e mënjanuar apo të cilit/ës i nevojitet shoqëria jote.

Mëso rreth Kulturave të Tjera

e re me lama

Lexo rreth kulturave të tjera, bisedo me njerëz nga vende të tjera ose shko në një festë kulturore pranë teje.

Shërbeju Fqinjëve të Tu

të reja duke palosur rroba

Me prindërit ose udhëheqësit e tu, bëj diçka në komunitetin tënd për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Mëso të Kërkosh Ndjesë dhe të Falësh

i ri që është dëmtuar

Bëj me veprime situata ku dikush ka nevojë të kërkojë ndjesë apo të falë. Ushtro se si t’i tregosh ndjenjat e tua dhe si të reagosh.

Mëso rreth Komunitetit Tënd

të reja jashtë godinës së gjykatës

Vizito një rajon policie, repart zjarrfikës ose shërbime të tjera komunitare. Mëso rreth asaj që bëjnë ata, dhe falënderoji për shërbimin e tyre.

Krijo një Miqësi të Re

i ri dhe e re te një kolovajzë

Paraqitu te një person i ri dhe ftoje atë të luajë me ty.

Thuaj Fjalë të Mira

emoji [simbol] i fytyrës së lumtur

Ushtrohu duke përdorur vetëm fjalë që do ta bëjnë dikë të lumtur, jo të trishtuar. Bisedo rreth asaj që mund të thuash nëse dikush të thotë fjalë të pahijshme.

Kontrollo Zemërimin Tënd

e re e pavendosur

Ushtrohu se si të qetësohesh kur ndihesh i/e inatosur. Për shembull, merr frymë thellë, numëro deri në 10 ose përfytyro sikur je në një vend të parapëlqyer.

Mirëpriti të Tjerët

të reja duke biseduar

Paraqitu te një person i ri në shkollën, lagjen e banimit, lagjen e kishës ose degën tënde. Ndihmoje këtë person të takohet me njerëz të tjerë.

Ide për Rritje Fizike

Cilat Janë Idetë e Tua?

i ri duke u lutur

Mëso të Gatuash

e re duke gatuar

Ndihmo në përgatitjen e një ushqimi të shëndetshëm apo vakti të ndërmjetëm. Jepi nga ai ushqim familjes ose shokëve/shoqeve të tu/a.

Forcoje Trupin Tënd

i ri dhe të reja duke bërë stërvitje

Bëj diçka rregullisht që ta vësh trupin në lëvizje, si sporte, vallëzime, ushtrime fizike ose të luash përjashta.

Trego Respekt për Trupin Tënd

të rinj duke larë dhëmbët e duke krehur flokët

Mbaje të pastër trupin çdo ditë. Bëj banjë rregullisht. Laji dhëmbët dhe kujdesu për flokët e tu çdo ditë.

Kujdesu për Shtëpinë Tënde

e re duke hedhur mbeturina të riciklueshme

Bëj diçka që e kthen shtëpinë tënde në një vend të këndshëm për të jetuar, të tillë si pastrimi, zbukurimi ose puna në oborr.

Kujdesu për Gjërat që i Zotëron

i ri dhe e re duke vendosur nëpër vende orendi shtëpiake

Kërkoju prindërve që të të mësojnë se si të riparosh ose të kujdesesh për gjërat që i përdor.

Mëso një Aftësi të Re Artistike

e re duke pikturuar

Vizato, pikturo ose skico një figurë dhe jepja dikujt që e do.

Mëso një Aftësi të Re Muzikore

i ri duke i rënë kitarës

Mëso se si të këndosh një këngë, t’i biesh një vegle muzikore ose të drejtosh muzikën. Ofro që ta tregosh aftësinë tënde në një mbrëmje të shtëpisë ose një veprimtari tjetër.

Bindju Fjalës së Urtësisë

i ri duke menduar për vakte të ndërmjetme

Lexo Doktrina e Besëlidhje 89, për të kuptuar se çfarë premton Ati Qiellor nëse ti e mban Fjalën e Urtësisë. Vendos se si mund ta jetosh më mirë atë.

Kënaqu me Kohën Jashtë Shtëpisë

familje duke bërë ngjitje në mal

Shko për një ecje apo një ngjitje në mal me familjen ose shokët/shoqet për të eksploruar botën rreth teje.

Tregoji Talentet e Tua

njerëz duke luajtur në trumbeta

Tregoja një nga talentet e tua dikujt që është i vetmuar.

Përgatitu për Raste të Ngutshme

njerëz duke parë hartën

Bëj një plan me prindërit ose udhëheqësit e tu se çfarë të bësh gjatë një rasti të ngutshëm.

Ide për Rritje Intelektuale

Cilat Janë Idetë e Tua?

e re duke u lutur

Mëso rreth Të Dhjetës

e re duke paguar të dhjetën

Mëso se përse është e rëndësishme që ta paguash të dhjetën. Jepja Zotit dhjetë përqind të të ardhurave të tua.

Përmirëso Aftësitë e Tua të Leximit

nënë e bijë duke lexuar

Lexo një libër rreth një teme të re ose lexo një libër që është më i gjatë se ato që lexon zakonisht.

Mëso se si të Jesh i/e Sigurt në Internet

familje duke përdorur kompjuterin

Bëj një listë të rregullave të familjes tënde për përdorimin e internetit ose programeve kompjuterike.

Mëso Diçka të Re

i ri duke lexuar

Zgjidh diçka për të cilën je i/e interesuar dhe mëso çdo gjë që mund të bësh rreth saj.

Merr Pjesë ose Shiko Ngjarje Kulturore

njerëz në muze

Vizito një muze ose një ngjarje kulturore në zonën tënde. Bisedo me shokun/shoqen ose familjen tënde për diçka të re që mësove.

Mëso për Punë të Ndryshme

njerëz duke rregulluar një makinë

Shko për vizitë në punën e dikujt që njeh, për të mësuar se çfarë bën dhe se si funksionon puna.

Mëso për Njerëz që i Admiron

njerëz duke biseduar

Ky mund të jetë një person që njeh, ose dikush nga historia apo shkrimet e shenjta. Vendos se si mund të jesh më shumë si ata.

Mëso se si të Bësh Zgjedhje të Mira

skema, shkaku dhe pasoja

Të gjitha zgjedhjet kanë pasoja, të cilat janë gjëra që ndodhin si rrjedhojë e asaj që bën. Bëj një listë të disa zgjedhjeve dhe pasojave të tyre.

Përmirëso Kujtesën Tënde

njeri duke u menduar

Mëso përmendsh një shkrim të shenjtë të parapëlqyer, vjershë apo këngë.

Mëso një Gjuhë të Huaj

e re duke përdorur telefonin inteligjent

Mëso të thuash përshëndetje dhe fjalë të tjera bazë në një gjuhë tjetër. Ushtrohu me dikë që e flet atë gjuhë, nëse është e mundur.

Shkruaj një Histori

i ri duke shkruar

Shkruaj një histori rreth jetës tënde ose rreth një pjesëtari të familjes.